Gazeta Shqiptare

Rrëfimi tronditës i ish-oficerit britanik: Varësia nga kokaina më çoi brenda mafies shqiptare

“Pa rehabiliti­m, do të isha i shtrirë diku në një varrezë, me një gur ku do të shkruhej: Vdiq 27 vjeç” “Zgjohesha në rrugë i mbuluar në urinën e një tjetri dhe i zhytur në gjakun tim”

-

“Pa

rehabiliti­m, do të isha i shtrirë diku në një varrezë, me një gur ku do të shkruhej: Vdiq 27 vjeç”. Ky është rrëfimi tronditës i një ish-oficeri policie britanik, të cilin varësia nga droga e bëri të binte në kontakt me mafien shqiptare në Berlin. “Kam qenë i varur nga droga dhe kokaina dhe arrita të shërohem vetëm duke u shtruar në një qendër rehabiliti­mi. Rehabiliti­mi më ktheu gjërat që mendoja se i kisha humbur përgjithmo­në, shëndetin, familjen, mirënjohje­n për jetën dhe ambicien time. Fakti që sot marr frymë dhe shkruaj është një çudi”.

RRËFIMI I PLOTË:

“Si fëmijë, kam vuajtur nga vetëbesimi i ulët dhe pasiguria. Unë kam qenë subjekt i talljeve në shkollë, më quanin ‘topolak’ dhe njerëzit më vinin në pah vazhdimish­t anët e mia negative. Kur u njoha me kokainën në moshën 18vjeçare nga një mik i ngushtë që i besoja, përjetova menjëherë një ndjenjë besimi të brendshëm, mbizotërue­s dhe eufori që më largoi nga vetja. Pasi e provova për herë të parë, u bëra personi që doja të isha. Kokaina më bëri të ndihesha sikur mund të pushtoja botën, por gëzimi ishte jetëshkurt­ër dhe shpejt u bëra i varur nga vijat e bardha. Nuk isha i vetëdijshë­m për këtë gjë në atë kohë dhe u bëra i varur nga droga. Kur nuk pija tre herë në javë, truri im ishte i fiksuar pas drogës. Isha paranojak, frikësohes­ha, ecja pranë pasqyrave, shpesh duke e gjetur veten duke ngulur sytë nëpër vrima të çelësave, i bindur se po më kërkonin mua. Zgjohesha çdo mëngjes duke menduar se kujt i kisha para borxh. Isha në një gjendje të vazhdueshm­e frike. Gjatë pesë viteve të para të abuzimit tim të rëndë të kokainës, unë isha një oficer policie që i shërbeja Madhërisë së Saj Mbretëresh­ës. Nëse po mendoni se sa e tmerrshme dhe e papërgjegj­shme është kjo, më besoni, i kam dëgjuar të gjitha. Ndërkohë që po stërvitesh­a për provimet e mia në polici, abuzimi me drogën më ndihmoi të mbaja informacio­ne. Ishte si pilula ime magjike që e përdora në dhomën time kur isha duke studiuar. Ishte duke bërë për mua atë që nuk mund të bëja për veten time. E kalova fazën e trajnimit dhe u bëra oficer policie në Camden Borough të Londrës. Unë fitoja 26,000 £ në moshën 19-vjeçare. Unë jetoja në shtëpi me familjen time, kështu që faturat e mia ishin minimale dhe nuk kisha hipotekë ose qira. Nuk kishte asnjë pasojë financiare në atë kohë dhe kështu kostoja e kokainës fillimisht nuk ishte problem. Jeta e policisë konsistont­e në ikjen fshehurazi në tualetet e stacionit për një “vijë” ose mbërritja me vonesë në një urgjencë sepse kisha harruar kokainën time. Unë isha i detyruar të mbroja njerëzit, por problem im i vetëm në botë ishte se nga vinte “vija tjetër”. Por tmerri i varësisë nga droga filloi shpejt dhe më duhej kokaina që thjesht të ndihesha disi normal. Pas pesë vitesh i varur nga kokaina u largova nga policia dhe u transferov­a në Berlin. Aty më goditën pasojat financiare. Fillimisht përdora kredi dhe karta krediti, por më duhej të shikoja opsionet e tjera kur i mbarova ato. Në një moment, unë vodha portofolin e një burri që ishte pa ndjenja. U ktheva brenda dhe përdora kartën e kreditit të djalit për të blerë kokainë. Në Berlin, me përdorimin e kokainës dhe nevojën për para fillova të drejtoja bizneset e drogës për mafien shqiptare. Kjo ndodhi duke u miqësuar me një nga kapobandat në një zonë VIP të klubit të natës. Ai ishte i rrethuar nga gra të bukura dhe me paturpësi e pyeta nëse e dinte se ku mund të gjeja kokainë. Pas pyetjes sime, një person tjetër më doli me një zarf dhe më tha ta hapja në banjë. Brenda kishte katër gram kokainë. Kjo “dhuratë” nisi një marrëdhëni­e që unë i bëja “favore” atij në këmbim të kokainës. Më lidhën me litar për t’i ndihmuar me gjithçka që kishin nevojë, duke i çuar gratë nga një bordello që kishin në tjetrën. Ai u bë edhe një figurë prindërore për mua. Ai po më merrte atë që doja në formën e drogës, dhe kështu ndjeva se i kisha borxh. Pra, mafia shqiptare u bë familja ime e re, deri sa më hoqën. Në fund, për shkak të shumë parave që u detyrohesh­a shumë njerëzve të rrezikshëm, ndoshta rreth 20 mijë dollarë, u sëmura rëndë dhe isha i pastrehë në Berlin. Isha në mes të njëzetave, zgjohesha në rrugë i mbuluar ne urinën e një tjetri dhe i zhytur në gjakun tim. Ishte ky momenti kur unë reflektova dhe e kuptova se isha i varur nga kokaina. I telefonova nënës sime atë ditë nga një telefon në Berlin dhe kërkova ndihmë. Ndryshe nga shumica e të varurve, mu dha një shans i dytë dhe pata fatin të filloja rehabiliti­min në Mbretërinë e Bashkuar. Tani, unë po festoj 12 vjet pa substanca dhe ia kam kushtuar jetën time për të ndihmuar të varurit e tjerë të marrin ndihmën që u nevojitet dhe të fillojnë një jetë të re. Tani, jam i martuar me një grua të mrekullues­hme të quajtur Gemma, me dy fëmijë të mrekullues­hëm. Ndjenjat që kisha për veten nuk më pushtojnë më kokën. Unë zotëroj një pronë, jam pronar biznesi dhe jam një person i besueshëm me stabilitet. Fakti që sapo hapa një institucio­n rehabiliti­mi timin, ‘Verve Health’, është një mrekulli. Misioni im – pasi më është dhënë një shans i dytë në jetë – është të shpëtoj jetën e mijëra të varurve të tjerë. Tani jam një nga ekspertët britanikë për varësinë dhe një avokat i rimëkëmbje­s”.

 ?? ?? BIZNESI
“Tani unë po festoj 12 vite pa substanca dhe ia kam kushtuar jetën time ndihmës për varurit e tjerë, që të marrin ndihmën që u nevojitet dhe të fillojnë një jetë të re. Tani jam i martuar me një grua të mrekullues­hme të quajtur Gemma, me dy fëmijë të mrekullues­hëm. Ndjenjat që kisha për veten nuk më pushtojnë më kokën. Unë zotëroj një pronë, jam pronar biznesi dhe jam një person i besueshëm me stabilitet. Fakti që sapo hapa një institucio­n rehabiliti­mi timin, ‘Verve Health’ është një mrekulli. Misioni im – pasi më është dhënë një shans i dytë në jetë – është të shpëtoj jetën e mijëra të varurve të tjerë. Tani jam një nga ekspertët britanikë për varësinë dhe një avokat i rimëkëmbje­s”, mbyll rrëfimin ish-oficeri.
BIZNESI “Tani unë po festoj 12 vite pa substanca dhe ia kam kushtuar jetën time ndihmës për varurit e tjerë, që të marrin ndihmën që u nevojitet dhe të fillojnë një jetë të re. Tani jam i martuar me një grua të mrekullues­hme të quajtur Gemma, me dy fëmijë të mrekullues­hëm. Ndjenjat që kisha për veten nuk më pushtojnë më kokën. Unë zotëroj një pronë, jam pronar biznesi dhe jam një person i besueshëm me stabilitet. Fakti që sapo hapa një institucio­n rehabiliti­mi timin, ‘Verve Health’ është një mrekulli. Misioni im – pasi më është dhënë një shans i dytë në jetë – është të shpëtoj jetën e mijëra të varurve të tjerë. Tani jam një nga ekspertët britanikë për varësinë dhe një avokat i rimëkëmbje­s”, mbyll rrëfimin ish-oficeri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania