Gazeta Shqiptare

Video e ekzekutimi­t në Vlorë, Shkëlzen Velaj u vra pasi u ndoq në derë të shtëpisë

Krimi dyshohet se lidhet me konfliktet pas masakrës së “Çoles”, ku u vranë tre persona

-

Një vit nga vrasja e Sh këlzen Velajt në Vlorë, prokuroria dhe policia janë ende larg identifiki­mit të autorëve të krimit. Vrasja e Velajt është kryer në 3 qershor 2021 në katin e pestë të një pallati parafabrik­at, teksa i riu në momentet e fundit të jetës i kërkonte ndihmë të ëmës për t’i hapur derën e apartament­it, pasi dy persona të armatosur po e ndiqnin për ta vrarë. Një video e siguruar nga “Ora News”, tregon se ndjekja e Shkëlzen Velajt kishte filluar më parë dhe jo në orët e mbrëmjes së 3 qershorit, ku ai mbeti i vrarë. Në një moment shfaqet një person i veshur me të zeza, kapele dhe kapuç në kokë, në hyrje të pallatit ku banonte viktima. Personi shikon terrenin rreth e qark pallatit dhe më pas largohet. Këto pamje i përkasin mëngjesit të ngjarjes, pavarësish­t se ora dhe data nuk përkojnë me atë që shfaqen në DVR, e sekuestrua­r nga policia. Nga verifikime­t e kryera nga policia, rezulton se ky person është me precedentë penalë dhe pjesë e një grupi kriminal në Vlorë, që shpeshherë bashkëpuno­n me një grup tjetër në Selenicë. Personi që shfaqet në pamjet filmike mësohet se është arrestuar disa ditë më parë nga policia, pasi lëvizte me pistoletë në qytetin e Vlorës. Por ai nuk ka pranuar se ka lidhje me ngjarjen e ndodhur në 3 qershor 2021 në qytetin, ku mbeti i vrarë Shkëlzen Velaj. Krimi dyshohet se lidhet me konfliktet pas masakrës së “Çoles” në Vlorë, ku u ekzekutuan Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Ky i fundit është vëllai i Shkëlzenit, i cili mbeti i vdekur 6 vite më parë. Dyshimet e Prokuroris­ë së Vlorës janë se vrasjen e Shkëlzen Velajt e ka financuar një grup kriminal që vepron në Selenicë. Ndërsa ekzekutues besohet shumë se ka qenë e njëjta dorë që ka dashur të vrasë Jetnor Xhaferin, ngjarje kjo e ndodhur në muajin maj 2020. Njësoj si Jetnor Xhaferaj, që u ndoq me armë zjarri nga qitësit nga kati i parë deri në katin e 5, por nuk mundën ta vrasin. Ashtu dhe në ngjarjen e Shkëlzen Velajt, është thuajse e njëjta dinamikë krimi, ku autorët e kanë ndjekur me vrap nga kati i parë deri në katin e pestë, duke e qëlluar të riun për vdekje./ Marrë nga “Ora News”

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania