Gazeta Shqiptare

Zbulohet një depo për modifikim armësh në Tiranë, arrestohen 2 persona

Operacioni i koduar “Silent”, kush janë Dorian Kalo dhe Ervis Bakalli Policia: Armët e gjetura sigurohesh­in nga persona me të shkuar kriminale dhe shiteshin për kryerjen e vrasjeve

-

Një depo që merrej me modifikimi­n e armëve të zjarrit është zbuluar në zonën e Yzberishti­t nga policia e Tiranës. Vila me tri kate ishte kthyer në një vend të sigurt për fshehjen dhe modifikimi­n e armëve, që më pas dyshohet se përdoreshi­n për ngjarje kriminale. Gjatë operacioni­t të bluve të kryeqyteti­t mbrëmjen e së mërkurës kanë përfunduar në pranga 30-vjeçari Ervis Bakalli dhe Dorian Kalo, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë. Të dy të konsiderua­r nga policia persona me precedentë të theksuar kriminalë u arrestuan në flagrancë duke punuar brenda punishtes së armëve në banesën në pronësi të Bakallit. Aty dy personat e arrestuar prodhonin dhe modifikoni­n armë dhe sipas drejtuesit të Policisë së Tiranës, ua shisnin me porosi grupeve të tjera kriminale për të kryer vrasje. Po sipas policisë, të gjithë aksesorët për modifikimi­n e armëve dhe silenciato­rëve kanë ardhur në Shqipëri në rrugë ilegale nga jashtë vendit. Emri i Dorian Kalos nuk është krejtësish­t i panjohur për policinë. Në prill të vitit 2021, Enver Jamaku, një vrasës me pagesë i kthyer në bashkëpunë­tor të drejtësisë, përmendi Dorian Kalon si një nga personat që ka bazë për modifikimi­n e armëve të llojeve të ndryshme, duke i riparuar dhe duke i ndërruar pjesët. Enver Jamaku u arrestua pas tentativës së dështuar për të ekzekutuar me shpërthim tritoli në makinë biznesmeni­n Gjon Mena në Kamëz, me porosi të të konsiderua­rit i “Forti i Myslim Shyrit”, Gjergj Cukali kundrejt 30 mijë eurove, akuza që Cukali i ka mohuar, por aktualisht është i arrestuar dhe në gjykim nga GJKKO. Dëshmia e Jamakut çoi disa persona në pranga dhe zbuloi 19 baza armatimi në Tiranë të vrasësve me pagesë. Dëshmia e tij më e fortë ishte ajo për ekzekutimi­n e Domart Konjarit (sot në arrati), për të cilin është shprehur se i kanë dhënë shuma të konsiderue­shme parash Flor Abazi, Blendi dhe Paris Deda. Në tetor të vitit 2019, gjithçka ishte organizuar deri në perfek

sion, duke u vendosur dy mina me telekomand­ë në makinë, por pati një ngatërresë. Në makinën e blinduar që shpërtheu nuk ndodhej Konjari, por burri i motrës së tij, Artion Bylyku, i cili fatmirësis­ht i shpëtoi atentatit. Baza e armëve zbuluar në KodërMëzez i jep shpresë policisë për zbardhjen e një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura në vend, por edhe jashtë kufijve, të cilat janë pa autorë. Ekspertiza që do t’u bëhet armëve në Institutin e Policisë Shkencore pritet të hedhë dritë nëse janë përdorur apo jo në ngjarje të bujshme kriminale. Të arrestuari­t

do të përballen me drejtësinë për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe municionev­e”, kryer në bashkëpuni­m.

NJOFTIMI I POLICISË: Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar operacioni­n policor të koduar “Silent”, në kuadër të të cilit është zbuluar një bazë ku prodhohesh­in silenciato­rë dhe modifikohe­shin armët e zjarrit. Si rezultat janë sekuestrua­r arsenal armësh të llojeve pistoletë e kallashnik­ov, silenciato­rë, municion luftarak, pjesë të ndryshme armësh etj.. Në datën

15.06.2022, mbi bazën e informacio­neve policore, nga Sektori kundër Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, se në një banesë në rrugën “Shaqir Shima”, në KodërMëzez, ushtrohej aktivitet kriminal për prodhimin, shitjen dhe tregtimin e armëve të zjarrit, u organizua puna dhe u finalizua me sukeses operacioni policor i koduar “Silent”, gjatë të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetaseve: Ervis Bakalli, 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ’’Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e

dhe municionev­e”, kryer në bashkëpuni­m. Dorian Kalo, 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ’’Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe municionev­e”, kryer në bashkëpuni­m. Pas verifikime­ve të informacio­neve policore, në datën 15.06.2022 u organizua puna dhe u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Ervis Bakalli, në rrugën “Shaqir Shima”, në Kodër-Mëzez. Në një ambient brenda rrethimit të banesës së këtij shtetasi, të përshtatur si punishte, u konstatuan makineri si torno, freza dhe vegla të tjera pune që shërbenin për prodhimin dhe modifikimi­n e pjesëve/mekanizmav­e të armëve të zjarrit, si dhe për prodhimin e silenciato­rëve të armëve. Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në këtë ambient janë gjetur duke punuar shtetasit Ervis Bakalli dhe Dorian Kalo, të cilët u arrestuan në flagrancë. Gjatë kontrollit të ambienteve të punishtes dhe ambientit përpara rrethimit të banesës së shtetasit Ervis Bakalli, ku ishte i parkuar dhe automjeti në përdorim nga ky shtetas, janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale: 8 armë zjarri të llojit pistoletë, 3 armë zjarri automatike, 4 zhurmues si ato të armëve të zjarrit pistoletë, silenciato­rë, pjesë të ndryshme armësh, një thikë, makineria që shërbente për prodhimin dhe modifikimi­n e pjesëve të armëve të zjarrit, municion luftarak dhe sende të tjera prej metali që përdoren për modifikimi­n dhe prodhimin e silenciato­rëve të armëve të zjarrit, valixhe me pjesë armësh për modifikim, një sasi parash dhe sende të tjera të kundërligj­shme. Të gjitha armët dhe sendet e tjera të sekuestrua­ra do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të vërtetuar nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë. Theksojmë se aksesorët për modifikimi­n e armëve dhe silenciato­rëve vijnë në rrugë ilegale nga jashtë vendit. Strukturat hetimore të Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpuni­m të ngushtë me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal që cenon rëndë rendin dhe sigurinë publike dhe sigurinë e jetës së qytetarëve. Po punohet intensivis­ht në bashkëpuni­m dhe me agjencitë e tjera ligjzbatue­se brenda dhe jashtë vendit për të zbardhur këtë aktivitet kriminal, pasi nga hetimet e deritanish­me dyshohet se këto armë bliheshin nga persona me precedentë të theksuar kriminalë, anëtarë të grupeve kriminale, me qëllim kryerjen e veprave të rënda penale kundër personit.

 ?? ?? I ARRESTUARI DORIAN DORIAN KALO KALO
Emri i Dorian Kalos ka dalë nga dëshmia e një bashkëpunë­tori të drejtësisë, Enver Jamakut, që e ka përmendur pikërisht si një nga personat që ka bazë për modifikimi­n e armëve të llojeve të ndryshme, duke i riparuar dhe duke i ndërruar pjesët. Dëshmia e tij specifikon­te se armët e prodhuara dhe modifikuar­a, Dorian Kalo dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale që Jamaku përmend, i shisnin me porosi te grupe të tjera kriminale, që më pas i përdornin në krime kundër jetës.
I ARRESTUARI DORIAN DORIAN KALO KALO Emri i Dorian Kalos ka dalë nga dëshmia e një bashkëpunë­tori të drejtësisë, Enver Jamakut, që e ka përmendur pikërisht si një nga personat që ka bazë për modifikimi­n e armëve të llojeve të ndryshme, duke i riparuar dhe duke i ndërruar pjesët. Dëshmia e tij specifikon­te se armët e prodhuara dhe modifikuar­a, Dorian Kalo dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale që Jamaku përmend, i shisnin me porosi te grupe të tjera kriminale, që më pas i përdornin në krime kundër jetës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania