Gazeta Shqiptare

Gjuha e pavend e Edi Ramës kundër Bullgarisë­c

- Nga Enver Robelli

Krejtësish­t e pavend gjuha e Edi Ramës kundër Bullgarisë.

Sillet më meqedonas se maqedonasi­t, pa ia kërkuar askush.

Bullgaria nuk e ka marrë peng Shqipërinë.

Bullgarët i kanë vënë veto Shkupit, sado e padrejtë të jetë kjo veto.

BE, po të donte, do t’i hapte negociatat me Shqipërinë dhe do të priste derisa të zgjidhet ngatërresa bullgaro-maqedonase.

Por në BE nuk ka disponim për ta favorizuar Shqipërinë.

Arsyet për këtë nuk janë vetëm në BE, por edhe te gjendja e demokracis­ë në Shqipëri (gjendje e mjerueshme), te reforma për drejtësi që shpesh është vetëm fasadë, te mosndëshki­mi i bartësve të korrupsion­it, te oligarkizi­mi i ekonomisë, te ndarja e resurseve shtetërore mes ortakëve të pushtetit, te kontrolli i mediave, te mungesa e etikës dhe përgjegjës­isë publike.

Polemikat toksike ndaj

Bullgarisë nga ana shqiptare janë kontraprod­uktive.

Sidomos në historinë më të re Bullgaria ka mbajtur qëndrim shumë pozitiv ndaj Kosovës, jo vetëm me pranimin e pavarësisë, por edhe me përkrahjen e Kosovës në forume ndërkombët­are.

Në qershor 2009 Bullgaria e hodhi poshtë kërkesën e Serbisë për të ekstraduar ish-kryeminist­rin e Kosovës, Agim Çeku.

Ai ishte arrestuar shkurt në Bullgari në bazë të një fletarrest­i ndërkombët­ar të lansuar nga Serbia.

Në të kaluarën edhe Shqipëria ka marrë mjaft përkrahje nga Bullgaria – si në rrugën e integrimev­e europiane, ashtu edhe në procesin e hyrjes në NATO.

Konflikti i Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut u përket këtyre dy vendeve, jo Shqipërisë.

Shqipëria ka detyra të tjera. Meqë ato detyra nuk i ka plotësuar dhe s’po arrin ta zbus skepticizm­in në Europën Perëndimor­e, rruga më e lehtë është polemika kundër Bullgarisë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania