Gazeta Shqiptare

Abuzimi me tenderin për transporti­n e gardianëve, GJKKO dënon me 1.4 vite burg ish-drejtorin e burgut të Lushnjës

Shkelja e procedurav­e të tenderimit, Gjykata e Posaçme dënon edhe 4 ish-zyrtarët e burgut

-

Ish-drejtori i Burgut të Lushnjës, Judmir Shurdhi, është dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar me 1 vit e 4 muaj burg. Ai u shpall fajtor nga GJKKO për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Konkretish­t, Shurdhi ka abuzuar me tenderin për transporti­n e gardianëve. Mësohet se GJKKO e dënoi atë me 2 vite burg, por me gjykim të shkurtuar, ai do të kryejë 1 vit e 4 muaj burg, ndërsa do t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Nga ana tjetër Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg edhe ish-zyrtarët e Burgut të Lushnjës, të cilët në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin kanë shkelur procedurat në tenderin për transporti­n e gardianëve. Bëhet fjalë për Krenar Gozhinën, i cili është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, por me gjykim të shkurtuar do të kryejë 1 vit burg, si edhe do t’i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike. Erjon Çela, i cili është dënuar me 9 muaj burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 6 muaj. I njëjti dënim është dhënë edhe për ish-zyrtaren Miranda Idrizi, e cila nga 9 muaj burg do të kryejë vetëm 6 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ndërkohë që, ishzyrtarj­a Xhejsika Kaja është dënuar me 1 vit liri me kusht, ndaj saj rëndon vetëm akuza për moskallëzi­m krimi.

NJOFTIMI I SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar Tiranë pasi ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr. 26 të vitit 2020, në bashkëpuni­m me Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, ka arritur të sigurojë prova të mjaftueshm­e dhe të kërkojë dërgimin e çështjes për gjykim, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, të 6 (gjashtë) shtetasve, si vijon: Judmir Shurdhi, me cilësinë e titullarit të IEVP Lushnje, në kohën e ndodhjes së ngjarjeve, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim­i i detyrës’ dhe “Shkelje e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpuni­m, parashikua­r respektivi­sht nga nenet 248 dhe 258 e 25 të Kodit Penal. Mariglen Myftari, Erjon Çela, Miranda Idrizi, punonjës të IEVP Lushnje dhe Krenar Gozhina ish- punonjës në IEVP Lushnjë, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpuni­m, parashikua­r nga neni 258 e 25 i Kodit Penal. Mariglen Myftari për veprën penale “Korrupsion­i pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikua­r nga neni 259 i Kodit Penal. Xhesika Kaja, për veprën penale “Moskallëzi­mi i krimit” parashikua­r nga neni 300 paragrafi i parë i Kodit Penal. Nga hetimi ka rezultuar se në procedurat e prokurimit me objekt

“Shërbim i transporti­t të punonjësve të rolit bazë”, me vlerë të fondit limit 3 163 333 lekë, të zhvilluar në vitin 2018, si dhe me objekt “Shërbimi i transporti­t të punonjësve me uniformë” me vlerë të fondit limit 3 395 800 lekë pa TVSH, të zhvilluar në vitin 2019, nga Institucio­ni i Ekzekutimi­t të Vendimeve Penale, Lushnjë janë evidentuar shkelje ligjore të kryera nga shtetasit e mësipërm, të cilat formojnë elementët e veprave penale për të cilat janë akuzuar. Konkretish­t ka rezultuar se shtetasi Judmir Shurdhi, në cilësinë e titullarit të autoriteti­t kontraktor, ka ngarkuar të njëjtët persona të jenë në cilësinë e anëtarit të Njësisë së prokurimit dhe Komisionit të vlerësimit të ofertave, ka miratuar shkeljet ligjore të kryera prej tyre, si në vitin 2018 ashtu edhe në vitin 2019, si dhe ka ushtruar presion ndaj vartësve të tij në vitin 2019 për kualifikim­in e operatorit V.K. person fizik. Anëtarët e Njësisë së Prokurimit, njëkohësis­ht edhe anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë kryer një sërë shkeljesh në kundërshti­m me kuadrin ligjor në fushën e prokurimit publik, duke shkelur barazinë dhe lirinë e pjesëmarrë­sve në tendera, me qëllim kualifikim­in e operatorit ekonomik V.K., person fizik në këto tendera, në bashkëpuni­m në vitin 2019 edhe me shtetasen Miranda Idrizi, anëtare e vetme e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave. Shtetasi Mariglen Myftari, në cilësinë e anëtarit të Njësisë së Prokurimit dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në vitin 2019, ka kërkuar nga operatori ekonomik pjesëmarrë­s i vetëm në të dy procedurat e mësipërme të prokurimit, një shumë parash me qëllim shpalljen e tij fitues dhe në mungesë të dhënies së këtij përfitimi, ka proceduar me shkualifik­imin e tij. Shurdhi përfundoi në pranga edhe në korrik të vitit 2019 kur për shkak të lirimit nga burgu para kohe të të dënuarit për vrasje Lulzim Caka, i njohur ndryshe si i “forti i Beratit” ai dhe vartësit e tij u arrestuan. Arrestimi erdhi pasi nuk kishin llogaritur mirë dënimin për Cakën, i cili duhet të qëndronte në qeli edhe 4 muaj e 22 ditë. Skandalin e bëri publik ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë një deklarate për mediat, duke shtuar se, Caka ishte liruar 4 muaj e 22 ditë para kohe, ndërsa vuante një dënim prej 25 vitesh burg”.

DËNIMI I ISH-ZYRTARËVE TË TJERË

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania