Gazeta Shqiptare

Si të hiqni nga rrobat

Përse bimët e brendshme nuk po ju rriten? TAVANIN

-

Njolla Njolla të të yndyrshme yndyrshme

Këto lloj njollash janë shumë të vështira për t’u hequr, madje mund të mbeten si hije larje pas larjesh. Aplikoni ilaç enësh direk në njollë. Me kujdes fërkojeni njollën me një furçë të vjetër dhëmbësh. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe përsëriten­i këtë proces nëse është e nevojshme. Më pas lajeni me ujë të nxehtë sipas udhëzimeve në etiketën e veshjes.

Njollat e e panxharit panxharit

Thani njollën e panxharit me letër kuzhine, për të mos u përhapur. Përzijeni një lugë gjelle me ilaç rrobash dhe dy filxhanë çaji me ujë. Nga ana e pasme vendosni një sfungjer ose një leckë dhe solucionin vendoseni mbi njollë me kujdes dhe vazhdimish­t, derisa ajo të zhduket. Më pas lajeni në lavatriçe si zakonisht.

Njollat e djersës

Bëni një solucion me raportin 2 me 1, me peroksid hidrogjeni dhe ilaç enësh të lëngët. Aplikoni përzierjen direkt mbi njollë e më pas mbylojeni me sodë buke. Fërkojeni zonën me një furçë të vjetër dhëmbësh, lëreni për një orë ose gjatë gjithë natës, nëse mundeni. Më pas lajeni si zakonisht në lavatriçe.

Njollat e barit

Zhyteni rrobën në ujë të ftohtë përpara se të aplikoni produktin. Vendosni në njollë ilaç rrobash të lëngshëm dhe fërkojeni me kujdes zonën. Më pas lajeni si zakonisht në lavatriçe.

Për njolla të vështira, provoni alkool, por varet dhe nga copa.

Shikoni udhëzimet në etiketa.

Njollat e makiazhit

Vendosni ilaç enësh direkt në njollë dhe fërkojeni me kujdes me pak ujë, me një leckë ose me gishta. Shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe përsëriten­i procesin dhe më pas shpëlajeni me ujë të nxehtë.

Një truk tjetër është përdorimi i kremit të rrojes me të njëjtën metodë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania