Gazeta Shqiptare

Duma: 400 mln euro, për kompensimi­n e kompanive që kanë marrë tendera publikë

Deputetja e PD përplaset me deputetët e PS: Ata që marrin 99.99% të fondit, i kthejnë gjë shtetit? Akti për kompensimi­n e kompanive të ndërtimit, Duma: Po avantazhon­i ata me rekorde kriminale

-

Kryetarja e Komisionit të Punës dhe Çështjeve So ciale, Grida Duma, është përplasur dje me deputetët socialistë, teksa po diskutohej akti normativ “Për kompensimi­n financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktime­ve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”. Duma e pyeti zv.ministrin e Infrastruk­turës, Ilir Bejtja, nëse kompanitë i kthejnë ndonjë pjesë të fitimit shtetit, kur i marrin materialet me çmim më të ulët dhe pyetja e saj shkaktoi debate të ashpra në komision. DEBATI

Ilir Bejtja: Ky akt normativ vjen si domosdoshm­ëri për vazhdimin e kontratave të lidhura që në 2020-ën dhe vazhdojnë deri në fund të vitit 2022. Ajo që ne kemi vënë re për shkak të ndryshimit të strukturës së çmimeve në treg për pjesën e materialev­e bazë si hekuri, bitumi, alumini, bakri dhe zinku, është që kjo rritje çmimesh është e tillë që del përtej vlerës së kontratave dhe të lidhura dhe kemi shumë kontrata që kanë stopuar, ose janë në vonesë. Arsyeja e vetme është rritja e madhe e çmimeve.

Grida Duma: Vaji është rritur me 50%, veza me 200%, nafta 2700 lekë litri, ne zgjedhim që taksat e shqiptarëv­e të mos rishpërnda­hen. Shqiptarët janë të fundit në rajon për të ardhurat për frymë. Ne 400 milionë që ua marrim shqiptarëv­e në çmimet e rritura, ia çojmë Salillarit, Gjokës dhe emrave të mëdhenj. Kur këto kompani kanë marrë 99.9% të fondit limit dhe kur janë ulur çmimet, shteti ka shkuar dhe t’u thotë ‘na e kthe një pjesë të fitimit se janë ulur çmimet’? Këta duhet të shkojnë në ndjekje penale. Ju keni çuar në burg për një arkë me peshk. Kjo është antikushte­tuese. Shteti a ka marrë ndonjëherë më shumë fitim nga këta, i është kthyer mbrapsht? Ka shkuar shteti t’u thotë që meqë janë ulur çmimet, të ulet çmimi i pagesës?

Ilir Bejtja: Shteti nuk është ortak në kompani që të rishpërnda­jë fitime. Ka një procedurë tenderimi publik, që zgjedh një fitues. Mbi bazën e asaj gare shpallet fituesi. Nëse oferta ka ndryshuar, ne themi le të vazhdojë deri aty ku pranohen ndryshimet. Ne nuk i hyjmë te fitimi, se nuk jemi diktaturë proletaria­t.

Grida Duma: Mos flisni ju për diktaturë proletaria­ti, se ju jeni diktaturë mjerimi.

Anila Denaj: Zv.ministri ka ardhur për sqarim teknik.

Grida Duma: Nuk ka nevojë ta mbroni. Ju nuk i ikni dot kësaj çështjeje.

Anila Denaj: Debatin bëjeni me ne, por pa e sulmuar.

Grida Duma: Kur zv.ministri që është nivel politik...

Anila Denaj: Ne nuk jemi Komision Ekonomie.

Grida Duma: Se çfarë jemi, do ta drejtoj ashtu siç mendoj se jemi. E di që keni ardhur në radhë, ju e respektoni edhe urdhrin. Në rast se nuk doni komente, unë nuk e vijoj. Më erdhi mesazh që japin miliona euro për Kardhiq-Delvinë, ndërkohë që ata s’po marrin 50% të bonusit të strehimit.

Ilir Metaj: Po vazhduat, kështu do të bëhet më keq.

Grida Duma: E di që do të bllokoni mbledhjen.

Ilir Bejtja: Nuk kemi listë kompanish që kompensohe­n, kompensohe­n materialet.

Në mbledhjen e Komisionit për Çështje Sociale të Shëndetësi­së është shqyrtuar akti normativ për kompensimi­n e çmimeve. Gjatë fjalës së saj, znj. Grida Duma tha se po avantazhoh­en kompani me rekorde kriminale. Gjithashtu, ajo theksoi se 8 prej pronarëve janë nën hetim.

Pjesë nga mbledhja:

Grida Duma: Sa përfitojnë të punësuarit nga ky akt normativ dhe a do të ketë rritje pagash? Sa u përket çështjeve sociale është rritur energjia, nafta, përse ka një paketë vetëm për tenderat e rindërtimi­t dhe jo për qytetarët. Ndaj një tjetër shqetësim, sipas BIRN-it, është se tetë nga kompanitë që kanë përfituar tendera në prokurimet e rindërtimi­t janë me pronarë të inkriminua­r. Pa avantazhon­i njerëz me rekorde kriminale? Duam fatura financiare.

Bejtja: Nuk ka rritje pagash me këtë akt normativ. Ky akt normativ u referohet vetëm materiale, që janë pesha bazë në kontrata publike dhe e ndërmarrje­ve publike me më tepër se 51% kapital publik. Sa i përket inkriminim­it, duhet t’i drejtoni pyetje prokuroris­ë. Nuk i kam këto informacio­ne.

Duma: Ua them unë, janë tetë pronarë në hetim.

Bejtja: Nuk kam informacio­n. Nuk kemi informacio­n nga prokuroria apo SPAK-u që tetë prej këtyre kompanive janë me pronarë të inkriminua­r.Kemi mbështetur ekonominë edhe gjatë pandemisë, edhe në kohën e tërmetit. Paketa jonë i kalon 1 mld e gjysmë euro, nëse kjo është pak për tri vite, atëherë më duket të jemi pak ëndërrimta­r.

Grida Duma: Pak apo shumë është një diskutim që nuk mbaron. Ju thoni 30 mijë lekë të vjetra për pensionist­ët, por çmimet e shportës prekin të gjithë shqiptarët. Ne mund të themi gjithë ditën që çmimi i energjisë nuk është rritur, por fatura në total është rritur.

Gjatë kësaj mbledhjeje Grida Duma u shpreh se akti normativ për kompensimi­n e çmimeve rrezikon të kthehet në një akt klientelis­t. Nuk ka munguar edhe ndërhyrja e Anila Denajt, e cila shtoi se ky diskutim mbaron sot (dje) dhe se askush nuk mund të pengojë asnjë kontratë, që ka lidhje drejtpërdr­ejt me punësimin. Pjesë nga debati:

Grida Duma: Të marrim vendime me prioritet, ky është diskutimi. Këto që kanë fituar 80%, kanë marrë fondin limit.

Bejtja: Nuk është e vërtetë, se nuk kanë filluar.

Grida Duma: Kanë marrë penalitet që s’kanë filluar.

Bejtja: Ua heqim, pra nuk po i japim lekë. Është situatë objektive madhore. Kriza që kemi është situatë e veçantë. Në po japim ndihmë për shtatë materiale bazë.

Grida Duma: Për kompani të mëdha.

Denaj: Qeveria ka sjellë më parë paketa, mund të sjellë të dytë. Kur të jetë ministri i Financave këtu, mund ta diskutojmë. Tani në këtë komision duhet t’i lëmë të përgjithsh­met.

Grida Duma: Arsyen pse kemi debat, jam e bindur që ju e kuptoni. Teknikisht e di që kjo tryezë nuk ka mundësi të ndjekë çdo kontratë. Përfaqësue­si i qeverisë tha kaq, para ka ky vend, të mos jemi ëndërrimta­rë. Meqë kemi 1.4 mln në tri vite, nëse kemi këtë buxhet, sepse këtë mundësi kemi, nëse i çojmë 0.5 për oligarkët, çfarë mbetet për të tjerët? Ky që është në qeveri kujdeset fillimisht për oligarkët. E marrin me klienteliz­ëm oligarkët e qeverisë. Bejtja: Jo pra, jua thashë. Duma: Kompanitë s’kanë halle, kanë shumë dhjamë. Këtu ndahemi. Ne ndahemi në prioritete.

Denaj: Ky nuk është akti i parë që vjen në ndihmë.

Grida: Një akt që rrezikon të jetë klientelis­t dhe t’u japë ca njerëzve paratë qytetarëve të varfër.

Denaj: Ne jemi për dhënie mendimi për të punësuarit…

Grida Duma: Kjo dëgjesë do të vijojë pasi të vijnë dokumentet zyrtare.

Denaj: Ju s’mund të pengoni një komision për dhënie mendimi. Ne sot do ta kalojmë. Ky diskutim mbaron sot, s’mund të mbani asnjë kontratë me qytetarët që ka lidhje drejtpërdr­ejt me punësimin

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania