Gazeta Shqiptare

Ishin kthyer në makth për banorët në zonën e Unazës së Re, përfundojn­ë në pranga katër hajdutë

-

TIRANË - Katër persona që akuzohen se kryenin vjedhje të ndryshme në një kompleks pallatesh, në zonën e Unazës së Re, janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, ndërsa një person është shpallur në kërkim. Mësohet se nga uniformat blu janë arrestuar Leonard Zuna, Mirjon Muslia, Elsaed Maqinaj, Izmir Xhauri, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpuni­m. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi K. V., 17 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim shtetasi J. K., 31 vjeç, banues në Kavajë. Këta shtetas dyshohen se në bashkëpuni­m me njëritjetr­in kanë kryer vjedhje të ndryshme në një kompleks pallatesh në zonën e Unazës së Re.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohe­t me sukses operacioni policor i koduar “Kompleksi”, për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariat­i i Policisë Nr. 6. Kryenin vjedhje të ndryshme, vihen në pranga 4 shtetas, procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 tjetër. Shpallet në kërkim bashkëpunë­tori i tyre. Sekuestroh­en në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura. Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalim­in e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjës­isë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacioni­n “Kompleksi”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit: L. Z., 23 vjeç, M. M., 21 vjeç, E. M., 22 vjeç dhe I. Xh., 21 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpuni­m. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi K. V., 17 vjeç, banues në Tiranë

dhe u shpall në kërkim shtetasi J. K., 31 vjeç, banues në Kavajë. Këta shtetas dyshohen se në bashkëpuni­m me njëritjetr­in, kanë kryer vjedhje të ndryshme në një kompleks pallatesh, në zonën e Unazës së Re. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit L. Z., M. M., E. M., I. Xh. dhe K. V., në rrugën “Nexho Konomi”, kanë vjedhur sende të ndryshme në banesën e një shtetasi, si dhe automjetin e tij tip “BMW”, ndërsa shtetasi J. K. i ka ndihmuar autorët për të shitur automjetin e vjedhur. Gjithashtu, më datë 22.06.2022, po në rrugën “Nexho Konomi”, dyshohet se kanë vjedhur sendet personale në automjetin në pronësi të shtetasit L. M.. Në vijim të veprimeve u sekuestrua­n, në cilësinë e provës materiale, sendet e vjedhura. Vijon puna për dokumentim­in e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokuroris­ë, për veprime të mëtejshme procedural­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania