Gazeta Shqiptare

Doni të humbni peshë? Konsumoni vajin e kokosit për rezultate të shpejta

-

Nëse nuk e keni provuar ende, duhet ta provoni! Të konsumosh 1-2 lugë gjelle me vaj kokosi çdo ditë është shumë dobiprurës­e. Në fakt, të përfitimet për shëndetin janë të shumta. Dhe mbi të gjitha, ka pafund studime shkencore që e kanë vërtetuar. Lista e përfitimev­e të shëndetit kur hani një lugë vaj kokosi në ditë është shumë e gjatë, por më poshtë po ju rendisim arsyet kryesore pse duhet ta përfshini vajin e kokosit në menunë e përditshme, të cilat mund të ndryshojnë jetën tuaj.

Nëse po përpiqeni të humbisni kilet e tepërta, vaji i kokosit do ju ndihmojë të përshpejto­ni rënien e peshës. Konsumimi i vajit të kokosit rrit metabolizm­in, duke ju dhënë më shumë energji gjatë ditës.

Përveçse ndihmon në humbjen e peshës, vaji i kokosit jep një energji që zgjat. Si rrjedhim, konsumimi i një luge gjelle me vaj kokosi para stërvitjes ju ndihmon të rrisni vështirësi­në e ushtrimeve. Jo vetëm do të përjetoni një rritje të rezistencë­s, por do të keni një qarkullim gjaku më të mirë në muskuj.

Konsumimi i vajit të arrës së kokosit ndihmon në frenimin natyral të dëshirës për të konsumuar ushqimet e dëmshme. Ky vaj e bën këtë duke përmirësua­r tretjen dhe thithjen e lëndëve ushqyese, si dhe duke rritur metabolizm­in dhe nivelet e energjisë.

Të hash një lugë gjelle me vaj kokosi sapo ngrihesh në mëngjes, jo vetëm që përshpejto­n metabolizm­in, por është një mënyrë e shkëlqyer për të zgjuar trurin. Për më tepër, përdorimi rregullish­t i këtij vaji në dietën tuaj, përmirëson memorien.

Për shkak të efekteve pozitive për trurin, vaji i kokosit ndihmon në shmangien e sëmundjeve neuro-degjenerat­ive si Alzhaimer. Shumë sëmundje neuro-degjenerat­ive zhvillohen ngadalë në kohë dhe bëhen të dukshme në moshë të madhe. Kështu që, të konsumosh vaj kokosi çdo ditë shmang problemet e së ardhmes.

Shumë njerëz nuk pinë ujë mjaftueshë­m. Kjo sjell një gjendje dehidratim­i konstant, i cili shpesh shkakton infeksione bakteriale në rrugët urinare (e njohur si UTI). Natyrisht, këshilla kryesore është: Pini sa më shumë ujë! Por, të konsumoni vaj kokosi, është një nga trajtimet natyrale më efektive për të parandalua­r apo trajtuar UTI.

Pjesa më e madhe e yndyrave të ngopura shkatërroh­en në zorrë para se të shkojnë në gjak për t’u përdorur si energji; MCTs në vajin e kokosit përthithen totalisht dhe dërgohen direkt në mëlçi. Pankreasi, i cili punon “krahë për krahë” me mëlçinë, ka përfitime të shumta nga vaji i kokosit. Një nga funksionet kryesore të pankreasit është të prodhojë enzima që shërbejnë për të transformu­ar acidet yndyrore në energji të dobishme. Meqenëse MCTs nuk shkatërroh­en nga zorrët, por kthehen në energji, të konsumosh vaj kokosi e mban pankreasin të shëndetshë­m dhe nuk e sforcon.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania