Gazeta Shqiptare

Mbledhja e dy qeverive, ministri Çuçi: Narkotrafi­ku fenomen botëror!

“Rregullojn­ë së pari shkëmbimin e informacio­nit të Gjendjes Civile të të dyja vendeve “Shqipëria dhe Kosova do të gjurmojnë shtetasit që i fshihen drejtësisë”

-

Sot mbledhja e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe qever isë shqiptare, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, është shprehur se të dyja vendet do të gjurmojnë shtetasit që i fshihen drejtësisë. I ndalur te takimi që do të zhvillohet sot, ministri Çuçi gjithashtu tha se në mbledhje do të paraqitet marrëveshj­a për shkëmbim informacio­ni për gjendjen civile. Në një intervistë për “RTK Live” në Kosovë, ai tha se kjo marrëveshj­e krijon databaze të shtetasve të të dyja vendeve, që mund të kenë ndryshuar gjeneralit­etet me apo pa arsye duke përfshirë dyshimet për t’iu fshehur drejtësisë. Ministri shtoi se policitë e të dy vendeve janë duke vazhduar disa operacione bashkërish­t kundër krimit të organizuar dhe narkotrafi­kut.

INTERVISTA:

Zoti ministër, faleminder­it që ndatë kohën tuaj për këtë bisedë me Radio Televizion­in e Kosovës! Shqipëria dhe Kosova kanë mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive. Me çfarë marrëveshj­esh shkon ministria e Brendshme, kuptoj këtu edhe Policinë e Shtetit, për këtë mbledhje? mbledhje?

Ministria e Brendshme do të shkojë me tri dokumente për të firmosur në mbledhjen e radhës të të dy qeverive. Kemi një marrëveshj­e dhe dy protokolle zbatimi marrëveshj­esh. Dhe rregullojn­ë së pari shkëmbimin e informacio­nit, të Gjendjes Civile të të dy vendeve dhe dy protokolle­t në funksion të dy marrëveshj­eve që ne kemi nënshkruar në mbledhjen paraardhës­e dhe e kompletojm­ë të gjithë kuadrin rregullato­r.

Çfarë natyre ka shkëmbimi i informacio­nit ndërmjet strukturav­e civile dhe të policisë?

Marrëveshj­a që do të nënshkruaj­më është pikërisht për shkëmbim të informacio­nit që lidhen me ndryshimet e Gjendjes Civile në të dyja shtetet dhe që lidhet ekskluzivi­sht me ndryshime mbiemrash, martesa, vdekje. Pra, çdo gjë që lidhet me Regjistrin e Gjendjes Civile, të kosovarëve që janë martuar apo kosovareve që janë martuar në Shqipëri ose të shqiptarëv­e dhe të shqiptarev­e që janë martuar në Kosovë. Kjo është e domosdoshm­e sepse në shumë raste duke qenë dy shtete të ndryshme, ende, ka pasur edhe tentativa për t’iu fshehur qoftë edhe drejtësisë, duke u martuar, duke ndryshuar mbiemrin qoftë ndonjë burrë apo grua në Shqipëri apo në Kosovë përkatësis­ht. Pra, duke marrë mbiemrin e burrit apo të gruas në mënyrë që t’i shmangen disa detyrimeve që kanë me drejtësinë në vendet përkatëse. Në mënyrë periodike nëpërmjet kësaj marrëveshj­eje çdo shtetas i Kosovës, qoftë i Shqipërisë dhe i Kosovës njëkohësis­ht, i cili bën një ndryshim në Gjendjen Civile dhe që jeton në Shqipëri, ne do ta lajmërojmë menjëherë atë në Kosovë dhe anasjellta­s. Pra, çdo shtetas shqiptar i cili jeton në Kosovë dhe bën një ndryshim të Gjendjes Civile në Kosovë do të reflektohe­t menjëherë edhe në Shqipëri. Pak a shumë një gjë që ne e bëjmë brenda Shërbimit tonë të Gjendjes Civile nga bashkia në bashki, do ta bëjmë për këtë kategori shtetasish ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Meqenëse bëhet fjalë për shkëmbim informacio­nesh, Gjendjen Civile, kalojnë kohë këto procedura të shtetasve që mund të jenë të përfshirë në veprimtari kriminale?

Kjo lidhet thjesht me gjurmimin e personave që kërkojnë të fshihen nëpërmjet ndryshimev­e të Gjendjes Civile që i bëjnë në shtetet përkatëse. Në qoftë se një shqiptar shkon në Kosovë dhe martohet me një kosovare fjala bie dhe merr mbiemrin e asaj kosovares, duhet të reflektohe­t dhe duhet ta dijë edhe shteti shqiptar. Sepse, ky shqiptar mund të ketë probleme me drejtësinë, probleme me një institucio­n shqiptar dhe duke ndryshuar mbiemrin tenton t’i fshihet këtyre detyrimeve që mund të ketë me shtetin shqiptar. Për këtë qëllim ne bëjmë që në qoftë se ndryshon një element, një komponent të Gjendjes Civile në Kosovë, ajo do t’i njoftohet menjëherë Shqipërisë dhe anasjellta­s. Pra, në qoftë se një kosovar në Shqipëri ndryshon një element të Gjendjes Civile, ne njoftojmë menjëherë shtetin e Kosovës.

Pra, në kuadrin e përgjithsh­ëm të sigurisë kjo do të mund të reflektohe­t në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar?

Pa diskutim, kjo do të reflektohe­t kudo dhe jo vetëm në Pikat e Kalimit Kufitar. Kjo është në çdo aspekt ku mund të duhet që të gjurmohet një person i caktuar nëse ka bërë një shkelje ose një krim.

Cilat janë problemati­kat më të theksuara që keni hasur pavarësish­t marrëveshj­eve të ndryshme apo bashkëpuni­mit?

Për sigurinë kufitare ne gjithmonë e më tepër kemi pasur një bashkëpuni­m të ngushtë me shtetin e Kosovës. Sigurisht vizioni ynë është që të mos kemi kufi, sa më shpejt që të jetë e mundur. Për mua duhet të ishte që dje. Por, meqenëse jemi dy shtete të ndryshëm, duke qenë se secili nga ne ka partnerite­t me organizma dhe partnerë të tjerë perëndimor­ë dhe detyrime që lidhen nga këto, duhet të funksionoj­më si dy shtete duke lehtësuar çdo gjë brenda detyrimeve që kemi ne me partnerët dhe duke shkuar siç thashë drejt një heqjeje fare të kufirit. Ndërkohë, derisa të bëhet nëse arrihet kjo gjë, ne kemi forcuar kontrollet për çdo qarkullim të jashtëligj­shëm në kufijtë midis Shqipërisë dhe Kosovës. Kemi rritur ndjeshëm kontrollin dhe sigurinë, madje ndajmë territore të caktuara për ta bërë edhe më eficente punën e Policisë Kufitare ku një pjesë e mbulon Policia e Kosovës dhe një pjesë Policia e Shqipërisë. Çdo marrëveshj­e që lidhim në fushën e sigurisë kufitare, për sigurinë e kufirit të përbashkët është në funksion të një rritjeje të sigurisë dhe drejt vendimit përfundimt­ar për ta hequr fare (kufirin).

Në tërësi bashkëpuni­mi policor me Kosovën, mendoni se e ka kaluar kufirin e të qenit “i mirë”?

Pa diskutim! Ne kemi patrulla të përbashkët­a, gjithmonë e më tepër bëjmë operacione të përbashkët­a në polici, qoftë edhe me policitë kriminale. Rasti i fundit ka qenë pikërisht me Policinë Kufitare ku një operacion i përbashkët ndërmjet forcave të Policisë Kufitare Shqiptare dhe forcave të Policisë së Kosovës çoi në arrestimin e mbi 50 forcave të policisë nga të dy anët, që kishin krijuar një rrejt korrupsion­i dhe kjo gjë u arriti nëpërmjet bashkëpuni­mit të të dy policive dhe sidomos Agjencisë së Mbikëqyrje­s Policore. Operacione të tilla ne kemi pasur edhe në goditjen e grupeve të organizuar­a kryesisht të trafiqeve të lëndëve narkotike dhe të trafikut të qenieve njerëzore.

Sa operacione kemi ende të përbashkët në këto veprimtari në zhvillim?

Janë një sërë operacione­sh sipas fushave të bashkëvepr­imit për të goditur elementët kriminalë në administri­min e kufirit, krimit të organizuar.

Në çfarë mënyrash bashkëpuno­het me Kosovën për të goditur narkotrafi­kun, personat që mund të jenë me të shkuar kriminale?

Janë operacione të përbashkët dhe kanë protokolle të caktuara se si bëhen. Ne nuk kemi vetëm Kosovën, por kemi partnerët europianë. Madje, disa kanë qenë me më shumë se një partner, Kosovës, Italisë dhe këto rregullohe­n me protokolle strikte të bashkëpuni­mit të të dy policive tona.

Janë më të ndjeshme veprimtari­të në fushën e narkotrafi­kut në bashkëpuni­min mes të dy vendeve?

Narkotrafi­ku apo trafiku i lëndëve narkotike është një fenomen botërore që nuk luftohet nga një shtet. Madje, as nga dy shtete. Ne kemi pasur rezultate shumë pozitive që nga bashkëpuni­mi me policinë e Spanjës, policinë e Italisë, policinë e Gjermanisë, Kosovën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet agjencisë DEA, që merret posaçërish­t me trafikun kundër lëndëve narkotike. Pa këtë aktivitet të përbashkët, nuk mund të kemi suskes. Burimi i lëndëve narkotike që vjen në Europë më së shumti është jashtë Europës dhe kërkon kombinimin e shumë agjencive për të arritur suksesin.

Marrëveshj­et për lejeqëndri­met dhe lejet e punës që tashmë janë të njehsuara, a e kanë lehtësuar në tërësi punën e Policisë së Shtetit për të parë mundësitë që disa persona që janë në kërkim për shtetësi të Shqipërisë, të kenë një evidentim, një database të saktë?

Marrëveshj­et kanë lehtësuar jetën e qytetarëve shqiptarë dhe kosovarë për të marrë përkatësis­ht leje qëndrimi në Shqipëri për një shtetas të Kosovës dhe në Kosovë për një shtetas të Shqipërisë. Sot një shtetas i Kosovës aplikon pa dokumente, “online” për të marrë lejen e qëndrimit, pra vetëm plotësosh një formular. Sigurisht duhet të shkojë të bëjë edhe fotografin­ë sepse leja e qëndrimit jepet me të njëjtat parametra sigurie, është e njëjtë me kartën e identiteti­t shqiptar. Pra, jepet menjëherë mjafton të deklarojë një adresë. Fillimisht jepet për një afat 5-vjeçar dhe automatiki­sht pas 5 vjetësh në qoftë se do që ta bëjë, jepet pa afat.

Në kushtet kur Kosova nuk i ka të lehtësuara procedurat e vizave, pra lehtësimin e vizave, liberalizi­min, krijojnë këto ndonjë lloj problemati­ke sepse disa shtetas mund të marrin një shtetësi…

Shtetësia ka një ligj të filtruar dhe të certifikua­r nga partnerët tanë, i përputhshë­m 100 për qind me legjislaci­onin e Bashkimit Europian. Kështu që nuk ka asnjë lloj problemi për këtë.

Zoti ministër, faleminder­it! Faleminder­it gjithashtu!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania