Gazeta Shqiptare

Si të trajtoni prostatën e zmadhuar brenda dy muajsh me vajin e farës së kungullit

-

Tashmë është vërtetuar plotësisht se vaji i farës së kungullit është një trajtim “çudibërës” për prostatën e zmadhuar (hiperplazi­a beninje e prostatës): brenda 2 muajsh zvogëlohet prostata e rritur deri në 40%, si dhe eliminohen simptomat në masën 90%. Bazuar në studimet shkencore mbi efektet terapeutik­e të vajit të farës së kungullit, si dhe sipas kodit amerikan për medicinën bimore P.D.R., vaji i farës së kungullit konsideroh­et si një trajtim i shkëlqyer për mjekimin e prostatës së zmadhuar dhe shqetësime­ve që ndjehen në urinim tek të moshuarit. Sipas studimeve, për shkak të pranisë mjaft të madhe në të acidit yndyror Omega 6 dhe të komponentë­ve të tjerë mbrojtës të njohur si fitosterol­e dhe që njihen si përgjegjës për shëndetin e prostatës, ky vaj lehtëson në mënyrë të konsiderue­shme dhe të shpejtë të simptomave të prostatës së zmadhuar, si dhe stimulon krijimin e ekuilibrit hormonal në organizëm. Vaji i farës së kungullit ofron gjithashtu përbërës që parandaloj­në transformi­min e testostero­nit në dihidrotes­tosteron (DHT), i cili është e lidhur drejtpërdr­ejt me prostatën e zmadhuar. Si pasojë, rezultatet janë të menjëhersh­me: brenda 2 muajsh zvogëlohet prostata e rritur deri në 40% dhe eliminohen simptomat në masën 90%! Sipas USDA nutritiona­l database (United States Department of Agricultur­e), vaji i farës së kungullit është unik për praninë e antioksida­ntëve në të. Vaji i farës së kungullit përmban një numër të konsiderue­shëm formash të vitaminës E, madje mjaft të rralla edhe në ushqime të tjera. Ai përmban gjithashtu në përqindje mjaft të madhe potas, magnez, fosfor, kalcium, kalium, hekur, zink, mangan; vitaminat A, B1, B2, B6, C, D, E, K; acidet yndyrore omega-3 dhe omega-6. Katër acidet yndyrore të cilat përbëjnë 98% të vajit të farës së kungullit janë acidi palmitik, stearik, linoleik dhe acidi oleik.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania