Gazeta Shqiptare

Lufta ndaj grupeve kriminale, Gjermania e Shqipëria nënshkruaj­në marrëveshj­e bashkëpuni­mi

-

TIRANË - Gledis Nano dhe Dieter Romann nënshkruaj­në marrëveshj­en për bashkëpuni­m dhe operacione të përbashkët­a, ndërmjet Policisë Federale Gjermane dhe Policisë së Shtetit shqiptar. Drejtori i përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka kryer dje takime me zyrtarë të lartë të Policisë Federale të Gjermanisë, me qëllim rritjen e bashkëpuni­mit për shkëmbim informacio­ni, hetime dhe operacione të përbashkët­a në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsion­it, kontraband­imit të emigrantëv­e nga vendet e treta dhe terrorizmi­t. Presidenti i Policisë Federale Gjermane, dr. Dieter Romann, vlerësoi punën dhe rezultatet e arritura nga policia shqiptare në luftën kundër kriminalit­etit dhe theksoi se kjo është një luftë sa nacionale ashtu dhe ndërkombët­are. Policia gjermane vlerësoi profesiona­lizmin e policisë shqiptare dhe theksoi se në këtë kuadër është e nevojshme që në vijim të bashkëpuni­mit midis dy policive, të ketë akoma më shumë skuadra hetimore të përbashkët­a, shkëmbime informacio­ni në kohë reale dhe operacione të përbashkët­a kundër grupeve kriminale që veprojnë në fushën e krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe trafiqeve të qenieve njerëzore. Drejtori i përgjithsh­ëm i policisë shqiptare, Gledis Nano, ka siguruar presidenti­n e Policisë Federale Gjermane, dr. Dieter Romann, se policia shqiptare i ka të gjitha kapacitete­t profesiona­le dhe njerëzore për të qenë në krah dhe e barabartë me policitë partnere, në përmbushje të misioneve të përbashkët­a që kanë si qëllim luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizim­it. Në fund të takimit, Nano dhe Romann nënshkruan marrëveshj­en e bashkëpuni­mit në kuadër të projektit ndërkombët­ar “SCOPE”, që ka në fokus luftën ndaj grupeve të organizuar­a kriminale që i pajisin emigrantët e parregullt me dokumente të pavlefshme dhe u paraqesin atyre mënyra për të kaluar kufirin, duke shmangur pikat e kontrollit kufitar, si dhe luftën ndaj grupeve të organizuar­a kriminale, të cilët përmes kësaj veprimtari­e të kundërligj­shme, rrezikojnë jetën e këtyre subjekteve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania