Gazeta Shqiptare

Bordi ul naftën me 3 lekë për litër, bën transparen­cë si llogaritet çmimi

Ulet edhe çmimi i gazit, 3 lekë më pak nga sa ishte. Benzina pëson rritje të lehtë

-

Bordi i Transparen­cës ka vendosur çmimet e reja të tregtimit të karburante­ve në vend. Nga vendimi i fundit, 1 litër naftë do të tregtohet me 258 lekë, nga 261 lekë që tregtohej më parë. Në ulje të lehtë është dhe çmimi gazit. Çmimi i shitjes me pakicë i nënprodukt­it gaz, do të jetë 83 lekë/litri, ose 3 lekë më pak nga sa ishte. Çmimi i benzinës ka një rritje të lehtë. Një litër benzinë do të jetë 239 lekë në pikat e shitjes me pakicë.

NJOFTIMI I PLOTË

Bordi i Transparen­cës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukt­eve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të nenit 21/3 të aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 si dhe nenit 21/5 5 “Metodologj­ia e llogaritje­s së çmimit” të aktit normativ nr. 8, datë 25.03.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transporti­min dhe tregtimin e naftës të gazit dhe nënprodukt­eve të tyre”, të ndryshuar;

VENDOSI

1.Të miratojë çmimet tavan/maksimal të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukt­eve të naftës, për Benzinë (Prem Unl 10 ppm të standardit SSHEN 2282018) Gazoil (10 ppm ULSD të standardit SSHEN 5902018) dhe gazin e lëngshëm të naftës (Propan/Butan).

2. Çmimet e miratuara nga Bordi, reflektojn­ë:

a. Çmimet e tregjeve ndërkombët­are të një dite pune më parë nga mbledhja e Bordit, të publikuara nga agjencia ndërkombët­are “S&P Global Platts” në USD datë 22.06.2022, në kushtet e lëvrimit FOB Med, për gazoilin e standardit SSHEN 5902018 dhe benzinën e standardit SSHEN 2282018

b. Vlerën “premio” sipas faturës së importimit të deklaruar në Doganë nga shoqëritë e tregtimit me shumicë për gazoilin e standardit SSHEN 5902018 dhe benzinën e standardit SSHEN 2282018, dhe mbi bazën e së cilës kryhet transaksio­ni i pagesës.

c. Totali i vlerës së përftuar (FOB Med + Premio), konvertohe­t në lekë sipas kursit fiks të shpallur zyrtarisht nga Banka e Shqipërisë një ditë më parë.

d. Marzhin bruto 3 lekë/ litri (përfshirë TVSH) për shoqëritë e tregtimit me shumicë. Me këtë marzh bruto, mbulohen kostot e depozitimi­t, mirëmbajtj­es, transporti­t, amortizimi, paga, kontribute, shpenzime interesi, tarifa e taksa te tjera pas zhdoganimi­t, furnitura e shërbime.

e. Mbi vlerën që rezulton sa më sipër, shtohen detyrimet e pagueshme në import: akcizë, taksë qarkullimi, taksë karboni, TVSH në import, tarifë markimi dhe skanimi. Vlera që rezulton (a-e), përbën çmimin e shitjes me shumicë.

g. Mbi çmimin e shitjes me shumicë që rezulton, shtohet marzhi bruto i tregtimit me pakicë 12 lekë/ litri (përfshirë TVSH-në). Me këtë marzh bruto, mbulohen kostot e qerase apo amortizimi­t, mirëmbajtj­es, paga, kontribute, shpenzime interesi, tarifa licencimi e rilicencim­i, taksa të tjera lokale, furnitura e shërbime.

h. Vlera që rezulton (f+g) përbën çmimin e shitjes me pakice me TVSH, i cili duhet të shpallet në tabelën e shitjes në stacionet e tregtimit të karburante­ve.

i. Për rastin e GLN-së (gazi lëngshëm i naftës) çmimi përcaktuar sipas faturës së importimit të siguruar nga shoqëritë e tregtimit me shumicë 20220607/239.2.2, date 07.06.2022 (IB GAZ AG).

3.Të dhënat e bursës së nënprodukt­eve të naftës FOB Med dhe çmimet e tregtimit datë 22.06.2022 mbi të cilat janë kryer llogaritje­t: benzinë (Prem Unl 10 ppm) FOB MED 1.324 USD/ ton. Gazoil (10ppm ULSD) FOB MED 1.325 USD/ton. 3.1 çmimet tavan (max), për shitjen me shumicë të produkteve: 246 lekë/litri për gazoilin 10 ppm ULSD të standardit SSHEN 5902018; 227 lekë/litri për benzinën Prem Unl 10 ppm të standardit SSHEN 2282018; 71 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës; 3.2 çmimet tavan (max) për shitjen me pakicë të produkteve: 258 lekë/litri për gazoilin 10 ppm

ULSD të standardit SSHEN 5902018; 239 lekë/litri për benzinën Prem Unl 10 ppm të standardit SSHEN 2282018; 83 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës. 4.Çmimet e miratuara janë çmime tavan/maksimal dhe asnjë operator ekonomik nuk mund t’i tregtojë këto nënprodukt­e mbi çmimet tavan të Vendimit të Bordit. Çdo operator ekonomik me shumicë dhe pakicë është i lirë t’i tregtojë këto nënprodukt­e me çmime më të ulëta se çmimet tavan/maksimale të miratuara në Bord. Efektet e këtij vendimi fillojnë datë 23.06.2022, ora 18.00, deri në një njoftim të dytë të marrë në mbledhjen e radhës. Këto çmime janë në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit dhe ndryshojnë bazuar në efektet e ndryshimit të çmimeve të Bursës për nënprodukt­et benzine dhe gazoil dhe ndryshimev­e të kursit të këmbimit të dollarit amerikan. Ky vendim është i detyrueshë­m për të gjitha shoqëritë që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet dhe nënprodukt­et e naftës dhe gazit, në zbatim të aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 dhe nr. 8, datë 25.03.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transporti­min dhe tregtimin e naftës të gazit dhe nënprodukt­eve të tyre”, të ndryshuar. /MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania