Gazeta Shqiptare

Goditja e “Clan Del Golfo”, zbardhen emrat e shqiptarëv­e, rrëfimi për drogën që iu kap Çekajt: Dërguam 613 kg kokainë në Shqipëri

-

I

TALI - Janë zbardhur emrat e shqiptarëv­e të arrestu ar në Itali si pjesë e grupit kriminal “Clad Del Golfo” që transportu­an 3.4 ton kokainë nga Kolumbia, sasi e kapur nga autoritete­t e vendit fqinj. Mësohet se mes të arrestuarv­e janë edhe dy djemtë e Gëzim Hardollit, ishkryetar­it të Komunës Rrethina në Shkodër, Henri dhe Ervin Hardolli. Tre shqiptarët e tjerë që janë vënë në pranga janë Altin Lleshaj, Denis Kacaj dhe Renato Ulja. Ndërsa 19 të tjerët kanë shtetësi të ndryshme: Castano Catano Ramon Abel, Lazzarato Adriano (Venecia), Ugo Mascioli (Bari), Sava Gheoerghie­v Savov, Bozhidar

Bozilov (Bullgari), Cirjau Constantin (Moldavia), Luca Bellio, Antonio Prudente, Angel Maria Quiroz Martinez, Giuseppe Giorgi, Francesco Megna, Ernesto Rizzo (Itali), Sasa Radivoje Vuckovic (Serbi), Erguen Isik Krasovecët dhe Matjaz Razek dhe Dorde Kotlaja (Mali i Zi). Mediat italiane shkruajnë se të arrestuari­t janë marrë në pyetje dhe se kanë nisur të bashkëpuno­jnë me prokurorin­ë. Konkretish­t ata kanë rrëfyer se janë të përfshirë në dërgimin e 613 kilogramë kokainë që u kap në vitin 2018 në portin e Durrësit në Shqipëri. Droga ishte e ngarkuar në kontejneri­n me banane të kompanisë në emër të Arbër Çekajt, i cili është dënuar me 14 vite burg për këtë çështje. Prokurori i përgjithsh­ëm i kryeqyteti­t rajonal, Antonio De Nicolo dhe gjyqtari i hetimit paraprak Marco Casaveçhia kanë treguar se pas një raundi të parë në të cilin asnjë nga tetë të arrestuari­t e parë nuk foli, por në më pak se një javë nisën të rrëfeheshi­n.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania