Gazeta Shqiptare

Si u vra me thikë 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, flet miku i tij: E mori plagën në zemër

“Sherri ka ndodhur për shkak të një vajze, e cila ishte e dashura e Blerimit”

-

Pak ditë pas vrasjes së 24-vjeçarit Blerim Kola gjatë një përleshjej­e me thika me një shtetas maqedonas në Hamburg të Gjermanisë, janë zbardhur detaje të reja në emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti në “News 24”. Mësohet se Kola mbeti i pajetë prej goditjeve të njëpasnjës­hme me thikë që mori nga një 36-vjeçar maqedonas, me të cilin njihej prej shumë kohësh dhe ishte takuar për të sqaruar një konflikt të mbartur në kohë. Sipas mikut të ngushtë të Kolës, një shqiptari nga Podujeva të quajtur Agan Mehmeti, sherri ka ndodhur për shkak të një vajze, e cila ishte e dashura e Blerimit, por më parë kishte qenë në një lidhje me shqiptarin e Maqedonisë që i mori jetën. Dëshmitari shprehet se Blerimi e ka njohur vajzën në biznesin e pronarit të tij, i cili prej xhelozisë, por edhe prej një borxhi të mbartur ndaj 24vjeçarit shqiptar, i ka marrë këtij të fundit jetën. “Vajza ka qenë e dashura e Blerimit, por më parë ka qenë e dashur e pronarit ku ka ndodhur sherri. Nuk e dimë nëse ka raportuar në polici dhe nuk e njohim vajzën nga afër. Nuk e kanë publikuar në gazetë. Janë njohur bashkë dhe kanë vendosur të jenë bashkë, ndoshta si ka ardhur mirë atij pronari. Nuk dihet a ia ka pas Blerimi atij apo ai Blerimit. Përpara katër muajsh ata kanë pasur një problemati­kë dhe kanë qëndruar 24 orë të arrestuar në polici, e cila i ka liruar më pas me idenë se ishte mbyllur ky sherr. Sipas informatav­e e kanë pasur të ndaluar t’i afrohen njëritjetr­it në distancë 500 metra. Por e kanë thyer urdhrin e mbrojtjes”, - tha Mehmeti. Sipas mikut të 24vjeçarit, ditën kur ka ndodhur sherri Blerimi ka pasur në xhep një thikë, të cilën e përdorte në profesioni­n e tij si bojaxhi, me të cilën është vetëmbrojt­ur ndaj dy shqiptarëv­e të Maqedonisë së Veriut, të cilët i kanë dalë zot problemit të mikut të tyre, që ishte personazhi kryesor i konfliktit. “Atë ditë që janë therur kanë ardhur ndihmat e shpejtë. Thuhet se Blerimi ka vdekur ditën tjetër (e premte) në mëngjes.

Ditën tjetër ka dhënë shpirt Blerimi në spital. Një goditje me thikë e ka marrë afër zemrës dhe dy të tjera në bark. Daja i vet ka shkuar atje, por nuk ishte kryer hala autopsia dhe merren autoritete­t me këtë. Procedurat do të zgjasin edhe një javë tjetër, derisa t’i bëjnë autopsinë”, rrëfeu miku i

SHERRI PËR VAJZËN

24-vjeçarit. Sipas tij personi tjetër, pra 36-vjeçari që e ka goditur me thikë është në gjendje shumë të rëndë shëndetëso­re prej kundërpërg­jigjes së Blerim Kolës. “Thuhet që është hala në rrezik për jetën, pasi është i therur në fyt, në pozicion të keq. Blerimi i ka shkaktuar njërit në krye plagë për vetëmbrojt­je dhe tjetrit në fyt. Këta janë ata që i kanë ndihmuar atij shefit nga Maqedonia e Veriut. Vetëm ata shokët e tij kanë plagë. Ajo thika është përdorur në ndërtim si bojaxhi. E ka pasur me vete për punë dhe ka qenë me uniformë pune kur ka shkuar në lokal”, tregoi Mehmeti. Më tej, ai rrëfeu se ai është mik i afërt i viktimës dhe dajës së tij, me të cilin është duke mbledhur edhe fonde për të bërë të mundur transporti­n e trupit të të ndjerit për në Shqipëri. “Daja i Blerimit është i tronditur, po mbledhim lekët për të sjellë trupin. Jemi organizuar me njerëzit që njohim, por kanë dhënë pare shtetas të huaj si kurd dhe boshnjakë. Më së shumti ka dhënë para e dashura ime, që është polake, e ka njohur Blerimin dhe i ka ardhur keq. Unë jam organizato­ri, kemi mbledhur më shumë se dy mijë euro për dy ditë për ta sjellë trupin. 3400 euro i ka thënë ai personi që ka firmën, i ka thënë dajës së tij se i do paret sa të mbërrijë në Shqipëri”, - tha ai.

 ?? ?? KTHIMI I TRUPIT
“Daja i Blerimit është i tronditur, po mbledhim lekët për të sjellë trupin. Jemi organizuar me njerëzit që njohim, por kanë dhënë lekë shtetas të huaj si kurdë dhe boshnjakë. Më së shumti ka dhënë para e dashura ime, që është polake, e ka njohur Blerimin dhe i ka ardhur keq. Unë jam organizato­ri, kemi mbledhur më shumë se dy mijë euro për dy ditë për ta sjellë trupin”, - është shprehur miku i viktimës.
KTHIMI I TRUPIT “Daja i Blerimit është i tronditur, po mbledhim lekët për të sjellë trupin. Jemi organizuar me njerëzit që njohim, por kanë dhënë lekë shtetas të huaj si kurdë dhe boshnjakë. Më së shumti ka dhënë para e dashura ime, që është polake, e ka njohur Blerimin dhe i ka ardhur keq. Unë jam organizato­ri, kemi mbledhur më shumë se dy mijë euro për dy ditë për ta sjellë trupin”, - është shprehur miku i viktimës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania