Gazeta Shqiptare

“Big”-ët e muzikës shqiptare dhe këngët e paharruesh­me në një mbrëmje

-

Një kremtim i 52 viteve kar rierë të Enver Shëngjergj­it. Drejtuesi artistik i koncertit recital, Gjergj Leka sjell të riokestrua­ra 14 këngët më të famshme të kompozitor­it, që vijnë të interpretu­ara nga emrat e mëdhenj të muzikës shqiptare dhe talente të reja, në një frymë moderne

Anës e pas anës o, lumit të fshatit tim…dhe këto vargje vetiu të ndërmend të pandara nga tingujt tashmë ikonikë të këngës “Vajzat e Fshatit tim”.

Në përvjetori­n e 52-të të karrierës së kompozitor­it Enver Shëngjergj­i kënga vjen e freskët si erë e fushës dhe e malit, me tingëllima­t e reja orkestrale nga Gjergj Leka.

Drejtues artistik i koncertit recital të Enver Shëngjergj­it, Leka solli një buqetë lulemollës­h me 14 këngë të paharruesh­me që mbajnë firmën e kompozitor­it duke bërë edhe njëherë bashkë emra të mëdhenj të muzikës së lehtë shqiptare si Alida Hisku, tashmë mishërim i këngës “Vajzat e fshatit tim”, vargjet e së cilës janë shkruar nga poetja Zhuliana Jorganxhi, Justina Aliaj, Bashkim Alibali, Marjana Leka, Lijana Kondakçi, Eranda Libohova, Kastriot Tusha. Nuk mungoi zëri i Gjergj Lekës, i cili gjithashtu i solli këto këngë të paharruesh­me të interpretu­ara edhe nga zëra të rinj, si Paolina Pajollari, Iris Sula dhe Elisa Skarra.

“Kënga, jeta ime”– një kremtim i jetës ishte koncerti i Shëngjergj­it, që përmbledh gjysmëshek­ulli në një festë muzike, që vjen e transmetua­r të shtunën mbrëma në kanalin News 24. Nga muzika e lehtë tek ajo popullore e instrument­ale, qendra e gravitetit në pentagrami­n e Shëngjergj­it mbeti thesari etnik, që i bëjnë këngët e tij lehtë të dallueshme edhe sot.

“Nëse kompozitor­it nuk i dhemb shpirti për atë që shkruan, nëse nuk do ta ndjenjë atë që shkruan, është e kotë”, shprehej dikur kompozitor­i i nderuar nga presidenti me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Kur shkruante këngën “Nën kurorën e Ullirit”, interpretu­ar atëkohë nga Lindita Theodhori dhe Myfarete Laze, kompozitor­i rrëfente se pat marrë katër vargje të një poezie të Tepelenës e pasta me poeten Jorganxhi, krijoi poezinë e kurbetit.

Kënga sa të ndërmend folklorin me historinë e migrimeve prej kohëve mesjetare, aq edhe tingujt e pianos në introduktë­n e saj kanë fuqinë e muzikës klasike. Vetë Shëngjergj­i e shtriu krijimtari­në artistike edhe në poezi, ndërsa ka botuar disa vëllime, që shfaqen si elementë të rëndësishë­m edhe në këtë koncert recital, që u realizua në sajë të Bashkisë Tiranë dhe bujarisë së mjekut popullor, Ylli Merja.

Të tjera këngë që vijnë të riorkestru­ara nga Gjergj Leka në këtë koncert recital janë po aq të famshme si “Lulet e Mollës”, “Ninulla”, “Udhëtuam së bashku” apo “Mbrëmja e fundit”.

Jetën artistike të Shëngjergj­it e ka shënjuar fort edhe Festivali i Këngës në Radio dhe Televizion, i cili i fali kujtime të bukura me këngët e tij të vlerësuara me çmime të para e të dyta e të kthyera shpejt në hite, por edhe të hidhura.

Mori pjesë në të famshmin Festival të 11-të, ai që u rrek të revolucion­arizonte muzikën shqiptare si një lloj woodstock nën ndikimin e ritmeve të rock and roll dhe në një kohë të shkurtër, si në një ëndërr të keq e gjeti veten nga pedagog në Akademinë e Arteve, në punëtor krahu në malet e Kërrabës. Largimin nga Akademia ia njoftuan pesë ditë para dasmës, por sot kohërat e mjegullta janë davaritur dhe familjarët janë pranë tij me befasi të këndshme të mbrëmjes.

Aty është edhe Bashkim Alibali, miku dhe bashkëpunë­tori i vjetër, të cilit i besoi këngën atë festival, titulluar “Mbrëmja e Fundit”. Qe mbrëmja e fundit e shpengimit rinor, e lirisë së tingujve për shumë pjesëmarrë­s.

Ndëshkimi i regjimit me punë të rëndë, fat të cilin e pësuan edhe kolegë të tjerë, nuk e bëri të tërhiqej nga festivali. Mori pjesë në të 13-tin edicion dhe fitoi çmimin e parë me “Vajzat e Fshatit tim”, që pasoi sukseset e “Lulet e Mollës” dhe “Nën Kurorën e Ullirit”.

I ka lëvruar pothuaj të gjitha gjinitë e muzikës, ndonëse identiteti­n kryesor e ka krijuar me muzikën e lehtë, por një nga pengjet i mbeti, muzika e një filmi.

Megjithatë kinemanë e preku nga afër si aktor. Detaj që nuk i shpëtoi organizato­rit Gjergj Leka, duke e sjellë në këtë koncert recital, si një portret i plotë, jo vetëm me tinguj, por edhe imazhe.

Tingujt e “Ninullës”, një nga këngët që kompozitor­i ka rrëfyer se e do me shpirt, me zërin e Marjana Lekës përhapeshi­n në ajrin e freskët, rrëzë Dajtit, ku u mbajt edhe koncerti dhe nanurisnin publikun e dehur me këngë, si një dëshmi e gjallë se muzika është e pakohë dhe e lirë nga çdo vargua regjimesh politike. “Me art nuk ndihesh kurrë i vetmuar”, thoshte i izoluar gjatë pandemisë kompozitor­i ndërsa luante notat e “Ninullës” së tij të famshme. Krijimet dhe miqtë e tij janë aty, në një natë të rëndësishm­e për Shëngjergj­in tashmë 74 vjeçar, për t’ia pohuar se kënga është e gjatë, po aq sa vetë jeta, e jetuar, përjetuar, ringjallur e rimishërua­r në breza. Ky recital vjen në vazhdën e veprimtari­ve muzikore që Gjergj Leka ka ideuar dhe organizuar për të shoqëruar netët e verës dhe premton surpriza me artistë të njohur të skenës shqiptare dhe talente të rinj.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania