Gazeta Shqiptare

Rama: BE-ja, e paaftë të çlirojë dy pengje nga Bullgaria. Ditë historike negative

Liderët evropianë nuk dhanë konferencë, komenti i Ramës: Mendoj që janë shumë inteligjen­të, ka diçka të deformuar në BE “E sigurt është që shekullin tjetër do të jemi në BE”

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka bërë një koment, pasi është pyetur për mungesën e një konference për mediat pas samitit të BE-së nga liderët europianë, nëse ata nuk kishin gjë për të thënë. Rama e sheh si shenjë inteligjen­ce. Sipas tij, ka diçka të deformuar në BE. “Mendoj që ata janë shumë inteligjen­të që nuk bënë konferencë, tregon atë çfarë janë. Tregon që ndihen keq, kanë bërë çfarë kanë mundur. Ka diçka të deformuar në BE”, - tha Rama. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk morën sërish “Po” për çeljen e negociatav­e dhe konferencë­n e parë ndërqeveri­tare me BE-në, që do t’i hapte rrugë procesit. Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka deklaruar se ndihet i indinjuar me BE-së, sipas të cilit, nuk është e aftë që të çlirojë Shqipërinë dhe

Maqedoninë e Veriut nga Bullgaria dhe t’u hapë rrugën e integrimit, e në këtë sens, kjo ditë ishte një ditë historike e keqe. Rama tha se i vjen keq për BE-në, ndërsa shtoi se për Shqipërinë ka marrë fjalë të mira. Ai nuk kurseu as ironinë kur tha se shpreson që në shekullin tjetër, Shqipëria të futet në BE.

Rama: “Më duhet të korrigjoj presidenti­n tuaj, se tha se isha i frustruar, i thash që jo, vetëm më vjen keq për BE-në dhe në këtë drejtim jam i indinjuar. Nuk është sekret që kam më për zemër BE-në se sa Aleksandri­n, pra të shohësh këtë BE që është e paaftë të çlirojë dy vende nga Bullgaria, në këtë kuptim ishte një ditë historike në sesnin negativ. Patëm fjalët më të mrekullues­hme për ne dhe të gjithë thanë se ndiheshin keq për BE-në, jo për ne. Nga ana tjetër ne do vazhdojmë, mendoj se në Ohër ju thash që disa vite më parë, data e takimeve të KE ishin më të rëndësishm­e edhe se dita ime e lindjes, sepse ishte gjithmonë fundqersho­r, ndërsa ditëlindja ime në ditën e pavarësisë, kështu që e gjeta pavarësinë time duke mos u shqetësuar më se kur është takimi, por ata kanë një problem më të madh se ne, sepse ata duhet të kenë një përgjegjës­i më të madhe, kështu që mendoj se do të arrijmë aty, me shpresë para shekullit tjetër, por shekullin tjetër është e sigurt. Rama deklaroi nga Brukseli se nuk ka nënkuptuar në asnjë nga deklaratat e tij se BE-ja po “justifikoh­ej” me veton që Bullgaria i ka vendosur Maqedonisë së Veriut. Ai shtoi se e respekton popullin bullgar, por nuk është dakord me mënyrën sesi kanë vepruar ndaj RMV.

Gazetarja: Mendoni se është justifikim veto e Bullgarisë për BE-në dhe cili do të jetë hapi tjetër?

Rama: Për pyetjen e parë, nuk kam nënkuptuar në një asnjë mënyrë që është dikush pas vendimit të Bullgarisë, dua të jem i qaftë për audiencën bullgare, respektoj shqetësime­t e tyre, por nuk jam dakord me mënyrën si ata po e bëjnë këtë gjë. Në çdo cep mund të gjej një kurth që të ndal dhe Bullgaria mund ta përdorë këtë për dekada, çfarë është kjo?! Pse?! Në mes të një lufte…. E ka transformu­ar BE-në në një situatë qesharake. Kjo është ajo çfarë realisht unë e duroj, pastaj i kthehem Shqipërisë dhe Serbisë, ne kemi një çështje, të madhe… Po si mund ta zgjidhim këtë çështje? Kjo është pyetja. Duke u përpjekur që të sulmojmë njëri-tjetrin pas kurrizit? Apo të bëjmë atë që shumë vende të tjera, dhe ka shumë shembuj, pas konfliktev­e ia dolën të kuptonin se çështjen janë të zgjidhshme. Më duhet të them se nga të gjithë personat që përmendi Aleksandri nuk gjej dot një prej tyre që sot nuk u ndje shumë keq.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania