Gazeta Shqiptare

U arrestua me 20 kg kokainë në vazo lulesh, Agim Kajmaku dhe nipi i tij: Nuk kemi lidhje me drogën

-

ITALI – Pak ditë pas arrestimit në Itali, Agim Kajmaku dhe nipi i tij, Edmondi, kanë mohuar që të kenë lidhje me sasinë e kokainës prej 20 kg që u kap në vendin fqinj. Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga operacioni për arrestimin e ish-kryebashki­akut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili u ndalua nga karabinier­ët e San Benedetto me 18.8 kg kokainë të fshehur brenda vazove të luleve, në një fidanishte në Grottammar­e. Sipas tyre, lënda narkotike do të dërgohet në Ankona për t’u analizuar, në mënyrë që të përcaktohe­t përqindja e pastërtisë së drogës. Ndërkohë që hetuesit

ARRESTIMI

vijojnë hetimet për të zbardhur se si mbërriti në fidanishte 18.8 kg kokainë, Kajmaku dhe nipi i tij kanë dëshmuar në policinë italiane dhe kanë thënë se nuk dinë asgjë për praninë e drogës në vazot me lule. Agim Kajmaku, ish-kreu i Bashkisë së Vorës, pronar i një fidanishte­je në këtë zonë, jeton me familjen në Monterubbi­ano, ndërsa nipi i tij jeton në Terra delle Aquile, ku punon si kopshtar. Sipas dëshmisë së Kajmakut dhe nipit të tij, ata shkuan për të blerë bimë në disa fidanishte të zonës dhe i mblodhën në atë të Grottammar­es, ku duhej të ngarkohesh­in. Ish-kryebashki­aku dhe nipi i tij 34-vjeçar me banim në Monterubbi­ano janë ende të ndaluar dhe mbahen në burgun e Fermos. Ndërkohë, avokati mbrojtës i të dyve, Vittorio Supinoka deklaruar se ka ende shumë punë për të bërë për të zbardhur pozicionin e klientëve të tij. Ai gjithashtu ka folur për mjetin e krimit, një çantë me shirit natriban, por i njëjti shirit nuk do të ishte përdorur për paketimin e pakove me kokainë të fshehura në dheun e bimëve të sekuestrua­ra. Arrestimi i Kajmakut ka qenë në qendër të diskutimev­e në seancën e djeshme parlamenta­re, ku Jorida Tabaku tha se ai ishte “simbol i qeverisë Rama”, teksa ky i fundit, tha se fakti që ai është pas prangave tregon se reforma në drejtësi funksionon. Agim Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por u denoncua nga PD-ja se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminal­izimit. Fillimisht kjo u mohua prej tij, por më pas u vërtetua nga prokuroria e Tiranës përmes një letërporos­ie dërguar autoritete­ve greke se ai ishte në kërkim në vitin 2003 për falsifikim të kartëmoned­have dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania