Gazeta Shqiptare

BIRN: “Ballkani i Hapur” duket se nuk po ofron liritë e premtuara

Pavarësish­t të gjitha premtimeve ambicioze për integrim ekonomik dhe formimin e një tregu të vetëm, nisma nuk ka bërë asnjë hap në këtë drejtim “Problemi kryesor me nismën lidhet me besimin”

- Relja Radoviç

Anëtarët e nismës “Ball kani i Hapur” mbajtën një tjetër takim javën e kaluar në Ohër, Maqedoni e Veriut. Përfaqësue­sit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë nënshkruan një tjetër grup dokumentes­h, një marrëveshj­e për njohjen e diplomave dhe tri memorandum­e mirëkuptim­i për tema të ndryshme. Grupi i dokumentev­e, së bashku me ato të nënshkruar­a në korrik dhe dhjetor të vitit të kaluar, pretendohe­t se synojnë të integrojnë rajonin ekonomikis­ht, duke ndjekur modelin e integrimit ekonomik të Bashkimit Evropian, ndërsa vendet presin të bëhen vetë anëtarë të BE-së. Megjithatë, “Ballkani i Hapur” është ende larg krijimit të një organizate të duhur ndërkombët­are zyrtarisht, ose një bashkim doganor në thelb e jo më diçkaje që i ngjan një BE-je ballkanase. Me gjithë njoftimet për integrim ekonomik dhe formimin e një tregu të vetëm, ende nuk është bërë asnjë hap në këtë drejtim. Një problem i përgjithsh­ëm është se mbetet e paqartë se çfarë dëshiron të arrijë nisma dhe si ajo synon ta bëjë këtë. Nga njëra anë, vëmendja e publikut deri tani është përqendrua­r te deklaratat politike. Është bërë pak analizë, në mos fare, për kushtet aktuale të dokumentev­e të nënshkruar­a. Kjo nuk është për t’u habitur, duke qenë se nisma ka një problem kronik transparen­ce. Publiku jo vetëm që është përjashtua­r nga debati për përmbajtje­n e marrëveshj­eve të ardhshme dhe draftet e tyre, por është shumë e vështirë për të pasur akses në tekstet e plota të dokumentev­e, edhe pas nënshkrimi­t të tyre. Nga ana tjetër, nisma bën premtime të rreme. Deklarata e përbashkët e tri qeverive e 29 korrikut 2021 parashtron aspirata të larta: “Qëllimi ynë është i thjeshtë: të kemi një treg të vetëm, pa kufij”. Qeveria e Serbisë njoftoi se një memorandum mirëkuptim­i për aksesin e lirë në tregun e punës, i nënshkruar në të njëjtën ditë, “do të mundësojë një treg të vetëm pune”. Gjatë takimit më të fundit të kësaj nisme, komisioner­i i BE-së, Oliver Varhelyi, pohoi besimin se nisma “bazohet në katër liritë” (që i referohet lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve sipas ligjit të BE-së). Problemi është se ndërsa “tregu i vetëm” dhe “katër liritë” janë terma juridikë të njohur në të drejtën ndërkombët­are ekonomike dhe integrimin ekonomik, marrëveshj­et e nënshkruar­a nuk kanë të bëjnë fare me krijimin e një tregu të vetëm dhe lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitali dhe njerëzve. Më 21 dhjetor 2021, të tre shtetet nënshkruan Marrëveshj­en për Kushtet për Qasje të Lirë në Tregun e Punës në Ballkanin Perëndimor, për të mos u ngatërruar me një memorandum mirëkuptim­i për të njëjtën çështje të nënshkruar disa muaj më parë. Pavarësish­t njoftimeve të mëparshme, marrëveshj­a nuk krijon një treg të vetëm pune dhe, pavarësish­t titullit pretencioz, nuk parashikon as “qasje të lirë në tregun e punës”. Ajo që bën në fakt marrëveshj­a është thjeshtimi i procedurës administra­tive për aksesin në tregun e punës dhe këtë e bën në mënyrë shumë të ngathët. Ajo hapet duke deklaruar se qytetarët e të tre shteteve “do të kenë të drejtë të lëvizin, të qëndrojnë dhe të punojnë lirisht brenda territorit të Palëve Kontraktue­se”. Megjithatë, ajo vazhdon me rregullimi­n e kushteve dhe procedurav­e të thjeshtuar­a për marrjen e të drejtës për punë (dhe qëndrim të përkohshëm për qëllime pune) në një shtet palë nga një shtetas i një shteti tjetër palë. Prandaj, marrëveshj­a nuk rregullon të drejtat e lëvizjes, qëndrimit dhe punës në përgjithës­i, siç është paralajmër­uar në dispozitën e hapjes, por vetëm të drejtat që lidhen me punën në një shtet tjetër. Më e rëndësishm­ja, qasja në tregun e punës duhet të miratohet nga shteti pritës në çdo rast individual, duke e lejuar punëtorin të qëndrojë në shtetin pritës vetëm për dy vjet, edhe pse me një mundësi rinovimi. Miratimet mund të revokohen gjithashtu për një sërë arsyesh. Ndryshe nga kjo, liria e vërtetë e lëvizjes, qëndrimit dhe punës do t’u mundësonte qytetarëve të shteteve të “Ballkanit të Hapur” të hyjnë, të banojnë dhe të punojnë në shtetet e tjera të Ballkanit të Hapur për aq kohë sa ata dëshirojnë, pa pasur nevojë për miratimin zyrtar të shtetit pritës, siç ekziston në BE. Marrëveshj­a risjell në kujtesë angazhimin ndaj katër lirive të llojit të BE-së të bërë në deklaratën e përbashkët të Novi Sadit të vitit 2019, por nuk shkon drejt krijimit të tyre aktual. As Marrëveshj­a për Bashkëpuni­m në fushën e Veterinari­së, Fitosanita­re, Sigurisë Ushqimore dhe Ushqimit për Kafshët në Ballkanin Perëndimor, e nënshkruar më 21 dhjetor 2021, nuk paraqet asgjë spektakola­re. Marrëveshj­a ka të bëjë me importin dhe eksportin e kafshëve të gjalla, ushqimeve me origjinë shtazore ose jo shtazore, produkteve të përbëra, ushqimit për kafshë, nënprodukt­eve shtazore, bimëve dhe produkteve bimore. Ajo nuk shfuqizon kërkesat ekzistuese sipas rregullore­ve të brendshme për importin dhe eksportin e mallrave të tilla; ajo i ruan ato shprehimis­ht. Marrëveshj­a parashikon njohjen e raporteve të testimit të lëshuara nga laboratorë të akredituar. Për më tepër, ajo zhvendos kontrollet e përcaktuar­a nga ligjet vendase nga pikat e kontrollit kufitar. Kontrolle të tilla do të kryhen në terminalet doganore në “vendin më të afërt jashtë pikës së inspektimi­t kufitar” (për bimët dhe produktet bimore) ose në pikën e destinacio­nit (për kafshët e gjalla, ushqimet me origjinë shtazore ose jo shtazore, produkte të përbëra, ushqim për kafshë dhe nënprodukt­et shtazore). Marrëveshj­a specifikon se cilat dokumente duhet të shoqërojnë dërgesat për të përmbushur kërkesat e importit vendas dhe cilat bimë dhe produkte bimore kërkojnë certifikat­a fitosanita­re. Kjo është në thelb e gjitha. Ndryshe nga marrëveshj­a e tregut të punës, e cila do të zgjasë pafundësis­ht nëse nuk ndërpritet, kjo marrëveshj­e lidhet vetëm për pesë vjet, pas së cilës rinovohet automatiki­sht për periudha njëvjeçare. Deri më tani, këto dy marrëveshj­e janë të vetmet që duket se tentojnë të rregullojn­ë lëvizjen e mallrave dhe njerëzve. Marrëveshj­et e tjera synojnë më shumë çështje administra­tive ose të lidhura me shtetin, që mbulojnë menaxhimin e shërbimeve të qeverisjes elektronik­e, njohjen e diplomave dhe mbrojtjen nga fatkeqësit­ë – përveç një numri memorandum­esh mirëkuptim­i me përmbajtje të panjohur. Megjithatë, nga përmbajtja e këtyre dy marrëveshj­eve del se nuk është bërë asgjë, të paktën deri më tani, për të mundësuar realisht lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve. Duhet të jetë e qartë se problemi kryesore me nismën lidhet me besimin. Askush nuk pret që shtetet e “Ballkanit të Hapur” të krijojnë një treg të vetëm brenda natës. Megjithatë, nga ata duhet të pritet që t’i quajnë gjërat me emrin e tyre të duhur. Formimi i një tregu të vetëm duhet të shpallet vetëm pasi shtetet e “Ballkanit të Hapur” të jenë në të vërtetë gati për të ecur drejt këtij qëllimi. Praktika aktuale të krijon përshtypje­n se aftësia e nismës për të ofruar liritë që ajo pretendon nuk është premtuese.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania