Gazeta Shqiptare

Prokuroria i sekuestroi pasurinë me vlerë 2 mln euro të siguruara nga aktiviteti kriminal, kush është Robert Peçi

39-vjeçari, i dënuar me 7 vite burg për drogë si pjesë e grupit “Poter-Al”

-

Një ditë pas sekues trimit të pasurisë me vlerë 2 milionë euro, zbardhet identiteti i plotë i subjektit që u vu në shënjestër të Prokuroris­ë së Tiranës. Bëhet fjalë për Robert Peçin, person i dënuar më parë dhe që akuzohet për pastrim parash. Prokuroria e Tiranës bëri dje me dije se Peçit i janë sekuestrua­r me kërkesë të prokurorit Leonard Filopati 13 pasuri, prej të cilave 6 janë apartament­e, tri garazhe, një arë me sipërfaqe 6800 m2 në Valarë të Gjirokastr­ës dhe tri automjete të markave “Range Rover Sport”, “Hyndai” dhe “Audi Q5”. Apartament­et dhe garazhet në pronësi të Peçit ndodhen në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë. Kujtojmë se Peçi rezulton i dënuar në vitin 2007 me 7 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërkohë që në vitin 2018 ai u arrestua nga autoritete­t britanike. Po ashtu, Peçi është pjesë e grupit kriminal, që u arrestua në kuadër të një operacioni të quajtur “Poter – Al” në vitin 2009.

SI U ZBULUA GRUPI I TRAFIKUT TË DROGËS

Grupi ra në pranga më 23 maj të vitit 2006, vetëm pak ditë pas arrestimit të 40 personave në Itali, në kuadër të operacioni­t të koduar “Poter-al”. Nga hetimet rezultoi se kokaina merrej kryesisht në Holandë dhe më pas në rrugë tokësore dërgohej në Francë dhe Itali. Ndërkohë, heroina merrej kryesisht në Turqi dhe nëpërmjet Shqipërisë dërgohej në Itali. Të pandehurit përdornin korrierë të huaj për trafikun e heroinës dhe kokainës në pesë shtete, duke përdorur korrierë të huaj. Gjykata e Krimeve të Rënda më 22 korrik 2009 dënoi me 63 vite burg 6 të pandehurit e grupit kriminal “Poter-Al”. Ilir Koçiaj, të njohur si kreu i këtij grupi u dënua me 16 vite burg. Sakaq, Xhiljano Xhoxhi është dënuar me 10 vite burg dhe po aq kanë marrë tre të pandehurit e tjerë, Vangjel Kondili, Ervin Tavanxhi dhe Kozma Laçka. Ndërsa për të fundit të grupit Robert Peçi, Gjykata e Krimeve të Rënda dha

vendimin me 7 vite burg.

PASURITË E SEKUESTRUA­RA

•Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 6800 m2, në emër të shtetasit A.P., babai i subjekti të hetimit, e cila ndodhet në Bashkia Valarë, Gjirokastë­r.

•Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 67.25 m2, në emër të shtetasit A.P., babai i subjektit të hetimit.

•Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2, në emër të shtetasit A.P., babai i subjektit të hetimit.

•Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2, e cila është regjistrua­r në emër të shtetasit A.P., babai i subjektit të hetimit.

•Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 93.38 m2, në emër të shtetasit A.P,, babai i subjektit të hetimit.

•Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 48.6 m2, në emër të shtetasit A.P,, babai i subjektit të hetimit.

•Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.78 m2, në emër të shtetasit A.P., babai i subjektit të hetimit.

•Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 105 m2, në emër të shtetasit A.P., babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Tiranë, “Komuna e Parisit”.

•Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 58.42m2, në emër të shtetasit A.P., babai i subjektit të hetimit, e cila ndodhet në Tiranë, “Komuna e Parisit”.

•Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 53 m2, në emër të shtetasit A.P., babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Yzberisht.

•3 automjete të markave “Range Rover Sport”, “Hyndai” ngjyra gri dhe “Audi Q5” tipi 8 në pronësi të shtetasit R.P..

 ?? ?? KUSH ËSHTË ROBERT PEÇI
39-vjeçari rezulton i dënuar në vitin 2009 me 7 vite burg nga ish-Gjykata për Krime të Rënda. Në atë kohë, pas operacioni­t “Poter-Al”, gjykata dënoi me 63 vite burg 6 të pandehurit e grupit kriminal. Përkatësis­ht u dënua me 16 vite burgim Ilir Koçiaj, i njohur si kreu i grupit. Xhiljano Xhoxhi u dënua me 10 vjet burg dhe me po aq vite u dënuan edhe tre të pandehurit e tjerë, Vangjel Kondili, Ervin Tavanxhi dhe Kozma Laçka. Për të fundin e grupit, Robert Peçi, Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin me 7 vite burg. Të pandehurit u dënuan për trafikun e heroinës dhe kokainës në pesë shtete duke përdorur korrierë të huaj. Ata ranë në pranga më 23 maj të vitit 2006
KUSH ËSHTË ROBERT PEÇI 39-vjeçari rezulton i dënuar në vitin 2009 me 7 vite burg nga ish-Gjykata për Krime të Rënda. Në atë kohë, pas operacioni­t “Poter-Al”, gjykata dënoi me 63 vite burg 6 të pandehurit e grupit kriminal. Përkatësis­ht u dënua me 16 vite burgim Ilir Koçiaj, i njohur si kreu i grupit. Xhiljano Xhoxhi u dënua me 10 vjet burg dhe me po aq vite u dënuan edhe tre të pandehurit e tjerë, Vangjel Kondili, Ervin Tavanxhi dhe Kozma Laçka. Për të fundin e grupit, Robert Peçi, Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin me 7 vite burg. Të pandehurit u dënuan për trafikun e heroinës dhe kokainës në pesë shtete duke përdorur korrierë të huaj. Ata ranë në pranga më 23 maj të vitit 2006

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania