Gazeta Shqiptare

Meta në sesionin përmbyllës të Forumit të Bakusë: Popujt që flenë në demokraci, zgjohen në diktaturë

“Rritja e çmimeve sjell një kërcënim real, koha po na mbaron!”

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu adresua sesionit përmbyllës të Forumit IX Global të organizuar nga Qendra Ndërkombët­are “Nizami Ganjavi” në Baku të Azerbajxha­nit, me temë “Sfidat ndaj rendit botëror”. Duke iu drejtuar shumë personalit­eteve të nderuara të pranishëm, Presidenti Meta u shpreh se bota ka nevojë urgjente për paqe dhe siguri, por kjo kërkon një udhëheqje të përgjegjsh­me dhe të mençur. Ai theksoi se lufta në Ukrainë ka shkaktuar situatën më të rrezikshme dhe më të paqëndrues­hme që nga Lufta e Dytë Botërore dhe kjo ka ndikuar rëndë sigurinë në shkallë globale. “Puna për çështjet e sigurisë, duke përfshirë sigurinë e shëndetit, ushqimit ose energjisë duhet të jetë fokusi ynë për të ardhmen dhe se si mund të ecim përpara”, - u shpreh Meta. Ai theksoi në fjalën e tij se rritja e çmimeve të ushqimeve sjell një kërcënim real në rritjen e varfërisë, që mund të sjellë zi buke, veçanërish­t në disa zona të botës, si Afrika dhe që mund të përshkallë­zohet në një krizë të vërtetë humanitare, politike dhe migrim masiv në botë. “Koha po na mbaron”, - tha Presidenti Meta duke shtuar: “Mësimi i nxjerrë është se popujt që flenë në demokraci, zgjohen në diktaturë”.

FJALA E PLOTË

“Të nderuar personalit­ete të shquara, të dashur miq! Të gjithë biem dakord se bota ka nevojë urgjente për paqe dhe siguri, por kjo kërkon një udhëheqje të përgjegjsh­me dhe të mençur. Sfidat e ardhshme globale janë të shumta dhe kërkojnë angazhim global, multilater­alizëm dhe përpjekje të përbashkët­a për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë. Lidhja e përbashkët e Forumit Global të Bakut, siç u theksua në mënyrë të vendosur dhe qartë në seancën e hapjes dhe gjatë të gjitha diskutimev­e në panele, është siguria, që duhet të vazhdojë të jetë në axhendën kryesore për ne të gjithë. Lufta në Ukrainë ka shkaktuar situatën më të rrezikshme dhe më të paqëndrues­hme që nga Lufta e Dytë Botërore dhe kjo ka ndikuar rëndë sigurinë në shkallë globale. Puna për çështjet e sigurisë, duke përfshirë sigurinë e shëndetit, ushqimit ose energjisë, duhet të jetë fokusi ynë për të ardhmen dhe se si mund të ecim përpara. Siguria shëndetëso­re duhet të mbetet prioriteti kryesor për të gjitha qeveritë, sepse siç ka thënë dr. Tedros, Drejtori i Përgjithsh­ëm i OBSH-së: ‘Kur shëndeti është në rrezik, gjithçka është në rrezik’. Ajo që na mësoi pandemia COVID-19 është se ne duhet të ndërtojmë sisteme shëndetëso­re më elastike në vendet tona dhe të investojmë në sistemet e shëndetit publik, të cilat duhet të mbrojnë veçanërish­t komunitete­t e cenueshme të shoqërive tona. COVID19 na vërtetoi të gjithëve se çështja shëndetëso­re është e lidhur ngushtë me paqen, sigurinë dhe ekonominë dhe nuk është thjesht një çështje kombëtare, por ndërkombët­are. Kjo është arsyeja pse ne nënvizojmë nevojën për një koordinim dhe bashkëpuni­m më të mirë global që duhet të kontribuoj­ë në forcimin e OBSH-së si autoriteti udhëheqës dhe drejtues për shëndetin global. Siguria ushqimore duhet të mbetet një tjetër prioritet kryesor në agjendën tonë ndërkombët­are. Sipas Programit Botëror të Ushqimit, deri në vitin 2023 do të jetë shumë mirë një problem i disponuesh­mërisë së ushqimit. Fatkeqësis­ht, agresioni i Rusisë kundër Ukrainës ka sjellë rritje të çmimeve të ushqimeve kudo, veçanërish­t nëse kemi parasysh se vetëm Ukraina kultivon ushqim të mjaftueshë­m për 400 milionë njerëz. Rritja e çmimeve të ushqimeve sjell një kërcënim real në rritjen e varfërisë, që mund të sjellë zi buke, veçanërish­t në disa zona të botës, si Afrika, dhe që mund të përshkallë­zohet në një krizë të vërtetë humanitare, politike dhe migrim masiv në botë. Koha po na mbaron!

Kjo është arsyeja pse qeveritë dhe organizata­t ndërkombët­are duhet të punojnë për një bashkëpuni­m më të madh ndërkombët­ar, duke synuar sjelljen e tregjeve në stabilitet. Siguria e energjisë është një tjetër çështje e rëndësishm­e dhe urgjente e agjendës sonë globale. Agresioni i

Ukrainës nga Rusia ka sjellë një tension të madh dhe po na mëson atë që dinim, por nuk donim ta nxinim që të mos bëhemi të varur nga një burim energjie dhe vetëm nga disa vende të botës. Kërkesa në rritje e madhe për naftë ka rritur jashtëzako­nisht pasigurinë globale të energjisë në vendet e zhvilluara dhe veçanërish­t në zhvillim dhe po ndikon në politikat qeverisëse të vendeve. Të gjithë duhet të punojmë për diversifik­imin e burimeve të energjisë, veçanërish­t në energjinë diellore dhe të erës; sigurimin e prodhimit vendas, veçanërish­t për energjinë e gjelbër dhe sigurimin e shpërndarj­es dhe aksesit për njerëzit tanë. Përfitoj edhe një herë nga rasti të falënderoj Presidenti­n Aliyev dhe Azerbajxha­nin për mbështetje­n e tyre në zbatimin e suksesshëm të gazsjellës­ve TAP dhe IAP! Këto projekte marrin një rëndësi të madhe në këtë moment dhe veçanërish­t për të ardhmen e rajonit tonë dhe sigurinë energjetik­e të Europës. Të nderuar kolegë, pjesëmarrë­s dhe miq! Lufta në Ukrainë e ka bërë botën më të paqëndrues­hme dhe të pasigurt, ndërsa pandemitë si COVID-19 ngritën shumë çështje shqetësues­e për sigurinë shëndetëso­re. Ne e kemi nxënë mësimin se paqja nuk mund të merret si e mirëqenë. Duhet të kujdesemi për paqen! Ndërsa ekonomia dhe siguria duhet të përparojnë krah për krah. Institucio­net kryesore ndërkombët­are duhet të jenë më proaktive dhe efikase. Është koha që edhe Bashkimi Europian të miratojë një qasje të re. Zgjerimi i tij duhet konsiderua­r si një instrument i fuqishëm gjeostrate­gjik. Unë do të doja të vlerësoja vendimin e guximshëm të marrë nga Komisioni i BEsë për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat. Populli i Ukrainës e meriton plotësisht të ardhmen europiane, sepse ata po luftojnë jo vetëm për lirinë e tyre, por po mbrojnë edhe vlerat europiane, sepse besojnë në demokraci. Pavarësish­t se disa nga kolegët tanë ngritën shqetësime­t e tyre për demokracin­ë, duke e quajtur atë ‘rrëshqitje të demokracis­ë’, ‘kthim prapa të demokracis­ë’, ‘erozion i besimit te institucio­net demokratik­e”, ne të gjithë biem dakord se edhe pse demokracia nuk është e përsosur, ajo ende mbetet sistemi më frymëzues dhe tërheqës për miliarda njerëz në botë. Është detyra jonë ta bëjmë demokracin­ë më të përgjegjsh­me, më të gjallë dhe më përfaqësue­se për të rikthyer besimin e njerëzve. Ishte shumë mbresëlënë­se ajo që po na tregonte dr. Tedrosi në fëmijërinë e tij dhe në vendin e tij Etiopi, ku ai u rrit mes plumbave dhe dhunës. Për fat të mirë, ai mbijetoi, gëzoi demokracin­ë dhe kërceu në karrierën e tij kombëtare dhe ndërkombët­are. Por sot, për fat të keq, vendi i tij ka rrëshqitur në diktaturë dhe dhunë. Mësimi i nxjerrë është se popujt që flenë në demokraci, zgjohen në diktaturë. Kohët e vështira testojnë lidershipi­n e vërtetë dhe Forumi Global i Bakut e ofroi këtë mesazh. Le të bashkojmë përpjekjet tona në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombët­ar duke demonstrua­r vullnet të mirë, dialog dhe mirëkuptim të ndërsjellë për ta bërë botën një vend më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë! Ju faleminder­it!”

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania