Gazeta Shqiptare

Vrasja e 74-vjeçarit në Shkodër, policia: Viktima jepte para me fajde

Zbardhet dëshmia e djalit: Një person i maskuar në fytyrë u afrua dhe qëlloi Autori me 2 armë në brez, s’iu shkrep pistoleta dhe e qëlloi me “Scorpions”

-

Një ditë pas vrasjes së 74-vjeçarit Lulash Qepurit në fshatin Stom Golem të njësisë Rrethina në Shkodër, janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë. Burime nga grupi hetimor dje bëri me dije se viktima jepte para me fajde. 10 vite më parë Lulash Qepuri ka qenë i arrestuar, pasi në banesë u gjetën armë dhe kanabis. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:40 të së mërkurës, ku sipas burimeve policore një person i maskuar ka hapur zjarr ndaj të moshuarit fillimisht me një pistoletë, e cila i është bllokuar e më pas ka përdorur një armë tip “Scorpions”. I gjendur në lokal, i biri i viktimës ka marrë një “Shotgun”, duke iu kundërpërg­jigjur me zjarr autorit. Ndonëse ka shtënë disa herë në drejtim të tij nuk ka mundur të shënjestro­jë atentatori­n e të atit. Blutë e Shkodrës dhe grupi hetimor kanë arritur të gjejnë 26 gëzhoja në vendngjarj­e nga tri armë të ndryshme, ndërsa kanë sekuestrua­r edhe pamjet nga një kamera sigurie ku shihet silueta e autorit të maskuar, por deri më tani nuk kanë arritur ta identifiko­jnë. Mësohet se pasi ka njoftuar sallën operative të policisë, edhe djali i viktimës është arratisur nga vendi i ngjarjes, por më pas është shoqëruar në polici. Lulash Qepuri rezulton i arrestuar në vitin 2011, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë dhe lokalin e tij në atë kohë i është gjetur drogë dhe kallashnik­ov. Konkretish­t, policia i ka sekuestrua­r në atë kohë 1 armë zjarri automatik mod.56, 1 armë zjarri tip revolver shtatëshe, 262 copë fishekë të modeleve të ndryshme, fitila zjarr përcjellës, 111 copë kapsolla detonatorë, si dhe një qese prej 55 gramë me fara të bimëve narkotike kanabis sativa. Ndërkohë, “Gazeta Shqiptare” ka zbardhur dëshminë e djalit të viktimës, i cili ka treguar dinamikën e ngjarjes dhe se si e ka marrë armën e gjuetisë “Shotgun”, që e kishte me leje për t’ju kundërpërg­jigjur autorit ende të paidentifi­kuar.

DËSHMIA E DJALIT TË VIKTIMËS

“Ndodheshim në lokalin tonë në Stom Golem bashkë me babain. Një person i maskuar në fytyrë u afrua dhe qëlloi me pistoletë në drejtim të babait, duke e lënë të plagosur rëndë. Në atë moment u mundova që me shumë shpejtësi të futem brenda për të marrë armën e gjuetisë që e kemi me leje për t’u vetëmbrojt­ur, por kur dola unë, autori ishte larguar. Ka ardhur nga ura e Bardhajve në drejtimin tonë, i vetëm në këmbë dhe po ashtu është larguar në atë drejtim duke vrapuar. Qëllova me ‘Shotgan’, por kishte ikur me shpejtësi. Në atë moment telefonave ambulancën për ndihmën e shpejtë dhe policinë duke i thënë se më kanë vrarë babën. Nuk e di se kush mund të jetë autori”, - mësohet të ketë deklaruar djali i 74-vjeçarit. Lulash Qepuri humbi shumë gjak pasi u qëllua me pistoletë. I moshuari u transportu­a me shpejtësi në spitalin rajonal të Shkodrës, por pas afro dy orësh humbi jetën në spital duke mos arritur që t’u bëjë ballë plagëve të rënda. Policia ka disa dyshime paraprake dhe ka shoqëruar disa persona, por deri më tani ende nuk është identifiku­ar autori i kësaj vrasje të ndodhur. 74-vjeçari mësohet se ka të paktën 7 plumba në trup, prej të cilëve edhe në kokë dhe fytyrë. Ndërkohë, djali i viktimës ka qëlluar të paktën me 10 plumba, edhe pse autori kishte ikur ndërsa në total janë 26 gëzhoja në vendngjarj­e. Efektivët kanë ngritur pika të shumta kontrolli dhe janë duke krehur zonën për identifiki­min, gjetjen dhe kapjen e autorit. Lokali ku ndodhi vrasja është i pajisur me kamera sigurie dhe policia i ka sekuestrua­r duke mësuar edhe dinamikën e kësaj ngjarjeje të rëndë.

 ?? ?? NGJARJA
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 21:40 të së mërkurës, ku sipas burimeve policore, një person i maskuar ka hapur zjarr ndaj 74-vjeçarit fillimisht me një pistoletë e cila i është bllokuar e më pas ka përdorur një armë tip “Scorpions”. I gjendur në lokal, i biri i viktimës ka marrë një “Shotgun” duke iu kundërpërg­jigjur me zjarr autorit. Ndonëse ka shtënë disa herë në drejtim të tij, nuk ka mundur të shënjestro­jë atentatori­n e të atit.
NGJARJA Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 21:40 të së mërkurës, ku sipas burimeve policore, një person i maskuar ka hapur zjarr ndaj 74-vjeçarit fillimisht me një pistoletë e cila i është bllokuar e më pas ka përdorur një armë tip “Scorpions”. I gjendur në lokal, i biri i viktimës ka marrë një “Shotgun” duke iu kundërpërg­jigjur me zjarr autorit. Ndonëse ka shtënë disa herë në drejtim të tij, nuk ka mundur të shënjestro­jë atentatori­n e të atit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania