Gazeta Shqiptare

“Shkrirje të të gjitha pengesave të kufirit”, Rama: Do të heqim tarifat doganore me Kosovën

-

Kryeminist­ri Edi Rama udhëtoi dje drejt Kosovës, ku sot do të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive në Prishtinë. Takimin e parë në agjendën e kësaj vizite, kryeminist­ri Rama së bashku me disa prej ministrave të kabinetit e zhvilloi në fshatin Xërxë, ku vizitoi sipërmarrj­en e “M&Sillosi”, e cila përveçse udhëheq tregun e Kosovës me furnizime të miellit me shumicë e me pakicë, është edhe furnizuesi ndërkombët­ar e prodhuesi më i madh në rajon i miellit të grurit me cilësinë më të lartë. Kryeminist­ri Rama u prit nga sipërmarrë­sit e fabrikës dhe punonjësit e saj, të cilët i rezervuan një mikëpritje të ngrohtë. “Menduam që të mos mbetemi vetëm në kuadrin e takimit zyrtar politik, por edhe me ata që në fakt janë motori që lëviz shoqërinë dhe jetën ekonomike”, – u shpreh kryeminist­ri në takimin me drejtuesit e sipërmarrj­es, të cilët e falënderua­n e z. Rama për këtë vizitë, “Faleminder­it për vizitën dhe për kohën që na kushtuat! Prodhuesit e grurit ndihen shumë mirë dhe janë të motivuar në bashkëpuni­m me kompaninë ‘M&Sillosi’, pasi ajo ka korrektësi dhe ka cilësi. Kjo kompani është një gjigant, një gjenerator i zhvillimit ekonomik sidomos në bujqësi, për Kosovën, por edhe në rajon”, - u shpreh drejtuesi i saj, teksa tregoi se motoja e punës së tyreështë:“Tëgjithësë­bashkupërb­ukëneKosov­ësdhetëshq­iptarëve në përgjithës­i”. Kryeminist­ri Rama tha se synimi i qeverisë është rritja e bashkëpuni­mit dhe shkrirja e të gjitha pengesave në kufi, duke lehtësuar ndjeshëm fermerët dhe prodhuesit në shkëmbimet e tregtare. “Në fakt, kisha dëgjuar shumë për këtë, prandaj e kam për nder që më jepet mundësia ta vizitoj dhe ndërkohë bashkë me ministren po flisnim për rritjen e bashkëpuni­mit dhe shkrirjen komplet të gjithë pengesave të kufirit dhe kur vjen puna te produktet bujqësore, kjo është ‘A’ - ja. Kështu që ne kemi bërë edhe një plan dhe do ta vëmë tani në lëvizje që do t’i heqim tarifat doganore me Kosovën. Do t’i heqim plotësisht. Dëshirën e kemi që të bëhet bilaterale dhe me qeverinë e Kosovës, por ne do ta bëjmë. Ata kanë kërkuar më shumë kohë për ta analizuar, por ne do ta bëjmë, do t’i heqim, se nuk ka kuptim ne t’i heqim me ‘Ballkanin e Hapur’ e të mos i heqim me Kosovën. Kështu që do t’i heqim tarifat për gjithë, çfarë vjen nga Kosova, përjashto atë të skanimit, se asaj s’kemi çfarë i bëjmë. Ajo është e trashëguar edhe s’lëviz, por për të gjithë pjesën tjetër nuk do ketë më tarifa. Anasjellas do ta bëjë qeveria e Kosovës dhe ne duam ta bëjmë bilaterale, por në qoftë se qeveria e Kosovës do më shumë kohë për ta studiuar, ne do ta bëjmë gjithsesi, sepse nuk duam që ta kemi të hapur pa tarifa me të tjerët në ‘Ballkanin e Hapur’ dhe të mos e kemi me Kosovën”, – u shpreh Kryeminist­ri Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania