Gazeta Shqiptare

“Ishte Ilir Meta që vendosi digën”, presidenti: Reforma në drejtësi ka marrë formën e Ramës

Drejt fundit të mandatit, Meta: Mbajta premtimin, Presidenca si një kështjellë e pamposhtur “Prokurori me 69 vota, u shkel Kushtetuta”

-

Presidenti Ilir Meta tek sa po afrohet data kur i mbaron mandati theksoi se ndihet krenar për përmbushje­n e detyrës në respekt të betimit mbi Kushtetutë. Në një intervistë për “Fax News”, Meta pohoi se ai qëndroi premtimit për të ruajtur Presidencë­n si një kështjellë të pamposhtur e demokracis­ë dhe e interesit kombëtar deri më 24 korrik 2022.

INTERVISTA

Na thoni dy fjalë për reformën në drejtësi, se ju e keni firmosur pa hezituar.

Në këtë vend nuk ka një individ, ku ndërkohë ka qenë në 2 institucio­net kryesore më të larta të shtetit në këto 9 vite, siç është Ilir Meta, i cili para se të ishte në detyrën e presidenti­t, ishte prej 4 vitesh në detyrën e kryetarit të parlamenti­t. Nuk ka njeri më të përkushtua­r, që e ka treguar me vullnet, me transparen­cë, me bashkëpuni­m interesin për t’iu përmbajtur asaj reforme në drejtësi, që kërkonin qytetarët shqiptarë. Të gjithë tashmë e dinë që reforma u kthye në Ramaformë dhe këtë gjë unë e kam thënë prej kohësh. Drejtësia mori formën e zotit Rama, siç edhe ka marrë formën e tij çdo institucio­n tjetër në këtë vend. Nuk është ajo drejtësia e pavarur që pritej, se po të ishte, Shqipëria nuk do të shkonte pikiatë në renditjen e “Transparen­cy Internatio­nal”, “Reporterëv­e pa Kufij” dhe “Listës së Investimev­e”. Sepse në të kundërtën, 1 kilometër rrugë nuk do shkonte 6 herë më shtrenjtë se në Serbi dhe për këtë nuk ka asnjë arsye. Kjo do të thotë 6 herë më shumë korrupsion dhe fiktivitet në projektet, që bëhen dhe normalisht i bie 6 herë më pak rrugë që mund të ishin bërë gjatë kësaj periudhe. Një pyetje për të gjithë, si u realizuan ato 140 vota? Meqenëse dhe po afrohet data 22 korrik, 6 vjet më parë? Ato u realizuan falë insistimit, vendosmëri­së së kryetarit të Kuvendit në atë kohë, Ilir Meta, dhe ky është fakt. Atë kohë pati përpjekje për të bërë një lojë, për të bërë një kauzë, për ta ndarë që në atëherë Partinë Demokratik­e në dy pjesë. Por, ishte Ilir Meta që vendosi digën dhe tha që kjo gjë do bëhet me konsensus, siç edhe kemi rënë dakord! Kush po i bënte këto lojëra? Dihet edhe kush nuk erdhi dhe reforma u realizua dhe u bë shumë mirë në atë mënyrë sipas rekomandim­eve të Komisionit të Venecias, për të cilat kishim rënë dakord. Zbatimi i saj më pas dihet që u bë tërësisht në kundërshti­m me Kushtetutë­n, siç edhe u zgjodh edhe prokurori i përgjithsh­ëm më 69 vota. Historitë, që pasuan më pas dihen tashmë nga të gjithë. Siç është janë vonesat për Gjykatën Kushtetues­e, betimet te noteri te

Lana. Por, Ilir Meta gjithmonë u përpoq t’i parandalon­te që Shqipëria, asnjë ditë mos të ngelte pa Gjykatë Kushtetues­e dhe pa Gjykatë të Lartë. Dhe të mos arrinim në këtë situatë, ku shpikim gjoja zgjidhje shkurtimin e gjykatave në të gjithë vendin. Kjo do të thotë që u bë gati i pamundur aksesi për qytetarët shqiptarë edhe për çështjet më të thjeshta, që ata do të duhen t’i drejtohen gjykatës për të kërkuar drejtësi, sepse kishte një interes për ta kapur drejtësinë.

Një Presidencë, e cila ka qenë e ngjeshur, ka qenë më gjëra interesant­e, me përpjekje me luftë. Por, fundi i Ilir Metës, nga ky institucio­n si të duket?

Jemi në përmbyllje të një presidence 5-vjeçare, apo më saktë mandatit të parë të Ilir

Metës si President i Republikës. Gjithçka mund të thuhet se ka shkuar sipas parashikim­eve të mia dhe betimit tim mbi Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë 5 vite më parë, në raport me përmbushje­n e këtij detyrimi shumë të lartë kushtetues. Kam thënë kur jam betuar që do të mbroj interesin kombëtar dhe këtë e kam bërë në të gjitha rastet, edhe në kushtet e një presioni të jashtëzako­nshëm për të cenuar interesin kombëtar, ose për të mbyllur sytë përpara cenimeve të tilla, duke u bërë bashkëfajt­or në heshtje. Kam mbrojtur vetëm interesin publik dhe kombëtar. Kjo është shumë evidente dhe ajo që është me e rëndësishm­e në të gjitha debatet që janë hapur midis Institucio­nit të Presidenti­t dhe parlamenti­t, apo qeverisë, si në Komisionin e Venecias dhe në Gjykatën Kushtetues­e, që nuk është ndonjë sekret për asnjë, që është nën ndikimin e mazhorancë­s aktuale, të gjitha këto beteja janë fituar nga Presidenca, që ka shkëlqyer në drejtim të kushtetuts­hmërisë dhe të respektimi­t të saj me përkushtim maksimal. Nuk ka qenë e thjeshtë, përkundraz­i. Kjo Presidencë ka pasur më pak kompetenca se çdo Presidencë tjetër e Republikës së Shqipërisë. Për fat të keq, opozita ndërmori një hap vetëvrasës, jo thjeshtë për të, se për një pjesë të mirë të opozitës dhe për lidershipi­n e saj ishte një hap përfitues. Por, për demokracin­ë në vend, parlamenta­rizmin dhe institucio­net e pavarura, duke djegur mandatet dhe duke ekspozuar edhe presidenti­n përballë një mazhorance prej 122 kartonësh. Për fat të keq, opozita ka bërë pikërisht atë që ka dashur mazhoranca. E ka ndihmuar dhe ia ka lehtësuar rrugën në kapjen e sistemit të drejtësisë, përmes bojkotit të reformës dhe në bojkotimin e zgjedhjeve lokale. Në kushtet e një rrethimi të plotë dhe të gjithanshë­m të këtij institucio­ni, me një mazhorancë që kishte uzurpuar çdo institucio­n, ajo që unë dhashë si premtim besoj se u përmbush, që deri në 24 korrik 2022 kjo Presidencë dhe ky institucio­n do të vazhdojë të jetë një kështjellë e pamposhtur e demokracis­ë dhe e interesit kombëtar dhe kështu do të vazhdojë deri në ditët që vijnë deri në 24 korrik 2022.

Mediat shqiptare në këto 5 vjet, kanë publikuar më shumë se 310 mijë lajme për presidenti­n Meta dhe duke krahasuar me paraardhës­it tuaj, nuk arrihet kjo shifër. Çfarë tregon kjo për ju?

Nuk jam në dijeni të kësaj statistike që ju përmendet. Qëllimi im asnjëherë nuk ka qenë për të prodhuar lajm, por për të dërguar mesazhe kur ka qenë e rëndësishm­e, për të qenë transparen­t, si dhe për t’u përgjigjur çdo qëndrimi apo dezinformi­mi, që është shprehur në mënyrë të vazhdueshm­e nga mediat, shumica e të cilave për fat të keq janë të kapura nga qeveria, në drejtim të Institucio­nit të Presidenti­t. Sigurisht që ka qenë një Presidencë shumë aktive, nëse do të kishim një funksionim normal të parlamenti­t dhe të demokracis­ë do të kishim opozitën në parlament. Pra, do të kishim një balancë atje, natyrisht që nuk do të binte gjithë presioni mbi presidenti­n, ku ai do të detyrohej ta përballont­e këtë presion siç e ka përballuar, mendoj me shumë suksese, ose do të bëhej dhe ai pjesë e një teatri me popullin e Shqipërisë dhe të heshte për atë që po ndodh çdo ditë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania