Gazeta Shqiptare

Iu gjet arsenal armësh në Tiranë, lihet në burg Eno Papa Beqiri, 27-vjeçari: S’kam asnjë lidhje

“Garazhin e mora me qira për një mikun tim”

-

TIRANË - Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli 27-vjeçarin Eno Papa (Beqiri), pasi dy ditë më parë në garazhin e një pallati që kishte marrë me qira, iu gjet një arsenal armësh. Ai pretendon se nuk ka dijeni mbi armët e gjetura në garazh, pasi e kishte marrë me qira për mikun e tij. Nga ana tjetër, prokuroria pretendon se Papa është pronar i garazhit dhe ka lidhje me armët. Burime për “Report TV” bëjnë me dije se prokurorët kanë gjetur në celularin e Dorian Kalos, arrestuar një javë më parë për një tjetër depo armësh, në Mëzez, një foto të garazhit ku mbaheshin armët, duke ngritur dyshimet se të dy personat kanë lidhje me njëri tjetrin. Ka qenë kjo foto, që “fundosi” edhe Eno Papën. “Depoja” e armëve u gjet në rrugën “Peti”, në kryeqytet dhe zbulimi i saj u bë pas informacio­neve të marra në rrugë operative. Nga operacioni u sekuestrua­n 2 snajpera, 4 armë zjarri kallashnik­ovë, 2 armë zjarri automatike, 4 armë zjarri pistoleta me silenciato­r, 85 pako me fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi e konsiderue­shme krehra armësh, pjesë të ndryshme armësh, shënjestra optike për armët e precizioni­t (snajper), tre kallëpe tritoli, sasi lënde e dyshuar eksplozive, 2 palë portotarga elektrike për fshehjen e targave, një automjet, 3 aparate celulare, 2 laptopë, 5 paruke dhe një pasaportë e dyshuar e falsifikua­r. Ky është arsenali i dytë i armëve që është gjetur në Tiranë brenda një harku kohor prej më pak se një jave. Operacioni vjen si vazhdimësi e operacioni­t “Silent”, që u bë pak ditë më parë, më 16 qershor, ku në pranga ranë Elvis Bakalli 30 vjeç dhe Dorian Kalo 45 vjeç.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania