Gazeta Shqiptare

Veliaj pret kryetarin e Bashkisë së Tees Valley, Ben Houchen

Houchen: Distanca mes dy qyteteve do të bëhej më e vogël, nëse bashkëpuni­mi do të jetë më i madh” “Forcimi i bashkëpuni­mit shkurton distancat mes dy qyteteve”

-

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti kryetarin e Bashkisë së Tees Valley, Ben Houchen, me të cilin diskutoi mbi mënyrat e bashkëpuni­mit, sidomos për të forcuar marrëdhëni­et mes të rinjve në dy qytetet. Veliaj dhe Houchen theksuan praninë e një numri të madh shqiptarës­h në Tees Valley, të cilët siç pohuan ata, janë integruar më së miri dhe po shihet mundësia edhe për një linjë të dedikuar ajrore. “Është një kënaqësi e jashtëzako­nshme të prisja mikun tim, kryetarin e Bashkisë së Tees Valley dhe kolegët nga Britania e Madhe. Shumë mirënjohje për mënyrën se si është integruar komuniteti shqiptar atje, por edhe në shumë vende të Britanisë së Madhe. Ne jemi një komb emigrantës­h. Prej kushteve të vështira të komunizmit, me rënien e atij sistemi, një pjesë e madhe e popullatës sonë emigroi dhe shpeshherë, vetëm kur vizitojmë njëri-tjetrin, kuptojmë se disa nga legjendat dhe mitet urbane që dëgjojmë për 1 në 100 raste, ku dikush ndoshta ka një sjellje jo të mirë, harrojmë 99 të tjerët që në fakt janë familjarë të ndershëm, punojnë fort, krijojnë një biznes, mundohen të jenë pjesë e stofit të Britanisë së Madhe dhe kanë prodhuar reputacion, si ai që ju më rrëfyet për shqiptarët që jetojnë në Tees Valley”, - tha mes të tjerash Veliaj. Nga ana e tij, kryebashki­aku Ben Houchen u shpreh se distanca mes dy qyteteve do bëhej më e vogël nëse bashkëpuni­mi do jetë më i madh, sidomos për studentët shqiptarë që studiojnë në Angli. “Është e mahnitshme të shohësh punën që po bëni këtu në Tiranë. Duam të bëjmë diçka për t’ju ndihmuar, por në të njëjtën kohë mendoj ta vazhdojmë këtë marrëdhëni­e, sepse mund të mësojmë shumë nga ajo që ju po bëni, çfarë mund të bëjmë ne veçanërish­t me të rinjtë. Ne kemi një universite­t të madh në Tees Side. Do të ishte mirë të bisedonim se si mund të punojmë edhe me të rinjtë shqiptarë. Ne kemi një popullsi kaq të madhe shqiptare në Tees Side, ndaj mund të vendosim një linjë direkte nga aeroporti i Tiranës dhe shpresojmë që të shtojmë linja të tjera në të ardhmen”, - u shpreh kryetari i Bashkisë së Tees Valley. Veliaj i dhuroi kryetarit të Bashkisë së Tees Valley, Ben Houchen, Kullën e Sahatit të Tiranës, një shenjë simbolike mikpritjej­e në kryeqyteti­n shqiptar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania