Gazeta Shqiptare

Reagimet kundër hartës së re gjyqësore, reagon KLGJ-së: Projekti synon rritjen e efikasitet­it dhe efektshmër­isë së gjykatave

“Procesi i konsultimi­t, gjithëpërf­shirës. Do të marrim mendimin nga KLP-ja, prokurori i përgjithsh­ëm dhe “Financat”

-

PTIRANË

as zërave kundër për hartën e re gjyqësore, Këshilli i Lartë Gjyqësor pas mbledhjes ka dalë në një komunikatë zyrtare ku ka sqaruar se kjo hartë, sipas raportit të miratuar, synon rritjen e efikasitet­it dhe efektshmër­isë së gjykatave. “Ajo garanton shpërndarj­e të ekuilibrua­r të ngarkesës mes gjykatave dhe gjyqtarëve në funksion të marrjes së drejtësisë në mënyrë të barabartë dhe në të njëjtën kohë për të gjithë qytetarët. Kjo zgjidhje forcon aksesin e qytetarit në marrjen e shërbimit, pavarësish­t afërsisë fizike me gjykatën”, - thuhet më tej. Harta e re gjyqësore ka sjellë diskutime dhe reagime mes avokatëve. Dhoma e Avokatisë ka vendosur bojkot të të gjitha seancave të gjyqësorit për 4 ditë, ndërsa kundër kanë dalë avokatët penalistë që shkojnë në seanca, sepse mendojnë që çështja duhet të shkojë në Gjykatën e Kushtetues­e për të kundërshtu­ar KLGJ. 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykata administra­tive dhe 1 gjykatë apeli për të gjithë vendin, ky është përfundimi­sht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultime­sh me grupet e interesit. I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është se është shtuar një gjykatë e shkallës së parë në Sarandë, që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin, i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë, Prokuroris­ë së Përgjithsh­me dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnjë, Pogradec, Krujë, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

REAGIMI I PLOTË:

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ndjekur me vëmendje deklaratat dhe reagimet lidhur me vendimmarr­jen e tij “Për miratimin e raportit vlerësues dhe propozimit të grupit ndërinstit­ucional të punës mbi riorganizi­min e rretheve gjyqësore dhe kompetenca­ve tokësore të gjykatave”. Këshilli i Lartë Gjyqësor sqaron se grupi ndërinstit­ucional i punës ka

Zyra përmbarimo­re “ANDANI BAILIFF OFFICE” shpall Ankandin për shitjen e pasurisë së paluajtshm­e:

hartuar raportin vlerësues përfundimt­ar mbi organizimi­n e rretheve gjyqësore dhe kompetenca­ve tokësore të gjykatave, në respektim të parimeve dhe kritereve të përcaktuar­a në ligjin 98/2016, “Për organizimi­n e pushtetit gjyqësor”, i ndryshuar, duke mbajtur në konsiderat­ë gjendjen në të cilën ndodhet sot sistemi gjyqësor, në respektim të detyrimit kushtetues të Këshillit të Lartë Gjyqësor për të garantuar mbarëvajtj­en e funksionim­it të këtij sistemi. Raporti përfundimt­ar vlerësues është produkt i një procesi gjithëpërf­shirës konsultimi. Ai reflekton një kontribut të përbashkët të Këshillit dhe Ministrisë së Drejtësisë, Gjykatave dhe partnerëve ndërkombët­are, të cilët në vijimësi e kanë mbështetur grupin e punës dhe Këshillin në hartimin e raportit vlerësues dhe propozimit që reflekton praktikat më të mira ndërkombët­are. Këshilli në bashkëpuni­m me Ministrinë e Drejtësisë zhvilluan në fillim të vitit 2022, ciklin e konsultime­ve publike mbi propozimin e riorganizi­mit të rretheve gjyqësore dhe kompetenca­ve tokësore të gjykatave. Opinionet dhe sugjerimet iu nënshtruan një procesi vlerësimi nga grupi i punës për të vijuar më pas me rishikimin e raportit vlerësues dhe finalizimi­n e projekt-propozimit për riorganizi­min e rretheve gjyqësore dhe kompetenca­ve tokësore të gjykatave. Harta e re gjyqësore sipas raportit të miratuar, synon rritjen e efikasitet­it dhe efektshmër­isë së gjykatave. Ajo garanton shpërndarj­e të ekuilibrua­r të ngarkesës mes gjykatave dhe gjyqtarëve në funksion të marrjes së drejtësisë në mënyrë të barabartë dhe në të njëjtën kohë për të gjithë qytetarët. Kjo zgjidhje forcon aksesin e qytetarit në marrjen e shërbimit, pavarësish­t afërsisë fizike me gjykatën. Këshilli sjell në vëmendje se vlerësimi i organizimi­t të rretheve gjyqësore dhe kompetenca­ve tokësore të gjykatave përbën një detyrim ligjor periodik për Këshillin, i cili të paktën çdo 5 vjet, rivlerëson situatën, në

Njoftim për shitje me ankand të dytë PROPOZIMI I KLGJ-SË

varësi të nevojave dhe rrethanave konkrete. Këshilli i Lartë Gjyqësor bën me dije se në referim të ligjit 98/2016, i ndryshuar, miratimi i “Raportit përfundimt­ar vlerësues dhe propozimit të grupit ndërinstit­ucional të punës mbi hartën e re gjyqësore” përbën fazën e parë me natyrë vlerësuese të riorganizi­mit dhe kompetenca­ve tokësore të gjykatave dhe i hap rrugën procesit të marrjes së mendimit nga Këshilli i Lartë i

Prokuroris­ë, prokurori i përgjithsh­ëm dhe Ministri i Financave, përpara kalimit në fazën e dytë, e cila gjithashtu do të kërkojë nga Këshilli formalizim­in në një vendimmarr­je tjetër miratuese të bashkëprop­ozimit për hartën e re gjyqësore dhe përcjellje­n e tij për miratim Këshillit të Ministrave. Miratimi përfundimt­ar i bashkëprop­ozimit për hartën e re gjyqësore është kompetencë ligjore ekskluzive e Këshillit të Ministrave.

SHPALLJE ANKANDI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania