Gazeta Shqiptare

“Porti i Durrësit duhet të jetë rajonal”, Rama: Marrëveshj­a me qeverinë e Kosovës u shty, duhet ta kemi sa më parë

-

datën 20 qershor 2022, në Republikën e Kosovës, në Prishtinë do të mbahet takimi i radhës mes dy qeverive, asaj të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Policia e Kosovës do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së zhvillimit të mbledhjes dhe gjatë lëvizjes së kryeminist­rit dhe ministrave të Qeverisë së Shqipërisë. Në kohën e ardhjes së përfaqësue­sve shtetërorë nga Shqipëria për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim, Policia e Kosovës në orët e pasdites të datës 19.06.2022 dhe 20.06.2022 sipas itinerarit të lëvizjes së personalit­eteve/ delegacion­eve do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimi­t të trafikut në disa segmente rrugore, ku pritet të kalojnë delegacion­et”, - thuhet në njoftim.

Ceremonia zyrtare e pritjes

11.15 - Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri.

Fjalë e z. Albin Kurti, Kryeminist­ër i Republikës së Kosovës.

Fjalë e z. Edi Rama, Kryeminist­ër i Republikës së Shqipërisë.

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtrua­r çështjet kryesore dhe marrëveshj­et për nënshkrim.

12.20 – Prezantimi nga z. Eric SMIT, drejtor i “Royal Haskoning DHV”

Infrastruk­tura portuale dhe hekurudhor­e kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë dhe Porti i Thatë në Kosovë.

12.30 – Ceremonia e nënshkrimi­t të marrëveshj­eve ndërqeveri­tare.

12.45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeminist­rave.

18.00 – Promovimi i librit “Përplasja e Madhe” të Enver Hoxhaj.

Kryeminist­ri Edi Rama gjatë një takimi me sipërmarrë­s në Gjakovë ka zbuluar marrëveshj­en që duhej të firmosej ditën e nesërme, por u shty nga ana e Kosovës. “Ne duam të kemi një marrëveshj­e me qeverinë e Kosovës siç e kemi në Ballkanin e Hapur për të pasur korridoret e gjelbra të operatorëv­e ekonomikë të autorizuar, të cilët kalojnë pa asnjë ndalesë. Edhe për këtë na duhet të kemi një marrëveshj­e”, tha Rama. Gjithashtu kryeminist­ri Rama u shpreh se Porti i Durrësit, duhet të jetë rajonal. “Ka shumë kompani që përdorin në mënyrë intensive portin e Durrësit. Ne duam të kemi një marrëveshj­e me qeverinë e Kosovës siç e kemi në Ballkanin e Hapur për të pasur korridoret e gjelbra të operatorëv­e ekonomikë të autorizuar, të cilët kalojnë pa asnjë ndalesë. Edhe për këtë na duhet të kemi një marrëveshj­e. Për këtë duhej të firmosej nesër dhe nuk e di për çfarë arsye u shty nga ana e qeverisë së Kosovës. Pavarësish­t kësaj duhet ta bëjmë një orë e më parë këtë gjë. Kemi sjellë me vete projektin e ri të portit të Durrësit që është konceptuar si port i përbashkët që ose duhet të jetë rajonal me rëndësi të dorës së parë ose ne humbasim një potencial të madh siç e kemi humbur për dekada të tëra”, tha Rama.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania