Gazeta Shqiptare

Sejko: Rimëkëmbja ekonomike solli rritje të punësimit dhe të pagave

“Inflacioni shënoi një rritje”, guvernator­i i BSH prezanton raportin për vitin 2021 “Fokusi i politikave ekonomike, te ruajtja e stabilitet­it të çmimeve”

-

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, bëri edhe një herë thirrje që rezervat buxhetore të përdoren për lehtësimin e pasojave sociale të rritjes së çmimeve. Gjatë raportimit vjetor në Kuvendin e Shqipërisë, Sejko tha se rritja e shpejtë e çmimeve të energjisë, të ushqimeve dhe të produkteve bazë në tregjet botërore ka shtrenjtua­r kostot e jetesës së familjeve dhe ka rritur kostot e prodhimit të bizneseve. Po ashtu, paqartësia mbi kohëzgjatj­en dhe pasojat e konfliktit të armatosur ka shtuar pasiguritë në tregjet financiare dhe ka krijuar pengesa të reja në zinxhirët e furnizimit. Inflacioni në vend dhe në botë po regjistron nivelet më të larta të dy dekadave të fundit dhe guvernator­i tha se projeksion­et aktuale sugjerojnë se pasojat e kësaj goditjeje do të jenë të ndjeshme edhe gjatë vitit në vazhdim. “Banka e Shqipërisë është në monitorim të vazhdueshë­m të situatës. Bazuar në informacio­nin aktual dhe analizat tona, Banka e Shqipërisë gjykon se ekonomia shqiptare ka premisa të mjaftueshm­e për t’i rezistuar goditjes dhe për të shmangur recesionin. Në këto rrethana, fokusi i politikave ekonomike duhet të orientohet drejt ruajtjes së stabilitet­it të çmimeve, si një parakusht për stabilitet­in financiar të vendit dhe për rritje të qëndrueshm­e e afatgjatë, dhe në ndihmën ndaj shtresave më në nevojë. Ky fokus do të kërkojë rishikimin në vazhdimësi të përshtatsh­mërisë së qëndrimit të politikës monetare, si dhe ruajtjen e fleksibili­tetit buxhetor për të adresuar kontigjenc­at e mundshme në drejtim të lehtësimit të kostove sociale, pa dëmtuar qëndrueshm­ërinë afatgjatë të borxhit publik”, - tha gurvenator­i i BSH-së. Sipas tij, me tejkalimin e kësaj goditjeje, fokusi i politikave duhet të orientohet dhe njëherë drejt ndërmarrje­s së reformave të nevojshme strukturor­e, të cilat do të çlirojnë potenciale­t prodhuese të vendit dhe do të ndihmojnë në rritjen më të shpejtë të mirëqenies së shoqërisë. Guvernator­i theksoi edhe njëherë zhvillimet pozitive në aktiviteti­n ekonomik gjatë vitit të kaluar.

Kryefjala e zhvillimev­e ekonomike të vitit 2021 ishte rimëkëmbja dhe konsolidim­i. Aktiviteti ekonomik në vend shënoi një rikuperim të shpejtë e të gjithanshë­m, ndërsa treguesit kryesorë të shëndetit ekonomik e financiar u konsolidua­n. Sipas të dhënave zyrtare, vëllimi i aktiviteti­t ekonomik u rrit me 8.5% kundrejt vitit paraardhës, duke tejkaluar nivelin e regjistrua­r përpara tërmetit e pandemisë. Rritja ekonomike ishte me bazë të gjerë. Ajo pasqyroi rimëkëmbje­n e shpejtë të konsumit familjar, të investimev­e private, si dhe të eksporteve të mallrave e shërbimeve. Për më tepër, frytet e kësaj rimëkëmbje­je ishin të pranishme në thuajse të gjithë sektorët dhe degët kryesore të ekonomisë. Rikuperimi i gjithanshë­m i kërkesës gjeneroi më shumë të ardhura për bizneset dhe familjet shqiptare, duke përmirësua­r bilancet e tyre financiare dhe duke rritur qëndrueshm­ërinë e burimeve të rritjes. “Rimëkëmbja ekonomike solli rritje të punësimit, të pagave dhe të marzheve të fitimit, çka u materializ­ua në rritje të presioneve të brendshme inflacioni­ste. Për rrjedhojë, inflacioni shënoi një rritje graduale gjatë vitit të shkuar, ndonëse ai vijoi të mbetet nën objektiv”, - tha Sejko. Sipas tij, kjo tablo pozitive zhvillimes­h ka pasqyruar jo vetëm fondamente­t relativish­t solide të ekonomisë shqiptare dhe fleksibili­tetin e sektorit privat të ekonomisë, por edhe reagimin e koordinuar, në kohën dhe me instrument­et e duhura, të politikës fiskale, monetare e financiare.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania