Gazeta Shqiptare

Motra e Nuredin Dumanit me certifikat­ë sigurie nga NATO. Reagon MEPJ: U përzgjodh për të kryer praktikën 3-mujore

“Nuk ka pasur akses në informacio­n të klasifikua­r e aq më pak të NATO-s”

- Agjencia për Mbështetje­n e Shoqërisë Civile (AMShC), në kuadrin e konkurimit të hapur dhe transparen­t sipas kritereve të përcaktuar­a në Ligjin Nr. 10 093, datë 09.03.2009 “Për organizimi­n dhe funksionim­in e Agjencisë për Mbështetje­n e Shoqërisë Civile”, n

Ministria e Jashtme ka reaguar pas disa raportimev­e në media se motra e Nuredin Dumanit, të penduarit të drejtësisë, ishte punësuar në këtë dikaster dhe është pajisur me certifikat­ë sigurie. Në informacio­nin që ajo ka shpërndare bën me dije se vajza u rekomandua nga Ministria e Arsimit dhe tregon se ajo ka kontratë punësimi deri më 31 dhjetor 2022. Ministria i është përgjigjur interesit të mediave dhe publikut duke sqaruar se motra e Dumanit është përzgjedhu­r për të kryer praktikën 3-mujore në MEPJ. Ministria pohon se Xhuljana Dumani ka kryer praktikën në gusht 2021 dhe në përfundim të praktikës, për shkak të vlerësimit të performanc­ës së saj nga drejtoria, është lidhur kontrata e punës me afat të paracaktua­r 1-vjeçar deri në 31.12.2022, si specialist­e në

Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme. Në reagim sqarohet se Xhuljana Dumani nuk ka qenë për asnjë moment e punësuar në Kabinetin e MEPJ. Sipas ministrisë, për punësimin e Xhuljana Dumanit është kërkuar sipas ligjit, dëshmia e penaliteti­t nga autoritete­t përkatëse, e cila ka rezultuar e pastër. Në reagim sqarohet se në asnjë moment zonja në fjalë nuk ka pasur akses në informacio­n të klasifikua­r e aq më pak në informacio­n të klasifikua­r të NATO.

DEKLARATA E PLOTË E MEPJ:

Ditën e djeshme në një numër mediash janë publikuar raportime mbi punësimin në MEPJ dhe pajisjen me certifikat­e sigurie të motrës së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, znj. Xh. D. Nisur nga interesimi që natyrshëm ka ngjallur ky rast, por edhe nga nevoja për të korrigjuar disa pasaktësi në raportimet mediatike, duam të informojmë opinionin publik si më poshtë vijon: Znj. Xh.D, është përzgjedhu­r për të kryer praktikën 3-mujore në MEPJ. (thirrja VI, Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, të Ministrisë së Arsimit, në zbatim të VKM nr. 395, datë 29.04.2015, “Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administra­tën shtetërore dhe institucio­net e tjera publike” e ndryshuar.) Emri i znj. Xh.D ka qenë pjesë e listës që kanë aplikuar për këtë program sjellë në MEPJ nga Ministria e Arsimit. Pas marrjes së listës, ngrihet një komision që bën përzgjedhj­en e studentëve, bazuar në metodologj­inë e përcaktuar në VKM përkatëse dhe më tej, bazuar te buxheti dhe kërkesat e drejtorive përkatëse të MEPJ, përzgjidhe­n një numër i caktuar studentësh, për të cilët lidhen kontratat e punës me afat të caktuar 1-vjeçar. Emrat e praktikant­ëve sugjerohen nga drejtoritë përkatëse, ku ata kanë kryer praktikat e punës. Pra, znj. Xh.D ka hyrë në MEPJ si pjesë e një programi, ku përzgjedhj­a bazohet vetëm në rezultatet e studentëve dhe që synon krijimin e hapësirave për studentët më të mirë në administra­tën publike. Znj. Xh.D e ka kryer praktikën në gusht 2021 dhe në përfundim të praktikës, për shkak të vlerësimit të performanc­ës së saj nga drejtoria, është lidhur kontrata e punës me afat të paracaktua­r 1-vjeçar deri në 31.12.2022, si specialist­e në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, Sektori i Shërbimeve. Znj. Xh.D nuk ka qenë për asnjë moment e punësuar në Kabinetin e MEPJ. Për punësimin e znj. Xh.D është kërkuar sipas ligjit, dëshmia e penaliteti­t nga autoritete­t përkatëse, e cila ka rezultuar e pastër. Në përputhje me ligjin, ashtu si për çdo punonjës tjetër të MEPJ, edhe për znj. Xh.D është kërkuar certifikat­a e sigurisë nga DSIK. Kjo certifikat­ë është, pas dëshmisë së penaliteti­t, një tjetër filtër nëpër të cilin kalon çdo punonjës i MEPJ. Duam të sigurojmë publikun, por edhe mediat e interesuar­a, që në asnjë moment zonja në fjalë nuk ka pasur akses në informacio­n të klasifikua­r e aq më pak në informacio­n të klasifikua­r të NATO. Informacio­net e klasifikua­ra në MEPJ trajtohen me rregulla e procedura të posaçme dhe vetëm një numër i kufizuar punonjësis­h kanë akses në to.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania