Gazeta Shqiptare

Operacioni i koduar “Restart”, arrestohet i 20-ti i grupit, sekuestroh­en mbi 8 kg kanabis

-

KORÇË - Ka shkuar në 20 numri i personave të arrestuar nga Policia e Shtetit në kuadër të finalizimi­t të operacioni­t “Restart”, i cili vijon hetimet prej 7 muajsh. Në pranga ka përfunduar 22-vjeçari Fatjon Islami pasi u kap në mjetin e tij “Volkswagen” me 8 kg lëndë të dyshuar si kanabis dhe një pako tjetër me peshë 550 gr kanabis në formë çokollate. Me ndalimin e të riut, i cili banon në Elbasan, ka shkuar në 20 numri i të ndaluarve të grupit kriminal në fushën e shpërndarj­es dhe trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek. I riu do të akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohe­t faza e tetë e operacioni­t policor të koduar “Restart”, startuar shtatë muaj më parë. Vihet në pranga 1 tjetër shtetas dhe sekuestroh­en 8 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate. Shkon në 20 numri i të ndaluarve, në 493.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate, sekuestrua­r në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e shpërndarj­es dhe trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek. Specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëv­e në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacioni­t policor “Restart”, nisur shtatë muaj më parë kanë finalizuar me sukses fazën e tetë të tij, si rezultat i së cilës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Fatjon Islami, 22 vjeç, banues në Elbasan. Në bazë të informacio­neve të grumbullua­ra se shtetasi i mësipërm do të transporto­nte një sasi droge, forcat e Policisë organizuan punën dhe bënë lokalizimi­n e mjetit tip “Volkswagen”, me drejtues 22-vjeçarin, në qytetin e Bilishtit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u konstatua 1 çantë sportive e zezë, brenda së cilës u gjetën e sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 8 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 1 pako tjetër me peshë 550 gramë kanabis në formë çokollate. Në bashkëpuni­m me prokurorin­ë po vijojnë hetimet për dokumentim­in e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania