Gazeta Shqiptare

BE: Nisja e bisedimeve me Tiranën e Shkupin, ende e bllokuar

Rama: Fryma e zgjerimit ka kaluar nga vizioni i përbashkët i një komuniteti, te marrja peng nga shtetet individual­e dhe ne e kemi parë

-

Deputeti i Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi, është përplasur në Kuvend me ministren Elisa Spiropali. Bardhi i ka sjellë në vëmendje Spiropalit akuzën për 5 mln euro, teksa shton se ajo është në garë me ministren Xhaçka, zonja 5.5 mln euro. “M’u drejtua në mënyrë të pahijshme, kam të drejtën e replikës. Të dëgjova, më dëgjo! Më the që më ke ndjekur në TV. Më shpalle në garë me një prej kolegëve. Tek të dëgjoja, m’u kujtua një fjalim që ke mbajtur ti kur kërkohej komisioni hetimor për incenerato­rët. Shpalle investitor strategjik Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljan. I shpallët shenjtorë që do të shpëtonin Shqipërinë nga plehrat. Sot janë në kërkim dhe janë kriminelë ordinerë që kërkohenn nga drejtësia. Sa për garë, ky Kuvend ka madam 5 mln euro, sot ka madam 5.5 mln euro”. Në përgjigjen e saj, ministrja Spiropali thotë se, sa u përket deputetëve të opozitës, nuk kanë garë, pasi ata janë të humbur. “S’të përmendin më as në PD, je si hije”, - Me garë, pa garë, ju jeni të humbur, kaq është puna juaj se jeni në garë me njëri-tjetrin. I bën për të qeshur të gjithë, se për të qarë i bëtë kur ishit në qeveri”, – tha Spiropali.

Në Bruksel vendet anëtare të Bash kimit Europian nuk arritën as dje të zyrtarizoj­në nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shkak të vetos së Bullgarisë ndaj Shkupit. Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi se fryma e zgjerimit është deformuar, duke lejuar marrjen peng të procesit nga shtetet individual­e. Ndërsa kryeminist­ri maqedonas shprehu gatishmëri­në për të biseduar për propozimin francez të zgjidhjes së ngërçit, duke saktësuar se në formën e paraqitur është i papranuesh­ëm për Maqedoninë e Veriut. Udhëheqësi­t e Ballkanit Perëndimor ishin ftuar dje në Bruksel për t’u ulur në një tryezë me krerët e vendeve të Bashkimit Europian, si një përpjekje e BE-së për t’i dhënë energji të reja procesit të integrimit dhe për të dëshmuar afërsinë me rajonin. Por të paktën për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e djeshmja nuk ishte një ditë e mirë. Për ta kishte më shumë vend për zhgënjim, ndërsa udhëheqësi­t europianë ishin të detyruar t’i nënshtrohe­shin vetos së Sofjes ndaj Shkupit, pa mundur që në takimin e mëpasshëm mes tyre të jepnin dritën jeshile për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me të dyja vendet ballkanike. Kryeminist­ri shqiptar, Edi Rama, deklaroi pas takimit se, sipas tij, “arsyeja nuk është thjesht Bullgaria. Bullgaria është një fatkeqësi, por nuk është vetëm Bullgaria, por është fryma e deformuar e zgjerimit, një frymë tërësisht e deformuar dhe Bullgaria është shprehja më e dukshme e saj”, - tha ai duke shtuar se “fryma e zgjerimit ka kaluar nga vizioni i përbashkët i një komuniteti te marrja peng nga shtetet individual­e dhe ne e kemi parë. Sa herë që ka diçka që ndodh në një shtet anëtar, menjëherë ky mjet bllokimi vihet në lëvizje”. Zoti Rama e quajti një turp faktin që “një vend i NATO-s që merr peng dy vende të tjera të NATO-s, ndërkohë që në oborr të Europës ka një luftë dhe po ashtu nën sytë e 26 vendeve që janë krejt të pafuqishme së bashku”. Ai shtoi më tej se, “agresioni rus kundër Ukrainës po merr kështu një ndihmë mjaft bujare dhe të pakërkuar nga një vend i NATO-s, Bullgaria, për të destabiliz­uar një vend tjetër të NATO-s, Maqedoninë e Veriut dhe për të fryrë më tej mllefin, pakënaqësi­në në një fqinjësi si e jona, që është një hallkë e dobët në gjithë këtë situatë”. Për kryeminist­rin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, “kjo që po ndodh është një problem serioz dhe goditje serioze ndaj besueshmër­isë së BEsë. Po humbasim kohë të çmueshme, të cilën realisht nuk e kemi në dispozicio­n”, - tha ai duke kujtuar se “Maqedonia e Veriut njihet si vend që arriti të zgjidhë probleme të vështira dhe të hidhura, si një vend që është i përkushtua­r për gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme dhe të mbështetur­a mbi vlerat evropiane dhe dinjitetin e qytetarëve. Me po këtë ide ne hymë edhe në procesin e bisedimeve me Bullgarinë”. Për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, Franca e cila ka presidencë­n e radhës së Bashkimit Europian, deri në fund të muajit ka ofruar një zgjidhje. Propozimi është pranuar edhe nga opozita bullgare, por ai duhet të kalojë më parë në parlament, ndërkohë që një ditë më parë qeveria e kryeminist­rit Kiril Petkov u rrëzua gjatë një mocioni votëbesimi. Për kryeminist­rin maqedonas, në formën siç është paraqitur, propozimi është i papranuesh­ëm. Ai shtoi se, “nëse gjatë presidencë­s franceze arrihet mirëkuptim për qëndrimet tona, ne jemi të gatshëm të përfshihem­i në bisedime. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut – theksoi ai - duhet të jenë të qetë. Ne kemi në plan të parë interesat strategjik­e dhe synimet e shtetit. Askush nuk mund të na imponojë çfarëdo zgjidhjeje pa pëlqimin tonë. Ne bëmë gjithçka, tani BE-ja e ka radhën”, - deklaroi kryeminist­ri Kovaçevski. Të dy kryeminist­rat u shfaqën në konferencë shtypi së bashku me presidenti­n serb, Aleksandër Vuçiç, si tre nxitësit e projektit “Ballkani i Hapur”, për të cilin ata ritheksuan se do të çojë përpara vendet e tyre, ndërkohë që procesi i integrimit vijon me zigzaget e tij. Kryeminist­ri Rama deklaroi se në takimin me krerët e vendeve të BE-së, kishte folur edhe për atë që e quajti “një pengmarrje tjetër, pengmarrje­n e qytetarëve të Kosovës, të cilët nuk lejohen të lëvizin lirisht në Europë”, duke qenë se marrëveshj­a me Kosovën është ende pezull. Ai po ashtu i kishte dalë në krah presidenti­t serb, i kritikuar edhe në takimin e djeshëm, pse nuk u është bashkuar sanksionev­e ndaj Rusisë. Sipas tij, “Serbia thjesht nuk është në pozicion për të realizuar kaq shumë, kaq shpejt dhe çuarja deri në kufij do t’i japë efektin e kundërt dhe pastaj ajo çfarë do të ketë kosto, është agjenda europiane e Serbisë, për çka do të jetë kosto për popullin e rajonit”, - u shpreh kryeminist­ri Rama.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania