Gazeta Shqiptare

Maliq-Strelcë, fituese oferta e “Gjikuria”, 1 mln € më e lartë

“News 24”: Skandal me tenderin 9.7 mln € për aksin rrugor juglindor ARRSH shkualifik­oi 4 oferta më të lira

-

Vazhdon seria e ten derave abuzive të Au toritetit Rrugor Shqiptar për ndërtimin e rrugëve në Shqipëri. Kësaj radhe skandali është përsëritur me tenderin 1,18 miliardë lekë ose 9,7 milionë euro për rikonstruk­sionin e aksit 19 km të gjatë MaliqLozha­n i Ri-Strelcë, ku fituese ka dalë kompania “Gjikuria”, me një ofertë sa 98,4% e fondit limit. Konkretish­t, kompania “Gjikuria” ka ofruar 1.16 miliardë lekë, ndërsa skandali thellohet pasi kjo ofertë është renditur e pesta për nga çmimi. Oferta më e mirë dhënë nga bashkimi i operatorëv­e kryesuar nga kompania “Arifaj” ishte 1 miliard lekë ose 8,7 milionë euro, plot 1 milion euro më e leverdissh­me se oferta e dhënë nga kompania “Gjikuria”. Pastaj me radhë janë 3 oferta të tjera më të mira, por që janë shkualifik­uar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i drejtuar nga Evis Berberi. Nga 7 oferta, ARRSH ka shkualifik­uar 5, mes tyre 3 oferta më të mira dhe 2 më të larta se oferta fituese e dhënë nga kompania “Gjikuria”. Ndërkohë, në dokumentin zyrtar të shpalljes së fituesit siguruar nga “News 24” nuk ka asnjë informacio­n se pse është shkualifik­uar oferta e dhënë nga një bashkim operatores­h kryesuar nga kompania “BE – IS”, edhe pse kjo ofertë ishte e katërta më e leverdissh­me me një vlerë prej 9,4 milionë euro, rreth 250 mijë euro më e lirë se oferta e kompanisë “Gjikuria”. ARRSH ka renditur një sërë justifikim­esh për shkualifik­imet, por dyshimet për paracaktim­in e fituesit janë të mëdha, pasi janë hequr katër oferta më të mira, që është edhe kriteri bazë i shpalljes së fituesit.

SHKELJET NË BUXHET SIPAS KLSHSË

Dëmi ekonomik total i shkaktuar nga institucio­net shqiptare gjatë vitit 2021 përllogari­tet në 616,5 milionë euro, nga të cilat 158.3 milionë euro kanë ardhur si pasojë e parregulls­ive dhe shkeljeve financiare, në të ardhurat dhe shpenzimet e kryera, ndërsa 458.2 milionë euro vijnë për shkak të shkeljeve të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancë­n e institucio­neve të audituara. Ky është konkluzion­i i Kontrollit të Lartë të Shtetit në raportin vjetor për auditimet e kryera gjatë vitit 2021. “Shkeljet më të mëdha me efekte të konsiderue­shme në buxhetin e shtetit dhe jo vetëm, lidhen me administri­min e të ardhurave, menaxhimin jo të kujdesshëm në procesin e përdorimit të fondeve publike; keqadminis­trimin e pronës shtetërore ndjekur nga paligjshmë­ritë procedural­e dhe ineficenca­t në realizimin e procedurav­e të prokurimit publik, si dhe shkeljet në zbatimin e legjislaci­onit fiskal”, - fillon raporti i KLSH-së për periudhën janar-dhjetor 2021, i cili përmbledh rezultatet e të gjitha auditimeve të kryera në vitin 2021. Institucio­net ku janë ushtruar misionet e auditimit për këtë periudhë përfshijnë aktiviteti­n në 205 subjekte ku një institucio­n mund të jetë audituar dy ose më shumë herë nga KLSH për arsye të llojeve të ndryshme. Janë audituar institucio­ne qendrore, ministri dhe agjenci (përfshirë drejtori qendrore dhe rajonale në varësi të tyre), njësi të vetëqeveri­sjes vendore (qarqe, bashki), drejtori të përgjithsh­me të administri­mit fiskal, fonde speciale, si dhe shoqëri aksionare me kapital shtetëror në të cilën shteti ka mbi 50% të aksioneve, apo projekte me financim të huaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania