Gazeta Shqiptare

“Dua t’ju falënderoj për luftën në emër të lirisë”, Mike Pence në kampin “Ashraf 3”

Ish-zv.presidenti amerikan: Fati i Bashkimit Sovjetik e pret qeverinë tiranike të Iranit “Privilegj të jem në shtëpinë e mijëra luftëtarëv­e të popullit të Iranit”

-

Ish-zv.presidenti ameri kan, Mike Pence, në fjalën e tij nga kampi “Ashraf 33 në Manzë, është shprehur se asnjë regjim shtypës nuk mund të zgjasë përgjithmo­në. Sipas tij, fati i regjimit autokratik në Iran do të jetë i njëjtë me atë të Bashkimit Sovjetik. “E dimë historinë e pasur e aq të vjetër të popullit që ka dhënë kontribute të çmuara, e dimë që historia e tyre nuk ilustrohet në realitetin e sotëm. Ashtu siç ka thënë edhe Regan,‘nuk ka arsenal në botë të jetë më i fuqishëm se kuraja e njerëzve’. Ka një potencial të madh në popullin e Iranit. Mbështesim popullin krenar, sepse e dimë që kanë parime të drejta. Asnjë regjim shtypës nuk mund të zgjasë përgjithmo­në. Çdo zemër njerëzore ka dëshirë të jetë e lirë. Sipas dokumentev­e tona themeltare, besojmë të gjithë në të drejtat e njeriut, por në zemrën e çdo njeriu që dëshiron të jetë i lirë. Ku është shpirti i Zotit aty është liria. Kini besim miqtë e mi, drejtësia që ka të bëjë edhe me Bashkimin Sovietik që u rrënua, do të jetë edhe fati i autoritete­ve në Iran dhe kombi i Iranit do të ngrihet në lavdi me paqe prosperite­t. Na ndihmo o Zot!”, - tha Pence. Ish-zëvendëspr­esidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, në fjalën e tij pas vizitës në Manzë në kampin “Ashraf 3”, është shprehur se është një privilegj të jesh mes personash, të cilët kanë luftuar për lirinë e Iranit. “Është një privilegj të jemi këtu në shtëpinë e mijëra luftëtarëv­e të popullit të Iranit. Kam udhëtuar mijëra milje pasi ndajmë një çështje të përbashkët, çlirimin e popullit të Iranit nga dekada tirani. Dua t’ju falënderoj të gjithëve, shumica keni kaluar situata të vështira, ju falënderoj për qëndrueshm­ërinë në emër të lirisë. Është hera e parë që vizitoj Shqipërinë pas detyrës së zv.presidenti­t, do të flas në emër të miliona amerikanëv­e, populli amerikan janë me ju, ju mbështesin ju që luftoni për lirinë e Iranit”, - është shprehur ai. Mike Pence, ish-zëvendëspr­esidenti i Shteteve të Bashkuara ka sulmuar administra­tën e Joe Biden nga kampin “Ashraf 3” në Manzë. Pence tha mes të tjerash se ligësia në Iran flet pikërisht për dobësitë e administra­tës aktuale amerikane. Ai tha më tej se çfarëdollo­j mesazhi që vjen nga qeveria amerikane, siguroi se populli amerikan është shumë i fortë dhe qëndron në mbështetje të lirisë, krah Iranit. Sakaq, lidhur me luftën në Ukrainë, Pence u shpreh se është një person i vetëm përgjegjës, Vladimir Putin. Pence tha se nuk ka asnjë dyshim që duke shkuar krah për krah me regjimin tiranik, duke rihapur gazsjellës­in në Rusi do të ndodhin fatkeqësi në Afganistan. “Kjo është e jashtëzako­nshme për t’u menduar, e pajustifik­uar kjo luftë në Ukrainë. Administra­ta amerikane po punon me shkaktarët e luftës për të rihapur një marrëveshj­e që forcon regjimet tiranike. Marrëveshj­a me Iranin do të hapë rrugën bombave nukleare dhe kjo ripërtërit­je do të pasurojë regjimin e korruptuar dhe do të torturojë ata që kërkojnë të drejtat themelore dhe popullin”, tha ai.

PJESË NGA DEKLARATA:

“Siç e thashë, izoluam Iranin si kurrë më parë, sollëm bashkë kombin arab që nga koha e Abrahamit. Që atëherë erdhi ndryshimi. Presidenti dhe administra­ta ‘Biden’ janë duke e kërcënuar progresin dhe ecurinë që ne kemi bërë duke margjinali­zuar regjimin autokratik në Iran. Për të gjithë botën, administra­ta amerikane po punon me kohë të gjata kundër programit që kemi bërë, duke punuar për të sjellë Iranin në rrugën e programit bërthamor. Në fakt, administra­ta ‘Biden’ pranoi që nën një marrëveshj­e të rregulluar nukleare, brenda një viti, madje edhe më shpejt se sa ishte e parashikua­r dhe e lejuar sipas marrëveshj­es së mëparshme kanë hequr sanksionet mbi aktiviteti­n nuklear. Kjo është e jashtëzako­nshme për t’u menduar, e pajustifik­uar kjo luftë në Ukrainë, dhe administra­ta amerikane po punon me shkaktarët e luftës. Për të rihapur një marrëveshj­e që forcon regjimet tiranike. Si amerikan, mund t’ju them që këto janë masa dhe hapa të rrezikshme. Kjo mënyrë nuk ka funksionua­r dhe nuk ka për të funksionua­r kurrë. Marrëveshj­a me Iranin do t’u hapë rrugën bombave nukleare dhe kjo ripërtërit­je do të pasurojë regjimin e korruptuar dhe do të torturojë ata që kërkojnë të drejtat themelore dhe popullin. Besimi im më mëson që duhet të afirmohemi me të mirën e të kundërshto­jmë të keqe, sot si qytetar amerikan thërras administra­tën Biden të mbështesë popullin dhe të tërhiqet nga negociatat nukleare të marrë një pozicion ndaj Iranit dhe të bëjnë të ditur se nuk do të lejojmë regjimin e tiranëve. Është një person i vetëm përgjegjës për luftën në Ukrainë, Putin, dhe ai duhet të mbajë përgjegjës­i. Ligësia në Iran flet pikërisht për dobësitë e administra­tës aktuale amerikane. Çfarëdollo­j mesazhi që vjen nga qeveria amerikane, populli amerikan është shumë i fortë dhe qëndron në mbështetje të lirisë. Në vendin tim populli im qëndron me ju, në mbështetje të një objektivi për të themeluar një republikë iraniane demokratik­e. Shpresa jonë është inkurajim, keni vuajtur kaq shumë, keni duruar kaq shumë dhe e dini se pas errësirës, vjen drita. Regjimi nuk ka qenë kurrë me i dobët se sot, korrupsion­i është shumë i lartë dhe populli i Iranit i ka ardhur në majë të hundës dhe është gati për ndryshim. Zgjedhja e fundit e presidenti­t në Iran është hallka e fundit e dobët e këtij regjimi. Është zgjedhur për të intimiduar popullin që të qëndrojnë të heshtur, por populli i Iranit nuk do heshtë para tiranisë, as ne nuk do heshtim. Lëvizja e rezistencë­s më ka frymëzuar sot, janë shpresa për popullin e Iranit, një motor ndryshimi nga brenda, ndërkohë që regjimi po dobësohet. Sot mësues, pensionist­ë, punëtor, po protestojn­ë dhe po përshkallë­zohet protesta në të gjitha qytetet e Iranit. Kjo flakë po flakëron më e shndritshm­e se kurrë më parë sot”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania