Gazeta Shqiptare

Zënia e peshkut rritet me 9.5% në vitin 2021, rendimenti më i lartë tek Açuga

-

S ektori i peshkimi pë soi rritje me gati 10% vitin e kaluar sa i përket rendimenti­t të zënies në ujërat e kripura dhe ato të ëmbla. Në vitin 2021, zënia e peshkut nga të gjitha kategoritë ujore, ka qenë 18.503 tonë nga 16.892 tonë që ishte në vitin 2020, duke shënuar një rritje me 9,53%. Kategoritë kryesore që zënë përqindjen më të lartë të peshkimit janë, “Akuakultur­a” me 43,60% dhe peshkimi “Detar” me 28,06%, pasuar nga “Ujërat e brendshme” me 19,15%, ndaj prodhimit gjithsej Në vitin 2021, rritjen më të madhe, e ka shënuar kategoria “Laguna” me 248,64% të zënieve gjithsej, krahasuar me një vit më parë, ndjekur nga kategoria “Bregdeti” me 127,87% dhe kategoria “Molusqe” me 108,0 %. Kategoria ujore “Akuakultur­a” ka pësuar rënie me 8,31% në vitin 2021, krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2021, për sa i përket kategorive ujore, det, bregdet dhe laguna, specia e cila ka rezultuar me përqindjen më të madhe të zënë është “Açuga” me 19,04% ndaj zënieve gjithsej, pasuar nga “Karkaleci i thellësisë” me 16,42% dhe “Merluc”

me 11,16%. Përsa u përket zënieve në ujërat e brendshme, specia “Karas” zë përqindjen më të madhe të zënieve gjithsej me 26,24%, pasuar nga “Krap” me 18,45% dhe specia “Skortë” me 17,33%. Në vitin 2021, janë 752 subjekte të licencuara për të ushtruar aktiviteti­n e peshkimit. Flota vepron pothuajse plotësisht në Nën-Zonën Gjeografik­e (Adriatiku i Jugut). Gjatë vitit 2021 janë regjistrua­r 32 subjekte më shumë se një vit më parë. Flota detare sipas porteve të peshkimit Në vitin 2021, porti me numrin më të madh të anijeve të licencuara është porti i Durrësit me 37,90% të flotës së përgjithsh­me. Porti i Vlorës ka 31,12% të numrit të përgjithsh­ëm të flotës, pasuar nga porti i Sarandës me 14,76%. Portet e peshkimit me përqindjet më të vogla të subjekteve të licencuara për peshkim janë ato të Lushnje-Fier me 2,26% dhe Himarës me 1,73%. Flota detare shqiptare nisur nga qëllimi i anijes ndahet në gjashtë lloje të ndryshme anije peshkimi. Pjesa më e madhe e flotës sonë është e përbërë nga anije me njica me 69,81% si dhe anije peshkimi me tërheqje (fundore dhe pelagjike) me 25,80%, të cilat përdoren kryesisht për të peshkuar peshqit fundorë. Pjesa tjetër janë anije shumëpërdo­rimshe dhe anije për qëllime të tjera. Një fokus të veçantë po i kushtohet ripopullim­it të specieve si Koran, Krap dhe Ballgjerë i bardhë si një vëmendje e shtuar dhe ndihmesë për ruajtjen e biodiversi­tetit. Në vitin 2021, u prodhuan dhe hodhën në liqenin e Ohrit 1,44 milion rasate të Koranit, ndjekur nga Ballgjerë i bardhë me 1,30 milion rasate./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania