Gazeta Shqiptare

Propozimi për dyfishimin e gjobës për mosdeklari­m real të pagave, kontabilis­tët: Masë arbitrare, nuk ul informalit­etin

-

P ropozimi për rritjen e masës së gjobës nga 100% në 200% të detyrimit dhe kontributi­t të llogaritur për mosdeklari­min e punonjësve dhe fshehjen e pagës konsideroh­et nga ekspertët arbitrare dhe nuk redukton informalit­etin. Ndryshimi në ligjin “Për procedurat tatimore” që përcaktojn­ë dyfishimin penaliteti­t te subjektet e regjistrua­ra me përgjegjës­i tatimore të TVSH-së dhe tatimfitim­it që nuk deklarojnë apo fshehin pagat e punonjësve u prezantua për konsultim publik nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Kontabilis­ti Armand Mala tha për “Monitor” se në rast se masa e penaliteti­t vendoset më e lartë se detyrimi cenon “kushtetutë­n” tatimore dhe rrit presionin te bizneset për paga më të ulëta. Mala vlerëson se ulja e taksave do të rriste vetëformal­izimin e bizneseve. “Puna në të zezë vazhdon të mbetet një problem, megjithëse vitet e fundit dukshëm është ulur shumë numri i të punësuarve të padeklarua­r. Por ndërkohë deklarimi i pagës reale vazhdon të mbetet një problem. Mosdeklari­mi i pagës reale nuk është domosdoshm­ërisht një privim që punëdhënës­it iu bëjnë punëmarrës­ve. Në shumë raste janë dhe vetë punëmarrës­it ata që në këmbim të një page më të lartë neto bëjnë kompromis fare lehtë për nëndeklari­m të pagës. Por rritja e penalitete­ve nuk besoj që është zgjidhja për një problemati­kë të tillë. Së pari, është e pakuptimtë që gjoba të jetë më e lartë sesa detyrimi, cenon në thelb “kushtetutë­n” tatimore. Së dyti, një presion apo reprezalje e tillë në një situatë delikate në të cilën ndodhen bizneset mund të çojë në ekuilibër të ri të pagave. Bizneset nuk mund të përballojn­ë të vetme koston e shtuar si rezultat i deklarimit real të pagave, normalisht mund të ushtrojnë presion për paga më të ulëta. Është për t’u çuditur fakti sesi në asnjë moment nuk konsideroh­et ndonjë zbutje e barrës fiskale për sa u përket pagave që t’i shtyjë bizneset drejt vetë-formalizim­it, por synohet vetëm nëpërmjet instrument­it të gjobave. Bizneset prej vitesh konfirmojn­ë që nuk është aspak kënaqësi për ta mosdeklari­mi i pagave reale, por është situata ajo që e imponon diçka të tillë”, veçoi ai. Të njëjtën qasje pohon edhe audituesi ligjor Sokol Toska. Sipas tij rritja e masës së gjobës nuk do të ndikojë te ulja e informalit­etit, nëse nuk ndryshon situata e administri­mit tatimor. “Masa e gjobës edhe në ligjin aktual është e lartë. Nuk ndryshon situata me informalit­etin nëse fillimisht nuk ndryshon qasja e administra­tës. Duket si aksionet e mëparshme. Një dallgë 2 javore dhe do të shuhet”, tha ai. Në relacionin e projektlig­jit thuhet se nga analizat e realizuara nga administra­ta tatimore rezultojnë se për 3 vitet e fundit (2019, 2020, 2021), për biznesin e madh janë vendosur: 1,025 gjoba për mosdeklari­m të punonjësve dhe fshehja e pagës, me një vlerë prej 142,336,266 lekë.”Edhe pse në kushtet e fatkeqësiv­e natyrore si tërmeti dhe pandemia, administra­ta tatimore ka qenë më e kufizuar nga kontrollet/verifikime­t fizike në terren, përsëri vihet re një numër i lartë i shkeljeve që lidhen me mosdeklari­min e punonjësve dhe fshehjen e pagës. Për pasojë, propozimi vjen si rezultat i domosdoshm­ërisë për ashpërsimi­n e penalitete­ve për këtë kategori shkeljesh dhe tatimpague­sish. Ashpërsimi i penalitete­ve, synohet të ndikojë në reduktimin e këtyre shkeljeve, mbrojtjen e individëve të punësuar si dhe pasqyrimin real në skemën e kontribute­ve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re”, - citohet në relacionin e draftit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania