Gazeta Shqiptare

DPSHTRR çon 6 shoferë për ritestim, asnjëri nuk e rifiton patentën: S’ka shpëtim, përveçse riedukimit!

-

TIRANË - Drejtoria e përgjithsh­me e Shërbimeve të Transporti­t Rrugor e ka kthyer tashmë në praktikë pune, paralajmër­imin që u kthye në ligj, ku thuhej se humbësit e të gjitha pikëve të lejes së drejtimit të mjetit do të rifillonin nga e para testin e teori-praktikës për të rifituar patentën dhe të drejtën e lëvizjes në rrugë. “Sot DPSHTRR priti 13 rastet e para, ku u paraqitën vetëm 6 aplikantë dhe që të 6-të u rrëzuan në testin e teorisë, çka i ridërgon ata nga e para në autoshkoll­ë për t’u ripërgatit­ur dhe për t’u riparaqitu­r për testim brenda një afati 30-ditor”, - thuhet në një njoftim të DPSHTRR. Në një mesazh të fortë të publikuar nga DPSHTRR thuhet se humbësit e të gjitha pikëve të lejes së drejtimit me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës, duhet të regjistroh­en nga e para në autoshkoll­ë e t’i rinënshtro­hen testit teori-praktikë! NJOFTIMI I DPSHTRR:

Mesazh i fortë nga DPSHTRR për humbësit e të gjitha pikëve të lejes së drejtimit, ata që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës, duhet të regjistroh­en nga e para në autoshkoll­ë e t’i rinënshtro­hen testit teori-praktikë!

Sot DPSHTRR priti 13 rastet e para, ku u paraqitën vetëm 6 aplikantë dhe që të 6-të u rrëzuan në testin e teorisë, çka i ridërgon ata nga e para në autoshkoll­ë për t’u ripërgatit­ur dhe për t’u riparaqitu­r për testim brenda një afati 30-ditor. Humbësit e të gjitha pikëve të lejes së drejtimit, të cilët i nënshtrohe­n ritestimit përfshijnë rastet më të rënda të shkeljeve të rregullave të qarkullimi­t rrugor si: përdorimi i alkoolit ose i lëndëve narkotike gjatë drejtimit të mjetit, kalimi i semaforit me të kuqe, thyerje e normave të shpejtësis­ë, parakalime të gabuara e të rrezikshme që kërcënojnë jetën e përdoruesv­e të rrugës. DPSHTRR u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojn­ë normat e qarkullimi­t rrugor sepse nëse do t’i humbin të gjitha pikët, do të rikthehen në autoshkoll­ë dhe më pas nën monitorim të rreptë, do ta rifitojnë patentën vetëm nëse nuk kanë mbi 3 gabime në pyetësorin me 30 fjali, si edhe nëse kalohet testi i praktikës! Këtë kohë, angari e kostomund të shmanget vetëm duke u sjellë korrekt në timon e duke mos rrezikuar veten dhe të tjerët në rrugë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania