Gazeta Shqiptare

U kapën me 20 kg kanabis dhe 1.250 euro, prangosen 5 persona

-

shme, ndërsa mohoi të ketë konflikte me njeri. Sa i takon personit për të cilin policia njoftoi se Aga është në konflikt, ky i fundit u shpreh se është konfliktua­r me fjalë disa muaj më parë dhe në lidhje me këtë gjë ka bërë denoncim në polici. Aga paralajmër­oi se nëse policia nuk vepron për të çuar autorët e sulmeve ndaj tij para drejtësisë, do të marrë masat e tij. “U bënë 5 herë që vijnë te shtëpia. Dy herë kanë hedhur benzinë te makina, dy herë të tjera kanë ardhur kanë qëlluar me armë. Mbrëmë i kanë hedhur dyqanit tritol. Unë nuk kam konflikt me njeri. Ai personi me mua nuk ka pasur asnjë lloj konflikti.

Më ka thënë dy llafe dhe unë ato llafe i kam thënë në polici. Policia i ka dyshimet, ajo t’i zbardhë dyshimet. Unë për vete nuk i kam borxh askujt. Unë nuk jam frikacak. Këta janë zagarë që i bëjnë këto gjëra. Unë për fat isha vetë në shtëpi. Gruan s’e kisha në shtëpi. Djemtë i kam jashtë. Dua drejtësi! Të zbardhet kjo çështje, ose do të marr masat e mia, se nuk do pres unë me duar në xhepa të vijnë ata prapë. Kamera ka, policia t’i zbardhë”, - u shpreh Aga. Ndërkaq, pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake dyshohet se shkak i shpërthimi­t me tritol në biznesin e Shaban Agës dyshohet se ka lidhje me një konflikt të djalit të tij, më saktë me një borxh në Angli. Mësohet se autori dhe djali i Shaban Agës janë konfliktua­r në Angli, pasi dyshohet se djali i Agës i ka marrë një borxh. Autori, shtetasi Dardan Kadiu, ka ardhur në Shqipëri dhe i ka kërkuar borxhin familjes së djalit, me të cilin pati konflikt, por nga Shaban Aga nuk ka marrë borxhin që i kishte djali i tij dhe është konfliktua­r edhe me të dhe i vendosi edhe tritolin në biznes. Por në një intervistë për gazetaren Klodjana Haxhiaj, 58-vjeçari Aga mohoi që ky të jetë motivi, pasi siç tha ai, i biri është sqaruar me 31vjeçarin dhe nuk i ka askujt borxh.

KUKËS - Policia ka arrestuar në flagrancë 5 persona, banues në Vlorë, të cilët transporto­nin lëndë narkotike të jashtëligj­shme. Pas arrestimit, u janë sekuestrua­r 20 kg kanabis, 1.250 euro si dhe 10 aparate celularë. Bëhet fjalë për Dritan Xhindaj, 33 vjeç; Tautant Bejaj, 36 vjeç; Tili Xhindi, 34 vjeç; Skerdilajd Veizaj, 32 vjeç dhe Kleanth Hoxha 47 vjeç, banues në Vlorë. Policia bëri dje me dije se është duke punuar për identifiki­min dhe vënien para përgjegjës­isë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”, kryer në bashkëpuni­m.

 ?? ?? KONFLIKTI PËR BORXHIN
Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake dyshohet se shkaku i shpërthimi­t me tritol në biznesin e Shaban Agës dyshohet se ka lidhje me një konflikt të djalit të tij, më saktë me një borxh në Angli. Mësohet se autori dhe djali i Shaban Agës janë konfliktua­r në Angli, pasi dyshohet se djali i Agës i ka marrë një borxh. Autori, shtetasi Dardan Kadiu, ka ardhur në Shqipëri dhe i ka kërkuar borxhin familjes së djalit, me të cilin pati konflikt, por nga Shaban Aga nuk ka marrë borxhin që i kishte djali i tij dhe është konfliktua­r edhe me të dhe i vendosi edhe tritolin në biznes.
KONFLIKTI PËR BORXHIN Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake dyshohet se shkaku i shpërthimi­t me tritol në biznesin e Shaban Agës dyshohet se ka lidhje me një konflikt të djalit të tij, më saktë me një borxh në Angli. Mësohet se autori dhe djali i Shaban Agës janë konfliktua­r në Angli, pasi dyshohet se djali i Agës i ka marrë një borxh. Autori, shtetasi Dardan Kadiu, ka ardhur në Shqipëri dhe i ka kërkuar borxhin familjes së djalit, me të cilin pati konflikt, por nga Shaban Aga nuk ka marrë borxhin që i kishte djali i tij dhe është konfliktua­r edhe me të dhe i vendosi edhe tritolin në biznes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania