Gazeta Shqiptare

Berisha fton shqiptarët në protestë në 7 korrik: Tirana do të derdhet në shesh

“Ata që ushqejnë kotelet me biftek…”, Berisha u bën thirrje qytetarëve nga Kuvendi: Bashkojuni protestës së 7 korrikut! “Rama nuk ka ikur, por do të largohet”

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Sali Berisha, ftoi sërish dje qytetarët shqiptarë për të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut, në orën 19:00. Duke folur në hyrje të Kuvendit, ai tha se protesta do të jetë ndaj qeverisë dhe ndaj parlamenti­t. “Thelbi i asaj tryeze ishte një dhe vetëm një, protestë dhe vetëm protestë. Qytetarët duke filluar nga interesi i tyre kombëtar, te shëndeti, vendi i punës, xhepat e tyre, ndjejnë se janë në rrezik të madh. Tirana e tëra do të derdhet në shesh. Do të protestohe­t ndaj qeverisë, parlamenti­t”, tha Berisha. Sipas tij, “kjo nuk është vetëm një protestë e PD-së, e shoqërisë civile. Duhej që data të gjente një miratim të plotë nga shoqëria civile. Rama nuk është larguar, por do të largohet”. Kreu i PD-së, Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend përsëriti thirrjen e tij për bashkim në protestën e paralajmër­uar më 7 korrik. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se qëllimi i vetëm është largimi i shqiptarëv­e. Po ashtu, Berisha u bën thirrje emigrantëv­e t’i bashkohen protestës. “Jam këtu për t’ju bërë thirrje të bashkohemi me protestën e 7 korrikut pasi shushunjat, borde shushunja të Edi Ramës po rrisin çmimet për llogari të qeverisë. Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se në këtë vend çmimet janë rritur. Kemi çmime më të lartë se mesataren e çmimit europian. Nafta ashtu ka kapur çmimin e Zvicrës. Ndihma ekonomike sipas INSTAT është ulur me 2% dhe nuk është rritur. U bëj thirrjeve bizneseve të vogla dhe të mesme të bashkohen. U bëj thirrje edhe emigrantëv­e t’i bashkohen protestës së 7 korrikut. Të luftojmë për të drejtat e tyre”, - tha ai. “Jam këtu sot në këtë platformë për t’ju bërë thirrje, të dashur qytetarë dhe qytetare, punonjës të administra­tës në ndihmë ekonomike, pa punë, punonjës të sektorit privat dhe kudo që jeni, të bashkoheni me protestën e 7 korrikut pasi bordet shushunja të Edi Ramës po rrisin në mënyrë antiligjor­e çmimet për llogari të qeverisë. Unë po ju informoj këtu të dhënat e fundit të Eurostat ku qytetarët marrin të paktën mesatarish­t 6 herë më pak se në mesataren e vendeve të BE-së, litri i qumështit, kg i djathit, kokrra e vezës kushton më shtrenjtë, apo 105% të çmimit të kushtojnë në mesataren e vendeve të Bashkimit Europian. Një çmim më të lartë se në mesataren e BEsë ka vaji i gatimit dhe yndyrat. Natyrisht ata që ushqejnë kotelet me biftekë apo qentë me mjaltë neo-zelandez nuk mund t’ua dinë qytetarëve shqiptarë, e shoh se po rrudhni fytyrat dhe po bëni poza, nuk shkon kjo punë, të paktën të keni mëshirë, ndjenjë dhembshuri­e kur flas për qytetarët. Po kështu, nafta ka kapur çmimin e Zvicrës, në vendin ku rrogat janë dhjetë herë më të ulëta se në Zvicër. Megjithatë, Edi Rama ka përfituar 340 milionë euro tepër nga xhepat e qytetarëve. Shtoj këtu se ndihma ekonomike po sipas INSTAT, është ulur me 2% dhe jo se është rritur në respekt të këtyre çmimeve. Jam këtu për t’iu bërë thirrje dhjetëra mijëra bizneseve të vogla dhe të mesme, dhjetëra-mijëra profesioni­stëve të lirë, ekzistenca e të cilave kërcënohet në mënyrë serioze nga taksat e reja, që njeriu që u betua se deri në vitin 2029 nuk do të kenë asgjë, po përgatitet t’i shtojë këto ditë. Bashkohuni me ne se ky zotëri ka vetëm një qëllim, falimentim­in dhe largimin tuaj nga Shqipëria, në zbatim të platformës së spastrimit etnik të këtij vendi. Një thirrje vëllazëror­e dua t’u bëj nga parlamenti emigrantëv­e shqiptarë, bashkohuni në protestën e 7 korrikut për të mbrojtur të drejtat tuaja kushtetues­e që një regjim antikushte­tues po ua mohon. Çdo emigrant duhet të ketë të drejtë të votojë për deputetin dhe partinë që dëshiron dhe vota e tij të llogaritet nga rrethi që ai është larguar. Unë e kuptoj që është e pamundur një shpërngulj­e masive e emigrantëv­e për protestën, por ata kanë në Shqipëri vëllezërit, motrat, familjarët, duhet të jenë ata në protestë në 7 korrik kundër këtij regjimi që kërkon t’u mohojë të drejtat më elementare fëmijëve të tyre. Sot nga kjo platformë iu drejtohem mësuesve të

Shqipërisë, nxënësve, pedagogëve, mjekëve, infermierë, të ngrihen dhe të bashkohen me ne në 7 korrik, sepse rrënimi i sistemeve shëndetëso­re dhe arsimore është një nga veprat më të papërgjegj­shme të këtij regjimi. Sistemi i shëndetësi­së është në ditën më të rëndë që nga vitet ‘60 e gjer sot. Arsimi gjithashtu po shpërbëhet. Fondet janë qesharake për këto dy sisteme. Vetëm protesta e datës 7 korrik do të ishte përgjigjja më e merituar ndaj këtij regjimi kleptokrat”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania