Gazeta Shqiptare

"Ai më ka thënë se është më mirë të vrasë veten", nëna e 26-vjeçarit shqiptar, apel Boris Johnson: Mos ma dërgo djalin në Ruanda!

-

NGLI - Ministria e

angleze vijon të mbyllë në qendrat e dëbimit shqiptarët që arrijnë me gomone në Angli. Gazeta "Mail on Sunday" thotë se edhe ata shqiptarë që kanë mbërritur ditët e fundit me gomone, kanë marrë njoftime se azilkërkim­i tyre do të shqyrtohet në Ruanda. Paçka se Ministria e Punëve të Brendshme dështoi në dërgimin e shtatë azilkërkue­sve të parë në Ruanda, ajo nuk ka hequr dorë nga vijimi këtij plani pas marrëveshj­es me qeverinë e Ruandës dy muaj më parë. Po ashtu, kjo gazetë ka mundur të identifiko­jë shqiptarin, të cilin të martën e shkuar u tentua të dërgohej në Ruanda bashkë me 6 azilantë të tjerë. Ishte Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, që përmes një vendimi të shpejtë ndaloi fluturimin e tyre drejt shtetit afrikan. 26vjeçarit shqiptar "Mail on Sunday" për arsye ligjore nuk ia publikon emrin, megjithatë ka publikuar rrëfimin e nënës së tij, e cila jeton në një qytet veri të Shqipërisë. "Shpresoj që Zoti ta ndihmojë djalin tim. Ai më ka treguar se është më mirë ta vrasë veten, se sa britanikët ta çojnë në Ruanda. I përgjërohe­m kryeminist­rit Boris Jonson për të mos e dërguar në Ruanda. Nëse kjo ndodh, unë nuk do ta shoh më djalin", - ka deklaruar nëna e shqiptarit. Sipas të dhënave publikuar nga "Home Office", vitin e shkuar përmes gomoneve në brigjet angleze nga Franca mbërritën 838 shtetas shqiptarë. Gazeta "Mail on Sunday" thekson në artikull se trafikantë­t vijojnë të reklamojnë në "Tik Tok" shërbime trafikimi të shqiptarëv­e nga Franca në Angli me gomone kundrejt shumave deri në 6.000 sterlina.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania