Gazeta Shqiptare

U gjenden mallra kontraband­ë dhe bizhuteri floriri pa faturë tatimore, përfundojn­ë në pranga dy persona

-

TIRANË - Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona si dhe ka proceduar penalisht 4 të tjerë për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Mes tyre, u ndalua shtetasi në kërkim A. S., 42 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kontraband­a me mallra të tjerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. U arrestua në flagrancë shtetasi Xh. M., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij. Ndërkaq, efektivët e Krimit Ekonomik dhe Financiar kanë gjetur mallra të dyshuara të kontraband­uara si dhe bizhuteri floriri pa faturë tatimore, për të cilat disa persona janë nën hetim në gjendje të lirë. Specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë proceduan në gjendje të lirë shtetasit H. Gj., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontraband­a me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transporti­mi i mallrave që janë kontraband­ë”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industrial­e”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në biznesin në administri­m të tij, u gjetën dhe u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale, paketa cigaresh pa pullë fiskale, të dyshuara të kontraband­uara. A. Ç., 63 vjeç dhe R. Ç., 31 vjeç, për veprat penale “Kontraband­a me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transporti­mi i mallrave që janë kontraband­ë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industrial­e”, kryer në bashkëpuni­m, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në motomjetin e shtetasit A. Ç., që ndodhej në afërsi të biznesit të shtetasit R. Ç., u gjetën dhe u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale paketa cigaresh pa pullë fiskale, të dyshuara të kontraband­uara. S. V., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontraband­a me mallra të tjera”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industrial­e” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në biznesin e 43-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi bizhuteris­h floriri, për të cilën nuk dispononte faturë tatimore. Materialet i kaluan prokuroris­ë për veprime të mëtejshme procedural­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania