Gazeta Shqiptare

Urdhri i SPAK-ut: Gjobë, ose burg deri në 5 vite kush publikon dëshminë e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt

-

TIRANË - Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it (SPAK) ka shpërndarë dje një urdhër për ndalimin e publikimit të dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, dëshmi të cilat përbëjnë sekret hetimor. Urdhri mban firmën e tre prokurorëv­e Doloreza Musabelliu, Altin Dumani dhe Behar Dibra. Ata nënvizojnë se duhet ruajtur sekreti hetimor duke kërkuar ndalimin e publikimit të deklarimev­e të tyre dhe shpërndarj­en e tyre përmes shtypit dhe

REAGIMI REAGIMI I I BERISHËS BERISHËS

informacio­nit masiv. Në rast të moszbatimi­t të këtij urdhri parashikoh­en dënime për përgjegjës­i penale sipas nenit 295/a. “Urdhërohet ruajtja e sekretit të deklarimev­e të dhëna nga ana e Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani në kuadër të procedimit penal nr.75 të vitit 2022 në cilësinë e bashkëpunë­torit të drejtësisë apo si person ndaj të cilit zhvillohen hetime deri në përfundim të hetimeve. Ndalimin e publikimit qoftë edhe të pjesshëm të procesverb­alit të deklarimev­e të shtetasve Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj në cilësinë e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime apo edhe në cilësinë e bashkëpunë­torit të drejtësisë. Ndalimin e publikimit të përmbajtje­s së këtyre akteve nëpërmjet shtypit apo informacio­nit masiv. Mozbatimi i këtij urdhri sjell përgjegjës­i penale sipas parashikim­eve të nenit 295/a, paragrafët 4 dhe 5 të Kodit penal”, - thuhet në urdhër.

Por çfarë parashikon ky nen. Sipas nenit të përcaktuar të përgjegjës­isë penale, për shkelje të sekretit hetimor parashikoh­en masa nga gjobë deri në 5 vite burg. “Zbulimi ndaj të tretëve i të dhënave ose ndihma për të zbuluar të dhënat, të cilat ligji i përcakton si sekret, nga ana e një funksionar­i publik ose e një personi të ngarkuar me një shërbim publik, në kundërshti­m me përmbushje­n e rregullt të detyrës ose duke abuzuar me cilësitë e veta përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë, ose me burgim deri në pesë vjet”, - përcaktohe­t në kodin penal.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania