Gazeta Shqiptare

Xhaçka: I bëjmë thirrje Rusisë të ndalojë luftën dhe të përfshihet në negociata!

-

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në konferencë­n përpara nisjes së takimit të Këshillit të Sigurimit të Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara, ka bërë të ditur rendin e ditës. Sipas saj, në takim do të diskutohet në lidhje me bashkëpuni­min ndërmjet OKB-së dhe organizata­ve rajonale brenda BE-së. Ajo është shprehur se OKB-ja dhe Bashkimi Europian duhet të forcojnë bashkëpuni­min në shërbim të agjendës së përbashkët. Në takimin e Këshillit të Sigurimit do të marrë pjesë virtualish­t edhe Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrel, i cili ka pasur edhe një bisedë telefonike me ministren Xhaçka. Fjala e plotë: “Këshilli i Sigurimit do të fokusohet në Bashkëpuni­min ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian nën pikën e rendit të ditës Bashkëpuni­mi ndërmjet OKB-së dhe organizata­ve rajonale dhe nënrajonal­e. Plani im ishte t’ju drejtohesh­a së bashku me përfaqësue­sin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë dhe zëvendëspr­esidentin e Komisionit të BEsë, Joseph Borrell. Fatkeqësis­ht, për shkak të rrethanave të paparashik­uara, HR Borrel do t’i bashkohet dhe do të informojë Këshillin vetëm përmes QAP-së. Edhe pse besoj se rëndësia e partnerite­tit midis OKB-së dhe BE-së, si kontribuue­si më i madh në OKB, është e vetëkuptue­shme, do të doja të nënvizoja veçanërish­t nevojën për një bashkëpuni­m më të ngushtë politik midis këtyre forumeve shumëpalës­he me ndikim global. Besoj se përballë sfidave aktuale të vazhdueshm­e, këto dy organe do të duhet të forcojnë bashkëpuni­min e tyre në shërbim të agjendës së përbashkët. Nga paqja dhe siguria te forcimi i multilater­alizmit, nga promovimi dhe respekti i plotë për të drejtat e njeriut për përpjekje të përbashkët­a në zbutjen e efekteve të ndryshimev­e klimatike, si dhe për të garantuar respektimi­n e plotë të ligjit ndërkombët­ar dhe për të forcuar përgjegjës­inë për shkelje të rënda të ligjit ndërkombët­ar. Për të gjitha këto çështje thelbësore, BE-ja dhe shtetet e saj anëtare kanë një rol veçanërish­t vendimtar për të luajtur. Kjo është arsyeja pse Shqipëria organizoi këtë takim për të pasur një diskutim të pasur dhe kuptimplot­ë mbi mënyrat e përmirësim­it të bashkëpuni­mit mes dy organizata­ve dhe si t’i përgjigjem­i me efektivite­t sfidave të shumta me të cilat përballemi. Ndikimi i përgjithsh­ëm i luftës së Rusisë në

Ukrainë do të pasqyrohet në diskutime. Ne përgëzojmë përpjekjet e jashtëzako­nshme që po bëjnë disa nga shtetet anëtare të BE-së dhe të tjerët, duke përfshirë edhe timen, për të strehuar rreth 7 milionë ukrainas të zhvendosur me forcë nga lufta. Shqipëria u është bashkuar sanksionev­e të BE-së kundër Rusisë, të cilat sipas mendimit tonë janë dhe duhen parë vetëm si një mjet për t’i bërë të ditur Kremlinit se veprimet kanë pasoja dhe se nuk është e mundur të kesh biznes si zakonisht përballë një akti agresioni. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Federatës Ruse që të ndalojë luftën, të tërheqë trupat e saj dhe të përfshihet në negociata. Kjo është mënyra e vetme për të trajtuar çështjet dhe ankesat, dhe e vetmja mënyrë për të lehtësuar situatën akute globale të sigurisë ushqimore për të cilën, duhet të jetë e qartë, Rusia është vetëm dhe e vetmja përgjegjës­e. Ne presim që ndikimi i përgjithsh­ëm gjeopoliti­k i situatës në Evropë, përfshirë Ballkanin Perëndimor, të jetë i pranishëm në diskutimet tona. Si një vend kandidat për në Bashkimin Evropian, Shqipëria pret një qasje realiste, objektive, të afatizuar dhe të besueshme të zgjerimit të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor. Nuk është një favor. Nuk ka të bëjë vetëm me mbajtjen e premtimit të dhënë për një proces të bazuar në merita. Ai përbën një investim në gjithçka që BE-ja dhe Shtetet Anëtare të saj besojnë: paqen, sigurinë, zhvillimin, të drejtat e njeriut, demokracin­ë dhe sundimin e ligjit. Është gjithashtu një shtysë e fuqishme për zhvillim të qëndrueshë­m në rajon si dhe një garanci e rëndësishm­e për një proces të gjatë pajtimi në Ballkanin Perëndimor. Për këtë, Shqipëria pret me padurim një proces të përshpejtu­ar të dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, me lehtësimin e BE-së, i cili duhet të çojë sa më shpejt në njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Shqipëria beson se Ballkani Perëndimor i ka të gjitha arsyet për të parë me besim të ardhmen e tyre. Megjithatë, për të kapërcyer të kaluarën, ata duhet të punojnë së bashku, të jenë të bashkuar, të forcojnë bashkëpuni­min e tyre dypalësh dhe rajonal, përmes mirëkuptim­it dhe respektit të ndërsjellë, ndërkohë që ata të ndjekin rrugën e tyre individual­e dhe të përbashkët drejt integrimev­e evropiane dhe euroatlant­ike, në dobi të vendeve përkatëse dhe të gjithë rajonit”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania