Gazeta Shqiptare

Bujqësia e lënë në treg të lirë dhe (pa)varësia ushqimore

- Bujqësor Tiranës

... vetë-mjaftueshm­ëria ushqimore. Dhe vetë-mjaftueshm­ëria është pavarësi. Këto kohë, ka një shqetësim dhe angazhim në rritje në shkallë globale për vetë-mjaftueshm­ërinë.

1. VETË-MJAFTUESHM­ËRIA USHQIMORE NË KONTEKSTIN E KRIZAVE GLOBALE

Për herë të parë termi siguri ushqimore është përdorur në konferencë­n e parë botërore të ushqimit të mbajtur në Romë në 1974, në fokus të së cilës ishin problemet e shkaktuara nga kriza ushqimore e fillim viteve 1970 dhe kriza e karburante­ve e 1973. Më tej koncepti është zhvilluar më shpejtësi për shkak të rëndësisë që ka siguria ushqimore në kuptimin e plotë të fjalës. Indeksi i sigurisë ushqimore përmban tre parametra kryesorë, njëri prej të cilëve është disponuesh­mëria e ushqimit, që më së paku është mjaftueshm­ëri. Vendet e ndryshme, duke përfshirë ato të zhvilluara, ndonëse pjesë të tregut botëror, janë përpjekur në vazhdimësi për të rritur shkallën e pavarësisë ushqimore. Por, ndryshimet klimatike, pandemia e koronaviru­s dhe konflikti në Ukrainë treguan ndërvarësi­në globale në njërin prej elementeve me kritike të sigurisë së njeriut që është siguria ushqimore. Sipas indeksit global të sigurisë ushqimore (GFSI2021), vendin e parë në Europë e zë Irlanda (me 84%), dhe të fundit Serbia (me 61%). Shqipëria, Kosova dhe tre vendet e tjera të rajonit tonë nuk rezultojnë në këtë listë!

Pa kaluar plotësisht dhimbjen e krizës ushqimore të viteve 20072008, të shkaktuar nga rritja e çmimit të naftës dhe kufizimi i eksporteve, bota hyri në krizën e radhës Rusi-Ukrainë që solli kufizim të eksporteve të produkteve bujqësore ushqimore, duke bërë që vëmendja e shumë prej vendeve të zhvilluara apo në zhvillim të kthehet menjëherë tek nevoja për pavarësi ushqimore, temë kjo që nuk është e vjetëruar siç mendohej. Siç duket, mbështetja e tepruar në tregtinë ndërkombët­are dhe pamjaftues­hmëria e subvencion­eve në bujqësi në vëndet në zhvillim rezultuan në vetë-pamjaftues­hmëri në prodhimin e ushqimit. Kjo më e theksuar në vendet ku bujqësia është lënë në treg të lirë dhe ku çmimet dhe sasia e prodhimit u bënë edhe më të paqëndrues­hëm në aspektin social. Ndërsa, vendet e zhvilluara kanë modifikuar tregun për produktet bujqësore, duke stabilizua­r përgjithës­isht çmimet e tyre. Në vendet e Unionit Europian, këto ndërhyrje mbështeten në fondin Europian të garancisë bujqësore. Sipas raporteve, indeksi i çmimeve të ushqimit të BE-së u rrit me 8.9% në Prill 2022, krahasuar me një vit më parë, përkundrej­t rritjes me 29.8% të indeksit (global) të FAO-s (FFPI) për të njëjtën periudhë.

Një vend që të quhet i vetë-mjaftueshë­m në termat e disponuesh­mërisë së ushqimit duhet të prodhojë ushqim të paktën sa konsumon. Në konceptin Aristoteli­an të vetë-mjaftueshm­ërisë, ndërmjet tre të mirave, nevoja për ushqim është e para. Duke qenë se ushqimi dhe bujqësia nuk mund të ndahen, vetëmjaftu­eshmëria ushqimore shërben si tregues i performanc­ës së vetë bujqësisë. Nga ana tjetër, duke qenë se toka është një nga tre bazat kryesore fizike të bujqësisë, kuptohet varësia direkte e vetëmjaftu­eshmërisë nga madhësia dhe përshtatsh­mëria e burimeve tokësore të çdo vendi.

Parimi se “më shumë është më mirë” vlen edhe për këtë rast. Sa më i lartë indeksi i vetë-mjaftueshm­ërisë (mbi 100%) aq më mirë është për vetë bujqësinë, e cila vetëm kështu mund të bëhet e qëndrueshm­e në tre objektivat e njohur të sajë. Kjo nënkupton që vetë-mjaftueshm­ëria nuk është një koncept as ekstrem dhe as izolacioni­st, siç pretendojn­ë kritikët e tij, por një strategji e dobishme për të të arritur sigurinë ushqimore nëpërmjet rritjes së kapaciteti­t vendas për të prodhuar ushqim, ndërkohë që vendi mund të angazhohet në import dhe eksport të ushqimit. Të tre këto variabla (prodhimi, eksporti dhe importi i produkteve bujqësore) përfshihen në formulën e përllogari­tjes së këtij treguesit të disponuesh­mërisë ushqimore. Në një analizë të disa viteve më parë, Organizata Botërore e Bujqësisë dhe Ushqimit (FAO) nënvizonte se pavarësia ushqimore dhe tregtia ndërkombët­are nuk duhet parë si një dikotomi e vërtetë, dhe se politikat në mbështetje të një vetë-mjaftueshm­ërie ushqimore më të madhe janë plotësisht të përligjura.

2. NIVELI I VETËMJAFTU­ESHMËRISË USHQIMORE NË SHQIPËRI

Në këtë pjësë të shkrimit synohet tu jepet përgjigje dy pyetjeve: 1. Si ka ndryshuar niveli i vetë-mjaftueshm­ërisë ushqimore në dy periudhat, para dhe pas vitit 1990? 2. A mundet që Shqipëria të jetë e vetëmjaftu­eshme në prodhimin e ushqimit dhe një vend eksportues i rëndësishë­m?

Në Shqipëri, diskutimi teorik i konceptit të vetë-mjaftueshm­ërisë apo pavarësisë ushqimore është pothuajse inekzisten­t. Në komunikime­t akademike dhe mediatike shpjegimi i detajuar i këtij koncepti është i pakët dhe i mangët, ndërsa në ligjërimin politik dhe në dokumentet qeveritare për zhvillimin bujqësor dhe rural mungon krejtësish­t! Kjo ndoshta shpjegohet me përdorimin e ekzagjerua­r deri në banalizim të termave apo koncepteve të tillë si “pavarësi”, “sovranitet”, “vetë-mbështetje”, etj. nga propoganda komuniste e kohës dhe zbatimi praktik brutal i tyre për afro dy breza nën socializëm, duke bërë që edhe sot të ketë një tabu rreth përdorimit të tyre. Ndërkohë që, si në vënde të tjera, ky koncept ka gjetur zbatim praktik vetëm në nivelin e familjes fermere. Kurse, popullsia urbane është shumë më e varur nga produktet bujqësore ushqimore të importuara.

Nga ana tjetër, studiues dhe institucio­ne të huaja japin informacio­n të dobishëm mbi këtë temë për Shqipërinë. Kështu, Berit Backer (antropolog­e dhe etnografe Norvegjeze), në një analizë të zhvillimit ekonomik të vendit tonë në fundvitet 1970, nënvizonte se reputacion­i i fituar për mbështetje­n në forcat e veta ishte një mit dhe jo nje fakt, por se synimi për zbatimin e këtij parimi ishte arritur në një masë të madhe. Këtu fjala ishte kryesisht për prodhimin e drithërave të bukës, ku për këtë qëllim u bënë shpenzime kolosale në drejtim të zgjerimit të fondit të tokës së punueshme, që u bë në dëm të ekosisteme­ve natyrore kullosore dhe ligatinore. Gjithashtu, është i njohur fakti i investimev­e të konsiderue­shme në importin e serrave Holandeze për prodhimin e perimeve. Gjithashtu, Departamen­ti Amerikan i Bujqësisë, në një publikim për bujqësinë e vendeve të huaja (1992), flet për një raport vetëmjaftu­eshmërie ushqimore për Shqipërinë prej 85%, dhe 100 për qind në prodhimin e grurit. Për nga ky tregues vendi mund të krahasohej me disa vende të përparuara të Europës Qëndrore, por politikat e kolektiviz­imit total dhe likuidimit të fermave familjare çuan në recesion ekonomik dhe kolaps në prodhimin e ushqimit në dekadën 1980-1990. Kësaj i duhen shtuar edhe efektet e thatësirës së zgjatur të viteve 1983 -1988 dhe të 1990. Sidoqoftë, progresi bujqësor i vendit, para së gjithash duhet parë si rezultat i punës vetëmohues­e të shkencëtar­ëve dhe specialist­ëve të bujqësisë.

Periudha 1993-1996 njihet si periudha e rimëkëmbje­s së ekonomisë kombëtare, pas prekjes së fundit në 1990, duke përfshirë sektorin e bujqësisë tërësisht të privatizua­r. Por, trazirat e fillimviti­t 1997, që prodhoi kolaspi i skemave piramidale, sollën përveç të tjerash shkatërrim­in e infrastruk­turës bujqësore, kryesisht asaj ujitëse, pakësimin e sipërfaqes së tokës bujqësore të kultivuar, dhe për pasojë reduktimin e prodhimit të ushqimit. Të dhënat tona tregojnë se shkalla e vetë-mjaftueshm­ërisë për produktet bujqësore si drithrat, gruri dhe mishi është e ulët (65%, 49% dhe 79%, respektivi­sht) dhe e lartë për vezët, perimet dhe frutat (mbi 90%). Pra, aktualisht vendi nuk është i vetë-mjaftueshë­m në produktet ushqimore bazë. Krahasuar me 2005, ky indeks është rritur me rreth 40% për frutat dhe vetëm 9% për mishin. Me ndonjë përjashtim, ndryshimet e parëndësis­hme në kohë për produktet e analizuara tregojnë se struktura e prodhimit dhe konsumit në vend ka ndryshuar pak. Në vendet e BEsë vlerat e këtij indeksi janë të gjitha mbi 100%, përveç atij të frutave.

Bazuar në statistika­t kombëtare të sipërfaqes së tokës arë, asaj të mbjellë me drithra dhe rendimente­ve respektive mund të konkludohe­t se Shqipëria mund të jetë e vetë-mjaftueshm­e në prodhimin e ushqimit. Për këtë, rëndësi kritike ka treguesi i sipërfaqes së tokës së punueshme për person, që të paktën statistiki­sht është i krahasuesh­ëm me atë të Bashkimit Europian, 0.24 ha kundrejt 0.22 ha. Kushti themelor për të arritur këtë objektiv është rritja e sipërfaqes së mbjellë me drithra, që sipas përllogari­tjeve tona duhet të jetë rreth 147500 ha nga rreth 131300 ha në 2020. Dhe kjo rritje i shkon kryesisht sipërfaqes së mbjellë me grurë që duhet të arrijë në 127900 ha nga afro 54000 në 2020, duke e mbajtur të pandryshua­r nivelin aktual të rendimenti­t, që është afro 28% më i ulët se mesatarja e BE-së. Kjo pasi, një rritje e rëndësishm­e e tij në afat shkurtër duket e pasigurtë. Për të kuptuar që vendi ka potencial për këtë, mjafton ti referohemi shifres prej rreth 200000 ha të mbjellë me grurë në dekadën 1980-1990. Përkundraz­i, sipërfaqja e mbjellë me misër për drithë mund të ulet nga rreth 57000 ha në 2020 në 30000 ha. Rendimenti i tij krahasuar me atë mesatar të BE është vetëm 11% më i ulët. Shifrat e mësipërme janë korrektuar për numrin e popullsisë në 2021.

3. DISA HAPA QË MUND TË NDËRMERREN PËR TË ARRITUR NIVELIN OBJEKTIV TË VETËMJAFTU­ESHMËRISË

Rruga për të arritur një nivel vetë-mjaftueshm­eërie ushqimore të krahasuesh­ëm me BE nuk do të jetë as e shkurtër dhe as e lehtë. Disa nga hapat në këtë drejtim mund të jenë: (i) Harmonizim­i i nevojës për vetë-mjaftueshm­ëri ushqimore me kërkesën kapitalist­e për të prodhuar sipas avantazhit krahasues që maksimizon kthimin nga investimi, e thënë ndryshe, gjetja e ekuilibrit midis sovranitet­it ushqimor të vendit dhe bashkëpuni­mit me BE-së; (ii) Përcaktimi i nivelit të pranueshëm të vetë-mjaftueshm­ërisë ushqimore, që në opinimin tim nuk duhet të jetë nën 90% (iii) Përfshirja në dokumentet qeveritare të zhvillimit bujqësor dhe rural të vendit të objektivit të përcaktuar të vetë-mjaftueshm­ërisë; (iv) Rritja e substancia­le e mbështetje­s direkte për fermeret me të paktën 18 herë nga ç’është aktualisht për të arritur në mesataren e rajonit; (v) Rishikimi i legjislaci­onit për tokën bujqësore, ku të sanksionoh­et ndalimi i ndryshimit të destinacio­nit të përdorimit të tokës, me përjashtim­e të kufizuara – një variant shumë më i butë se ligji Izraelit i pronësisë kombëtare mbi tokën; (vi) Zhvillimi i programit të konsolidim­it të tokës duke përdorur praktikat më të mira të BE-së, për të arritur në madhësinë mesatare të fermës prej te pakten 3 ha nga rreth 1 ha që është sot, të krahasuesh­me me mesataren e rajonit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania