Gazeta Shqiptare

Gjyq i pazakontë në GJKKO, 240 banorë të fshatit Kozare të Kuçovës thirren në procesin e SPAK

SPAK-u reagon për pasurinë e Shtëpenjës: Ja pse kërkuam konfiskimi­n e pronave Prokuroria e kërkon për autokombaj­nën, Bektash Shtëpenja: Kur të mbaroj korrjen e grurit, do të vij. Fermerët: Nuk është trafikant

-

Një proces i pazakontë është zhvilluar ditën e djeshme, ku për të provuar se pronat i ka me pune të ndershme, një subjekt ka sjellë në gjykatë për të dëshmuar të gjithë fshatin. 240 banorë të Kozares në Kuçovë janë thirrur për të dëshmuar në GJKKO, në procesin ndaj Bektash Shtëpenjës, pronar i një autokombaj­në që korrte grurin në fshatin në fjalë. Institucio­net ligjzbatue­se dyshojnë se ai ka pasuri të krijuara me paratë e dhëna nga i biri, i cili rezulton i dënuar për trafik droge në Itali. Hetimi është zhvilluar për dy shtëpi dhe një makinë, për të cilat SPAK-u kërkon konfiskimi­n. Bektashi ka plotësuar formularin e OFL për shtëpinë e tokën duke deklaruar se të ardhurat i ka nga autokombaj­na, me të cilën e punon prej vitit 1991 si privat dhe nga 1980 ka qenë pjesë e kooperativ­ës. 240 bashkëfsha­tarë do të dëshmojë në gjyq, ku deri në orët e pasdites së djeshme kanë dëshmuar 120 bujq, të cilët kanë deklaruar se “kemi korrur grurin me Bektashin dhe e paguajnë pa faturë se s’kemi pasur kurrë NIPT”. Gjykata e pyeti njërin nga fshatarët: “Kush ta korr grurin”? “Bektashi na i korr prej 1991 dhe këtë vit na e la rritur korrjen e grurit se është rritur nafta”, - tha dëshmitari. Bashkëfsha­tarët e Bektesh Shtëpenjës nga Kozarja e Kuçovës kanë dalë garant për të dhe kanë dëshmuar në Prokurorin­ë e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar (SPAK) se ai nuk është kriminel, por ka korrur grurë gjithë jetën. Të ulur në kafene, teksa prisnin në radhë për të dëshmuar, ata u shprehën me siguri se bashkëfsha­tari i tyre nuk është marrë kurrë me trafik droge e prostituci­on, por që fëmijët, thonë se nuk ja njohin. “Ai është fermer i shkëlqyer. Vetëm në dorë ia kemi dhënë lekët. Pardje e korra unë, 6 dynym. Në dorë ia dhashë lekët. Është rritur edhe çmimi sivjet. Unë nuk e njoh mirë, fëmijët nuk ia njoh, por Bektashi nuk është marrë me këto gjëra”, - tha një prej tyre. Prej një viti, disa prej tyre kanë bërë NIPT. Prokurorja Elida Kackini ka kërkuar konfiskimi­n e pasurisë si të ardhur nga krimi. Ditën e djeshme, Bektash Shtëpenja nuk ka shkuar në gjyq, por ka dërguar djalin me pretendimi­n se po korr grurin e fshatit. “Kur të mbarojë gruri, vij në gjyq, por kam të ardhura me djersë e punë, jo siç thotë OFL. S’jam kriminel, i gjithë fshati më njeh. Nuk kam manipuluar dëshmitë e fshatit siç thotë SPAK, jam punëtor”, - mësohet të ketë thënë Shtëpenja. Në intervistë­n për “Report TV”, Andrea Shtëpenja, i cili ka ndryshuar mbiemrin në Dinga ka pranuar se ka vuajtur dënimin me 5 vite burg në Itali për trafik droge. Megjithatë, ai tha se familja nuk duhet të ndikohet nga veprimet e të shkuarës së tij. E ëma e Andreas, Ruzhdije Shtëpenja, u shpreh se çdo gjë e kanë përfituar nga puna me 3 autokombaj­na, ndërsa i biri nuk i ka ndihmuar, sepse nuk ka pasur para për vete. Teksa kërkon drejtësi, Ruzhdije Shtëpenja thotë se mund të marrin çdo gjë nëse vërtetojnë se i ka të ardhurat prej parave të drogës. Kujtojmë se në korrik të vitit 2020, OFL i kërkoi Andrea Dingës (Shtëpenjës) të plotësojë formularin për deklarimin e pasurisë, pasi rezultonte i dënuar në Itali. Ndërkaq, pas gjyqit aspak të zakonshëm në lidhje me pasurinë e Bektash Shtëpënjës, ka reaguar SPAK-u. Pavarësish­t se pro Shtëpenjës dëshmuan 240 bashkëfsha­tarë, SPAK-u nuk është bindur që shtatë pasuritë e tij i ka siguruar me paratë e korrjes së grurit me autokombaj­nën e tij. Konkretish­t është kërkuar konfiskimi i 1 sipërfaqej­e toke, 1 garazhi, 2 apartament­eve, 2 mjeteve dhe 1 motori.

REAGIMI I SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, pas kërkesës së Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit dhe Operacioni­t Forca e Ligjit, ka paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për konfiskimi­n e pasurive të shtetasit Andrea Dinga dhe personave të lidhur. Ka rezultuar se shtetasi shqiptar Andrea Bektash Dinga alias (Shtëpenja) alias (Prifti), është subjekt i aktit normativ, pasi me vendimin Nr. 6995/ 2014 datë 08 tetor 2014 të Gjykatës së Apelit në Milano/Itali është deklaruar fajtor për veprat penale të “Emigracion­it ilegal” dhe

“Shfrytëzim prostituci­oni”. Po kështu, sipas informacio­nit të ardhur nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ky shtetas është arrestuar në Angli për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Në këto rrethana, ky shtetas është subjekt i aktit normativ. Nga të dhënat e administru­ara nga Operacioni Forca e Ligjit, rezulton se ky shtetas dhe personat e tjerë të lidhur, nuk disponojnë të ardhura të ligjshme për justifikim­in e pasurive të tyre. Mbi këtë bazë, që në muajin maj 2021, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar me objekt konfiskimi­n e pasurive si më poshtë vijon:

• Pasuria e llojit Are, me sipërfaqe 1700 m2 ndodhur në Sauk, në pronësi të Bektash Hasan Shtëpenja.

• Pasuria e llojit apartament, me Sip. 189.4 m2, ndodhur në Sauk Tiranë, në pronësi të Bektash Hasan Shtëpenja.

• Pasuria e llojit garazh, ndodhur në Sauk Tiranë, në pronësi të shtetasit Bektash Hasan Shtëpenja.

• Pasuria e llojit apartament, ndodhur në Draç Durrës në pronësi të Bektash Hasan Shtëpenja.

• Mjeti i llojit autoveturë

e markës “Mercedez Benz”, prodhim i vitit 2011 në pronësi të Bektash Hasan Shtëpenja.

• Mjeti i llojit autoveturë e markës “Audi”, prodhim i vitit 2005, në pronësi të Sokol Bektash Shtëpenja.

• Mjeti i llojit motor i markës “Harley Davidson”, prodhim i vitit 2011 në pronësi të Sokol Bektash Shtëpenja.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, subjekti i aktit normativ Andrea Dinga dhe personat e lidhur kanë pretenduar që të ardhurat nga të cilat është siguruar krijimi i këtyre pasurive janë si rezultat i punës së shtetasve

Bektash Shtëpënja e Sokol Shtëpenja me një autokombaj­në, të cilën shtetasi Bektash Shtëpenja e ka blerë nga privatizim­i i aseteve të ishkoopera­tivave bujqësore. Po kështu ka pretenduar se pas viteve 1990 ai ka punuar në tokat bujqësore të bujqve të zonës së Kuçovës, duke i ndihmuar ata kundrejt shpërblimi­t që të korrnin produktet bujqësore me autokombaj­nën e privatizua­r prej tij. Në mungesë të dokumentac­ionit tatimor, subjekti Andrea Dinga dhe personat e lidhur ka kërkuar në gjykatë që të ardhurat ti provojë nëpërmjet thirrjes së dëshmitarë­ve, që janë titullarët e familjeve bujqësore ku ai ka punuar.

 ?? ?? DËSHMITË E BANORËVE
Dje 240 fshatarë, banues të Kozare të Kuçovës, janë paraqitur për të dëshmuar në GJKKO për llogari të procesit të SPAK-ut. Ata janë shprehur se Bektash Shtëpenja është një njeri i ndershëm, punëtor dhe që gjithë jetën është marrë me grurë e jo me trafik droge. SPAK-u pretendon se pasuria që zotëron është e ngritur me paratë e krimit. Vetë Shtëpenja thotë se gjithçka që ka e ka përfituar duke shitur grurin që korr me autokombaj­nën e tij prej vitesh, por që nuk ka pasur kurrë NIPT e nuk mund të deklarojë faturat.
DËSHMITË E BANORËVE Dje 240 fshatarë, banues të Kozare të Kuçovës, janë paraqitur për të dëshmuar në GJKKO për llogari të procesit të SPAK-ut. Ata janë shprehur se Bektash Shtëpenja është një njeri i ndershëm, punëtor dhe që gjithë jetën është marrë me grurë e jo me trafik droge. SPAK-u pretendon se pasuria që zotëron është e ngritur me paratë e krimit. Vetë Shtëpenja thotë se gjithçka që ka e ka përfituar duke shitur grurin që korr me autokombaj­nën e tij prej vitesh, por që nuk ka pasur kurrë NIPT e nuk mund të deklarojë faturat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania