Gazeta Shqiptare

BE-ja ka nevojë për një zgjidhje për Ballkanin Perëndimor

“Deutsche Welle”: Por si do të dalë BE-ja nga ngërçi i krijuar me Ballkanin Perëndimor?

-

Takimi i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor që u zhvillua të enjten në Bruksel u parapri nga një dramë e pazakontë. Të mërkurën madje u mendua se ai do të dështonte, për shkak të mosardhjes së disa krerëve ballkanikë. Ishte kancelari gjerman, Olaf Scholz, që shprehu madje mirëkuptim për pakënaqësi­në e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Kur ngjall shpresa, kur i ke futur këto vende në një rrugë dhe kur i bind se ia vlen që të ecin në rrugën drejt BE-së dhe ata i bëjnë të gjitha përpjekjet, rrezikojnë konflikte politike brenda vendit, madje një vend, Maqedonia e Veriut, ndryshon edhe emrin që të mos jetë në grindje me Greqinë, atëherë është konsekuent­e që vendimmarr­ësit dhe qytetaret dhe qytetarët e tyre ta shprehin pakënaqësi­në që kanë”, - tha Scholz të mërkurën në Bundestag.

“NE RREZIKOJMË QË T’I HUMBASIM KËTA NJERËZ”

Bashkimi Europian duhet të gjejë një zgjidhje për Ballkanin Perëndimor. Eurodepute­tja liberale holandeze, Sophie In’t Veld, megjithëse e përshëndet sinjalin për Ukrainën, është shprehur, se “e kuptoj dhe e ndaj zhgënjimin e vendeve të Ballkanit”. Sipas saj, BE-ja e rrit rrezikun në këtë rajon nëse e lë mënjanë Ballkanin. “Ne rrezikojmë që t’i humbasim këta njerëz, ne e shohim se Rusia dhe Kina atje e kanë një këmbë brenda dhe i ndikojnë zemrat dhe gjendjen e njerëzve”. Në BE ka shqetësim për kursin miqësor rus të Serbisë, prandaj eurodepute­tja holandeze kërkon ashtu si edhe Të Gjelbrit në Parlamenti­n Europian që BE-ja me vendet e Ballkanit Perëndimor të dakordohet për një plan realist veprimi brenda një kohe të përcaktuar. “Nuk mund të kërkosh nga këto vende që të reformohen dhe pastaj të votosh për anëtarësim­in e tyre një brez më vonë”, thotë Sophie In’t Veld. Eurodepute­tja Sophie In’t Veld është në një linjë me këtë qëndrim me ministrin e Jashtëm austriak, Alexander Schallenbe­rg, i cili ka kërkuar në një “non-paper” për BE-në që “të ketë një integrim me faza, pa e ndryshuar procedurën”. Që do të thotë, “që vendet e Ballkanit Perëndimor që i plotësojnë kriteret në fusha të caktuara, të trajtohen si vende anëtare. Kjo mund të vlejë për fushën e transporti­t, energjisë apo shkencës”, ka thënë Schallenbe­rg.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania