Gazeta Shqiptare

COVID-19 në Shqipëri, MSH: Gjatë 24 orëve të e fundit janë infektuar 271 qytetarë, asnjë humbje jete

-

TIRANË - Ministria e Shëndetësi­së ka bërë me dije se në 24 orët e fundit në vend nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19. Sakaq janë kryer 1035 testime, ku 271 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.

NJOFTIMI NJOFTIMI I I PLOTË: PLOTË:

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVID-19, Ministria e Shëndetësi­së i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojn­ë vaksinimin anti-COVID, posaçërish­t në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetëso­re në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetëso­re, për t’u vaksinuar me dozën përforcues­e. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë te lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga COVID-19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1035 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 271 qytetarë, në këto bashki: 183 në Tiranë, nga 9 qytetarë në Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastë­r, 8 në Sarandë, 7 në Berat, 5 në Krujë, nga 4 qytetarë Himarë, Elbasan, nga 3 qytetarë në Durrës, Patos, Lushnje, nga 2 qytetarë në Shkodër, Divjakë, Përmet, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Tropojë, Mirditë, Selenicë, Korçë, Kolonjë, Kuçovë, Gramsh. Janë 1,243 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 73 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,471 që nga fillimi i epidemisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania