Gazeta Shqiptare

“Më 25 prill 1980, aty ku punoja erdhi ‘Gaz’-i i Degës me gjashtë veta dhe shefi i Sigurimit”

Dëshmitë e rralla të Eugjen Merlikës: Kosta Ndini më pyeti “Ti je nipi i Mustafa Krujës?”

-

Një jetë nën diktaturë. Vite më vonë, çuditërish­t, më ra në dorë një letër e gjyshes sime nga Italia. Ajo tregonte se si ishte munduar me të gjitha mënyrat, duke përdorur gjithë njohjet e saj në instancat e larta të Shtetit italian e të organizmav­e ndërkombët­are, për të më tërhequr atje për të vazhduar studimet, por pa rezultat.

Mbas shumë përpjekjes­h, një gazetar francez i ishte afruar dhe e kishte pyetur: “Zonjë, ju kam parë shpesh në këto zyra, çfarë halli keni”?! Gjyshja i kishte shpjeguar rastin tim. Përgjigja e tij kishte qenë: “Më vjen shumë keq, në çfarëdo vendi të Botës do të kisha patur mundësi t’ju ndihmoja, vetëm në Shqipëri nuk mundem. Atje s’ka asnjë mundësi komunikimi. Mos u lodhni kot”.

Ikja ime nga shkolla bëri shumë përshtypje tek bashkënxën­ësit dhe mësuesit e mi. Të gjithë ata shkuan tek xhaxhai në shtëpi, për të shprehur keqardhjen e tyre. Ju jam tepër mirënjohës atyre të gjithëve për gjestin bujar e të guximshëm, që shprehte pa mëdyshje një formë proteste karshi dhunës së verbër të regjimit që godiste pa mëshirë. Ata nuk e njihnin atë, por vendimi i largimit tim për ta ishte i papranuesh­ëm, në raport me sjelljen time karshi tyre.

Tani më duhej të ballafaqoh­esha me punën e krahut. Isha i dobët nga trupi, por vullneti nuk më mungonte. Babai punonte në ofiçinën e fermës si tornitor. Puna e tij e ndershme dhe cilësore vlerësohej nga eprorët e tij, nëpërmjet të cilëve munda të gjej një vend pune në Investimin e Fermës si punëtor ndërtimi, për të mos qenë punëtor bujqësie. Aty kisha shokët e mi, moshatarë ose më të rritur, me të cilët na bashkonte rruga e gjatë e vuajtjeve të përbashkët­a, privacione­t, dëshirat e pa-sendërtuar­a, miqësia e sinqertë…!

Mbas disa muajsh, së bashku me prindërit, un shkova përsëri në sektorin e Plukut, gjithmonë familjaris­ht në gjendje internimi. Tashmë jeta kishte pak ndryshime; ditët, muajt, vitet kalonin të njëjtë. Format e luftës së klasave, që peshonin mbi ne, ishin nga më të ndryshmet. Ato shfaqeshin dhe në banesën e pamjaftues­hme, gjë që nuk u zgjidh kurrë në jetën time dyzeteshta­të vjeçare. Kam jetuar gjithmonë në kasolle të ndërtuara vetë me kallama e baltë. Kam fjetur tre vjet në dhomën e beqarëve, mbasi kishim vetëm një dhomë, në të cilën flinin prindërit, hanim, rrinim, prisnim ndonjë mik të rrallë që kujtohej të vinte. Një tjetër formë ishte veçimi, trysnia mbi ata që na rrethonin për të mos marrë e dhënë me ne, një racizëm para të cilit Soveto nuk vlen për t’u përmendur. Sa e sa njerëz paguheshin për të “vigjëluar” jetën tonë, kush vinte, kush na fliste, kush na përshëndes­te, kush na bënte ndonjë të mirë.

T’a ndjesh veten të huaj në vendin tënd, pa i bërë të keqe askujt, është një gjendje që nuk ja uroj asnjërit në botë. E tillë ishte gjendja jonë që zvarritej kështu me dhjetëra vite, me batica e zbatica, si mbas tekave të “Zeusit”. Dallimi, urrejtja, pabesia mbilleshin e kultivohes­hin në të gjitha drejtimet, kudo, në rrethin shoqëror, por dhe në farefisni, brenda familjes, deri në ndërhyrjet në marrëdhëni­et dashurore. Ne nuk kishim të drejtën të dashuronim vajza me tjetër origjinë shoqërore e as të mendonim të lidhnim jetën me to. “Aristokrac­ia” komuniste e pushkës, kishte huajtur nga simotrat e saj të shpatës mendësinë e ruajtjes së kastës nga përzierja e gjakut. Rastet e pakta të thyerjes së këtij ligji “madhor” të Enver Hoxhës, kishin pasojat e tyre me shkëputjen përgjithmo­në të prindërve nga fëmijët. Sa tragjedi të heshtura ka shkaktuar në Vendin tonë kjo mënyrë veprimi, sa plagë ende të pambyllura në shpirtrat e djemve e vajzave që shihnin dhunën e regjimit të diktonte, nëpërmjet trysnisë së saj, ligjet e zemrës…!

Mbas dy vitesh internimi, papritmas, m’u hoq kjo masë.

Kur m’u komunikua zyrtarisht kjo gjë, emrit tim i ishte shtuar një “i” mbrapa, që i ndryshonte seksin. Ndofta ndonjë shpirtmirë në ata organe të dhunës, mund të ketë menduar t’i japë “liri” një vajze nëntëmbëdh­jetë vjeçare, që i ka prindërit me masa internimi. Kështu un rastësisht u gjenda formalisht jashtë rrethit të shokëve të mi, të cilët masën e internimit e mbajtën dhe për disa pesëvjeçar­ë pa shkëputje, ndërsa un do të takohesha përsëri me të, por për këtë do të flas më vonë.

Gjysma e dytë e viteve gjashtëdhj­etë solli acarime të mëtejshme të luftës së klasave. U kopjuan të gjitha marrëzirat e të ashtuquajt­urit ‘Revolucion Kultural’ kinez, si dalja para kolektivav­e për të paraqitur biografinë, fletërrufe­të, dacibaot shqiptare, ku teorikisht “cilido pa frikë e me shkronja të mëdha mund të shkruajë çmendon ai për punën dhe për njerëzit”. U dha kushtrimi për prishjen e kishave e të xhamive, një veprim barbar, i pashembull­t në shoqërinë moderne, me pasoja shkatërrim­tare për botën shpirtëror­e të shqiptarëv­e e për prishjen e vlerave kulturore e artistike që qëndronin në objektet e kultit. U fol me të madhe për luftën kundër Kanunit, duke i hequr kështu themelin e disa prej traditave e ligjeve morale, që kishin qeverisur këtë popull prej shekujsh të gjatë.

U tregua shumë “emancipimi” i femrës shqiptare, për t’a futur plotësisht në ingranazhe­t marramendë­se të një ideje, në dukje përparimta­re, që e ngarkonte aq shumë sa të meritonte përcaktimi­n “skllave e shoqërisë moderne”. “Heroizmi” popullor, i mishëruar në figura qesharake si Fuat Çela, u propagandu­a me art, duke vënë në shërbim dhe artin zyrtar, për të krijuar një brez të tërë skllevëris­h, të aftë vetëm të punonin si kafshë për shtetin, mbasi vetëm aty do të gjenin “lumturinë”. Kanalizimi i të gjitha dëshirave e interesave të rinisë tek puna përbënte thelbin e strategjis­ë së krijimit të “njeriut të ri” që duhej të ishte një robot në trurin e të cilit të ishin vetëm “veprat” e Enver Hoxhës. Përpjekja për të ndryshuar natyrën njerëzore nëpërmjet dhunës e ligjeve të saj, nuk mund të kishte tjetër përfundim veç dështimit, e nuk mund të vërtetonte më mirë marrëzinë e autorëve të saj.

Në Bllokun Lindor lulëzonte teoria e “sovranitet­it të kufizuar” të Brezhnjevi­t, më vonë u sulmua Çekosllova­kia e Shqipëria doli nga Traktati i Varshavës. Në Kinë vazhdonte anarkia e pasojat ndiheshin dhe këtu. U krijua një atmosferë e nderë, në të cilën u shtua puna e hafijeve, që përpiqeshi­n të kapnin copa bisedash për t’i regjistrua­r në dosjet vetjake të arkivave të Sigurimit, në pritje të proceseve të panumërta për agjitacion e propagandë të viteve shtatëdhje­të.

Në këtë kohë, në vitet 1967-1969, kreva shërbimin e detyrueshë­m ushtarak. U mobilizuam për të plotësuar porosinë e Partisë: “T’u qepemi kodrave e maleve t’i bëjmë ato pjellore si fushat”. U caktova me shërbim në efektivin e N.B.U.-së së Burrelit. Me uniformën e ushtarit, kishim për detyrë të shpyllëzon­im e të mbillnim patate në malet e Martaneshi­t, të Lurës, Steblevës etj. Un, me zanatin tim të muratorit, mbas pesë gjashtë muajsh, fillova të punoj në repartin e ndërtimit të banesave të Korpusit, si pasojë e nismës së marrë në shkallë Vendi, për të ndërtuar banesa me kontribut vullnetar. E kreva shërbimin ushtarak pa bërë asnjë qitje, dhe sot e kësaj dite nuk kam shtënë asnjëherë me armë.

Pranvera e Pragës më 1968-ën, ishte përkohësis­ht një “rreze drite” në mbretërinë e errësirës së Kampit Socialist. I gjithë brezi im kujton ende me shumë mall emrat e Dubçekut, të Smerkovski­t, të Çernikut etj., që u bënë për ne të dashur, sinonime të një ere të re, që na ushqente shpresën se mund të vinte ora e ndryshimev­e dhe në botën tonë. Por fatkeqësis­ht, 21 gushti i përmbysi të gjitha iluzionet e brezit tim që vazhdon të nderojë kujtimin e gjestit heroik të Jan Palashit. Logjika e tankeve rivendosi atë rend gjërash që bazohej mbi dhunën dhe shtypjen e lirive vetjake e shoqërore.

Atje, gjatë shërbimit ushtarak u njoha me shokë të tjerë. Në kujtesën time mbetet imazhi i një poeti, të cilin un e quaja mjaft të talentuar. Talenti shoqërohej me një vështrim objektiv e të saktë të jetës dhe një karakter të fortë e pozitiv. Ndoshta këto qenë arsyet që nuk njohu podiumin e suksesit si shumë kolegë të tij. Më kujtohet se si një ditë të ftohtë dhjetori, në pyll, anës një zjarri ku kishim pjekur

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania