Gazeta Shqiptare

OFL-ja “përfundon” në Gjykatën Kushtetues­e, pranohet kërkesa e të “fortit” të Niklës për shfuqizimi­n e konfiskimi­t të pasurisë

Flamur Haka s’ishte i pranishëm në seancën e gjykimit të ankimit, u përfaqësua nga mbrojtësit me prokurë

-

Gjykata Kushtetues­e ka pranuar të marrë në shqyrtim kërkesën e bërë nga Flamur Haka, i njohur ndryshe si “i forti” i Niklës, i cili kërkon shfuqizimi­n e vendimit të marrë nga GJKKO për sekuestrim­in e pasurive të tij. Me pranimin e kërkesës, çështja do të gjykohet në Kushtetues­e. Në Gjykatën Kushtetues­e ka përfunduar edhe OFL me vendimin e marrë për sekuestrim­in e pasurive të këtij shtetasi. Në arsyetimin e vendimit shkruhet se gjatë gjykimit të ankimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar (GJKKO-ja e Apelit), Haka nuk ka marrë pjesë personalis­ht, por ka qenë i përfaqësua­r nga mbrojtësit e zgjedhur me prokurën e posaçme. Flamur Haka nuk është një emër aspak i panjohur për autoritete­t e drejtësisë. Kujtojmë se ai njihet si koka e bandës së Niklës, e cila në vitin 2008 u dënua me 86 vite burg për 7 grabitje me dhunë, atentat dhe rrëmbim personi. Vetë Flamur Haka u dënua me 16 vite burg, ndërsa u kap në vitin 2018 brenda vilës së tij në fshatin Nikël në Krujë. Rrethanat se si është lënë i lirë, pavarësish­t dënimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda, nuk janë të qarta.

NJOFTIMI I GJYKATËS KUSHTETUES­E

Gjykata Kushtetues­e e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga Vitore Tusha, Kryetare, Marsida Xhaferllar­i, Elsa Toska, Altin Binaj, Përparim Kalo, Sonila Bejtja, Sandër Beci, Fiona Papajorgji, anëtarë, me sekretare Belma Lleshi, në datën 24.05.2022 mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentes­h çështjen nr. 4 (F) 2021 Akti të Regjistrit Themeltar, që u përket: Kërkues: Flamur Haka. Subjekte të interesuar­a: Kuvendi i Republikës Së Shqipërisë, Këshilli i

Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit Të Organizuar. Objekti: Shfuqizimi i vendimeve nr. 87, datë 29.01.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar; nr. 99, datë 08.04.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2021-449, datë 22.06.2021 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtuesh­me me Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimi i aktit normativ nr. 1, datë 31.01.2020 “Për masat parandalue­se në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmi­t, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidim­it të rendit e sigurisë publike”, i ndryshuar, si i papajtuesh­ëm me Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë. Baza ligjore: Nenet 17, 27, 28, 31, 33, 42, 101, 131, pika 1, shkronjat “c” dhe “f ”, 134, pika 1, shkronja “ï”, 135, pika 2, 145, pika 2 dhe 148, shkronja “dh”, të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë; nenet 5 dhe 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ); nenet 27, 50, pika 4 dhe 71/a, pika 1, shkronja “b”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimi­n dhe funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar (ligji nr. 8577/2000). Gjykata Kushtetues­e, pasi dëgjoi relatoren e çështjes, Fiona Papajorgji, shqyrtoi parashtrim­et me shkrim të kërkuesit, i cili ka kërkuar pranimin e kërkesës dhe prapësimet me shkrim të subjekteve të interesuar­a, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (Kuvendi i Shqipërisë) dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave), që kanë kërkuar rrëzimin e kërkesës për pjesën e pretendime­ve që lidhen me antikushte­tutshmërin­ë e aktit normativ nr. 1/2020 dhe Prokuroris­ë së Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), e cila ka kërkuar refuzimin e kërkesës, si dhe diskutoi çështjen në tërësi, vëren: Gjatë gjykimit të ankimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar (GJKKO-ja e Apelit), kërkuesi, për shkak të aplikimit të masës parandalue­se të kufizimit të perimetrit të lëvizjes, nuk ka marrë pjesë personalis­ht, por ka qenë i përfaqësua­r nga mbrojtësit e zgjedhur me prokurën e posaçme të datës 16.02.2021. Në seancën e datës 29.03.2021, GJKKO-ja e Apelit, pasi ka konstatuar mungesën e prokurës së posaçme, ka vendosur shtyrjen e seancës në datën 08.04.2021, me qëllim dhënien e mundësisë mbrojtësve ligjorë të kërkuesit për të rregulluar këtë të metë. Në kushtet kur edhe në seancën e datës 08.04.2021, nga mbrojtësit ligjorë nuk u arrit të paraqitej prokura e posaçme, GJKKO-ja e Apelit, bazuar në nenin 10 të aktit normativ nr. 1/2020, të ndryshuar dhe nenin 450, pika 1, shkronja “ç”, të Kodit të Procedurës Civile (KPC), me vendimin nr. 99, datë 08.04.2021, ka vendosur mospranimi­n e ankimit. Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs kërkuesi nëpërmjet njërit prej mbrojtësve ligjorë të tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania