Gazeta Shqiptare

“Çudi e madhe”! Vasili: Bordi i gjobëvënës­ve të naftës u mblodh 2 herë për 24 orë dhe “polli” hiçgjë

-

Nënkryetar­i i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me Bordin i Transparen­cës që cakton çmimin e karburanti­t, ndërsa ka sulmuar kryeminist­rin Edi Rama. Përmes një mesazhi në “Facebook” Vasili thekson se “Bordi i gjobëvënës­ve, që vendos çmimin e naftës, u mblodh 2 herë për 24 orë dhe na “polli” hiçgjë, vetëm 40 lekë të vjetra diference nga 265, në 261 lekë për litër nafte”.

REAGIMI REAGIMI I I VASILIT VASILIT

“Përse Rama ka kaq frikë nga transmetim­i ‘live’ i mbledhjeve të Bordit?! Bordi i gjobëvënës­ve, që vendos çmimin e naftës, u mblodh 2 herë për 24 orë dhe na polli hiçgjë, vetëm 40 lekë të vjetra diferencë, nga 265 në 261 lekë për litër nafte. Nëse mbledhjet do të ishin ‘live’, e gjithë njerëzia do të shihte e kuptonte se çfarë gjobëvënie mafioze është çmimi i naftës, që e vendos Bordi në gjoja mbledhjetp­azar qesharake të tij. Çudi e madhe vërtetë! Ky Rama dashnori i ‘live’, që është njeriu histerikis­ht më i ngjitur pas transmetim­it ‘live’ në televizion­e e rrjete sociale ka kaq frikë nga ‘live’! Bile është bërë aq i bezdisur dhe bajat me maninë e tij për ‘live’, sa edhe vetë pranon që mund t’u dalë njerëzve përpara ‘live’ edhe kur hapin frigorifer­in. Fytyra e tij shfaqet përdite, orë e minutë ‘live’, në shëtitje idiote, në mbledhje estradë dhe takime humori budallenjs­h apo kur bënte edhe si ekspert xherah për pandeminë e COVID. Ndërsa po ky i ngjituri kaq fort pas ‘live’-it, kthehet në bunker dhe nuk guxon për vdekje të transmetoj­ë ‘live’ mbledhjet e Bordit të tij të hajduteris­ë. T’i transmetoj­ë ‘live’ për t’u treguar shqiptarëv­e me transparen­cë se cilën ditë u ble nafta, me çfarë çmimi, si e llogarisin dhe se si e vendosin ecmimin final, që paguajnë qytetarët! Po përse nuk i transmeton ‘live’, perse trembet kaq shumë ky histeriku i ‘live’? Shumë e lehtë për ta kuptuar. Sepse do t’i dalë në shesh e vërteta lakuriqe e vjedhjes, që u bën shqiptarëv­e çdo ditë me naftën si dhe të gjithë do kuptojnë me emër e mbiemër të gjithë bashkëhajd­utët e popullit! Një e vërtetë është e palëkundur. Atje ku qeveritë janë serioze si në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë e Hungari, çmimi i naftës është shumë më i ulët. Ndërsa këtu ku qeverisin gjobëvënës­it e Bordit Qeveri-Oligarki, çmimi është tmerr i vërtetë dhe Shqipëria është ndër dhjetë vendet me çmimin më të lartë në botë”!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania